Gruaja futet në mes të grindjes, qofte vetëm, qoftë me një djep dhe i ndal, - thotë Tinka Kurti

"Gruaja mund t'i ndalojë, futet në mes të grindjes, qofte vetëm, qoftë me një djep dhe i ndal". Fjalët janë të aktores Tinka Kurti, në një Kuvend kundër gjakmarrjes në Shkodër, për të cilin raporton gjerësisht televizioni Top Channel:
Lexohet në kronikën e TCH: "Një Kuvendi të organizuar në Shkodër nga Avokati i Popullit, iu bashkuan disa prej njerëzve më të shquar të artit shqiptar, si aktorja Tinka Kurti, aktorët dhe regjisorët Lazër Filipi, Vladimir Prifti, Mërkur Bozgo, Petrit Malaj dhe Sokol Angjeli".
Zv.Ministri i Rendit publikoi për herë të parë statistika të policisë lidhur me familjet e ngujuara, - raporton TCH. Tri nga shifrat e përmendura janë: Nga statistikat që ka Policia e Shtetit rezultojnë 67 familje me vetëkufizim lirie (të ngujuar). Persona të ngujuar, persona me vetëkufizim lirie janë 135. Fëmijë të ngujuar për shkak të fenonemit të gjakmarrjes rezultojnë 33.
Regjisori Vladimir Prifti tha se trajtimi i temës së gjakmarrjes nga artistët është një kontribut që vlen, por sot arti, sipas tij, "po shkëputet nga jeta reale" (Re.Pu.)
Më shumë: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=244246
Foto: Artistja e Popullit Tinka Kurti, duke folur gjate nje seance parlamentare perkujtimore Levizjen e Postribes, shtator 2011 (LSA)
Comments
Jete te gjate Tinka !
<p>Jete te gjate Tinka !</p>
Add new comment