Arkiv-Lajme
As grevistët nuk ikin, as policia nuk ndërhyn pas orës 24.00. Arrestohet "për mashtrim" Asllan Patrioti
Kane kaluar më shumë se 60 minuta nga ora 24.00 e vendosur si afat i fundit në vendimin e Gjykatës së Tiranës për daljen nga greva të ish-të përndjekurve politikë. Sipas vendimit të Gjykatës, grevistët duhet të linin cadrat e grevës brenda këtij afati ose policia do ndërhynte me forcë. Nuk ka ndodhur ende as njëra as tjetra.
Vetëm 4 përqind e shqiptarëve zotërojnë depozita mbi 2.5 milionë lekë në banka
Raporti i fundit i “World Ultra Wealth” tregon se në Shqipëri janë 55 persona që zotërojnë një pasuri prej 7 miliardë dollarë. Sipas raportit, në këtë klasifikim janë përfshirë vetëm ata individë që kanë të paktën 30 milionë dollarë pasuri. Të dhënat tregojnë se pasuria e multimilionerëve shqiptarë nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar pavarësisht krizës ekonomike botërore. Pra të pasurit kanë vazhduar të pasurohen, por nuk mund të thuhet kjo gjë për të tjerët.
Nuk lejohet një mysliman të ketë mik një të krishterë (!) - u thotë hoxha kosovar ndjekësve të tij
Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar një raport top-sekret të Policisë së Kosovës, i para disa vjetësh, që flet për rrezikun e ëahabizmit në Kosovë. Ky raport i është dorëzuar kohë më parë edhe Komisionit Parlamentar për Siguri.
Skema 'Gërdeci' edhe në Poliçan, "Fiksi" transmeton pamjet e skandalit me fishekët. Mister, ku shkojnë
Emisioni “Fiks Fare” ka sjellë pamje nga Kombinati Mekanik i Poliçanit, ku duhej të kryhej si rregull demontimi i fishekëve. Por (njësoj siç ndodhte në Gërdec), pamjet tregonin se si fishekët e vjetër nxirreshin nga arkat metalike dhe ripaketoheshin në arka të tjera prej dërrase. Atyre u vihej një etiketë me datën aktuale. Duke u nisur nga kjo, Fiks Fare hodhi dyshime se ato trafikohen, sipas skemës që u përdor në Gërdec, ku fishekët e vjetër kinezë ripaketoheshin dhe niseshin për në Afganistan.
Si protestohet për privatizimet (sipas Albin Kurtit)
66 protestues të arrestuar dhe 17 të plagosur (9 prej tyre, policë) sot në Prishtinë pasi veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje tentuan të hyjnë në oborrin e qeverisë, për të penguar nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet saj dhe kompanisë turke “Limak & Calik”. Kjo e fundit privatizoi për 26 milionë euro, rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Duhet të jesh marksist dhe antiamerikan që të marrësh një Nobël në letërsi?
Ju mund të mos e dini, por ju i përkisni klubi ku bëjnë pjesë edhe Leo Tolstoy, Henry James, Anton Chekhov, Mark Twain, Henrik Ibsen, Marcel Proust, Joseph Conrad, James Joyce, Thomas Hardy, Jorge Luis Borges dhe Vladimir Nabokov. Klubi është i Jo-Fituesve të Çmimit Nobel për Letërsi, - shkruan në një koment në Wall Street Journal, shkrimtari Joseph Epstein.
Çfarë do të ndodhë sot në mesnatë?
Gjykata e Tiranës urdhëroi sot shpërndarjen e grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë, e cila po zhvillohet prej 26 ditësh. Mungojnë detajet për këtë vendim dhe është e paqartë se kur është bërë padia e policisë dhe cili gjyqtar e mori vendimin. Por nga ajo që lexohet në media dhe nga prononcimet pa fund në kronika televizive kuptohet që "sipas vendimit të Gjykatës greva duhet të shpërndahet brenda orës 24 të mbrëmjes së sotme".
Arvizu dhe Totozani apo... Bode dhe Halimi?
Vihet re se (me sa duket, në dëshpërim, përballë heshtjes së qeverisë, pasuar sot nga një vendim i befasishëm i Gjykatës së Tiranës) - kordinatorët e grevës i drejtohen vazhdimisht vetëm dy institucioneve: ambasadorit amerikan Arvizu dhe Avokatit të Popullit, Totozani. Eshtë e dukshme që "humori" i tyre i ditës lëviz rreth këtyre dy figurave, herë i lëvdojnë, herë i shajnë, herë i lusin, herë u klithin.
Gruaja futet në mes të grindjes, qofte vetëm, qoftë me një djep dhe i ndal, - thotë Tinka Kurti
"Gruaja mund t'i ndalojë, futet në mes të grindjes, qofte vetëm, qoftë me një djep dhe i ndal". Fjalët janë të aktores Tinka Kurti, në një Kuvend kundër gjakmarrjes në Shkodër, për të cilin raporton gjerësisht televizioni Top Channel:
Lexohet në kronikën e TCH: "Një Kuvendi të organizuar në Shkodër nga Avokati i Popullit, iu bashkuan disa prej njerëzve më të shquar të artit shqiptar, si aktorja Tinka Kurti, aktorët dhe regjisorët Lazër Filipi, Vladimir Prifti, Mërkur Bozgo, Petrit Malaj dhe Sokol Angjeli".
Profecia e Zhirinovskit drejt përmbushjes: Rusët 'po lajnë çizmet e tyre' në detet e ngrohta
Një ultranacionalist i thekur si Vladimir Zhirinovskij mund të ndihet më në fund i kënaqur. Profecia e shprehur prej tij vetëm pak përpara kolapsit të BRSS, sipas së cilës “dita në të cilën rusët do të lajnë çizmet e tyre në detet e ngrohta” ishte shumë e afërt, duket se po përmbushet.