Arkiv-Lajme

Obama-Romney në debatin e dytë TV

Postuar në 15 Tetor, 2012 13:57

Para gati dy javësh, Obama u paraqit në debatin e parë presidencial, në një formë të dobët dhe aspak frymëzuese përkundrejt rivalit të tij Romney (edhe sipas vlerësimit të përkrahësve të tij më besnikë). Nesër zhvillohet i dyti debat (gjithsej janë 3 debate të transmetuara në gjithë vendin në televizion, të planifikuara para zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit). David Axelrod, këshilltari i lartë i fushatës së presidentit Obama, tha, sipas VOA-s se debati i nesërm mes dy kandidatëve do t’i japë Obamas mundësinë të argumentojë më mirë politikat e tij.

Rënie e besimit (edhe) te fuqia e amerikanëve kur bëhet fjalë për Berishën? Apo shprehje e bindjes se presidenti është kukull?

Postuar në 15 Tetor, 2012 11:29

Nëse rreth 3400 vetë votojnë lidhur me pyetjen:  "Mendoni që ndërmjetësimi i Ambasades së SHBA mes Presidentit të Republikës dhe ish- të përndjekurve grevistë do t'i hapë dritën jeshile plotësimit të kërkesave ekonomike dhe ndërprerjes së greves? - dhe 72 përqind e tyre përgjigjen JO - në cfarë përfundimi mund të arrihet? Sondazhi në fjalë  mund të lexohet në faqen online të televizionit Top Channel (http://www.top-channel.tv/).

Një hesap elektoral sipas Kurtit, ose një mënyrë interesante për të 'matur' mazhorancën

Postuar në 15 Tetor, 2012 09:31

Albin Kurti ka zhvilluar një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes së tij VetëVendosje (në foto). Dhe aty në përpjekje për të argumentuar mazhorancën aktuale, ka bërë një hesap votash bazuar në numrin e deputetëve që kanë votuar pro dhe kundër një privatizimi të fundit në Kosovë. Tha Kurti në fjalën e tij që është dërguar e plotë sot në ResPublica dhe mund të lexohet në kolonën tonë në të djathtë:

Berisha merr shënjestër mbi simpatinë e heshtur të bazës së PD-së për grevistët

Postuar në 15 Tetor, 2012 08:23

Kryeministri i vendit ka folur sot për të burgosurit e komunizmit në grevë urie, duke i quajtur ata bixhozxhinj e pijanecë, por kësaj here, ka shqiptuar edhe disa fjali, qëllimi i të cilave lexohet qartë: përpjekja për të armiqësuar bazën e PD-së me grevistët e urisë. Me gjasa kryeministrit i është raportuar simpatia e heshtur e kësaj baze të partisë së tij për ish-të përndjekurit në grevë, (të cilët janë vetë votues të rregullt të Berishës) dhe përpjekja për të nisur ngritjen e hendekut PD-Grevistë, dallohej qartë në fjalimin e sotëm:

Kryeministri flet për 'vegim e mister' në 68-vjetorin e lindjes. (plus një mungesë e çuditshme në jetëshkrimin e tij zyrtar)

Postuar në 15 Tetor, 2012 07:10

Kryeministri Sali Berisha ka mbushur sot 68 vjeç. Deputetët e Partisë Demokratike në një mbledhje të sotme të grupit të tyre parlamentar e kanë uruar në këtë përvjetor dhe ai u është përgjigjur në një mënyrë disi të çuditshme.

A ka lidhje kjo vetëvrasje me atë që po ndodh në procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit?

Postuar në 15 Tetor, 2012 06:29

Kronikës së procesit gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, - personi në gjykim për vrasjen e 4 oficerëve të policisë gushtin e 3 viteve më parë, - i është shtuar sot një raport vetëvrasjeje, që faqet online të mediave e lidhin me zvarritjen e një procesi gjyqësor që po shënon dorëheqje të njëpasnjëshme gjyqtarësh (të frikësuar?). Babai i një prej 4 oficerëve të vrarë është gjetur pa jetë në banesë paraditen e sotme, në zonën e Selvisë në kryeqytet. Policia konfirmon vetëvrasjen e Islam Duçkollarit, babai i oficerit të policisë Sajmir Duçkollari.

Dy (nga shtatë) kërkesat e grevistëve, pas plotësimit të të cilave mund të dilet nga greva

Postuar në 15 Tetor, 2012 03:57

Në një bisedë me ResPublica, një nga koordinatorët e grevës së urisë së ish-të burgosurve politikë, Skënder Tufa thotë se dalja nga greva ka dy kushte të panegociueshme mbi bazën e plotësimit të të cilave mund të nisë dialogu, ndërsa kërkesat e tjera që kërkojnë kohë, mund të trajtohen edhe pas daljes nga greva.

Agron Tufa ilustron me një anektodë tezën se greva është e frymëzuar nga opozita

Postuar në 15 Tetor, 2012 03:32

Kanë filluar të shprehen publicistë e intelektualë të së djathtës. Dikush (Grid Rroji; i djathtë, gjithashtu) u ka bërë apel disave syresh para tri ditësh në një shkrim të Panoramës, dhe nja dy vetë kanë shkruar sot. Bie në sy një shkrim i gjatë, po në Panorama, i shkrimtarit Agron Tufa, i cili duket se ngacmimin e ka marrë po nga apele të tillë, publikë e jo publikë. Mirëpo me shkrimin e tij “i zhgënjen” apeluesit.

Murdoch sulmon në Twiter Obamën për "raportet me Bibi-n" dhe "zëvendësimin e Hillari Clinton pas 6 nëntorit"

Postuar në 15 Tetor, 2012 02:27

Në më pak se 3 javë nga votimet në Shtetet e Bashkuara, edhe manjati australian Rupert Murdoch e thotë të vetën mbi sfidën mes Barack Obama e Mitt Romney. Dhe e bën me një sulm në Twitter: 4 tweet në më pak se një çerek ore, të cilat janë botuar dje nga shtypi australian.

Është i djathtë ai që... konsiderohet si i tillë nga shefi suprem

Postuar në 15 Tetor, 2012 02:04

Një aspekt që vlen të analizohet, në traumën, në greminën e madhe që po thellohet këto orë mes qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike dhe shtresës së të përndjekurve, janë shkaqet që sollën këtë mahisje, këtë mllef të mbledhur gradualisht, këtë çarje ideologjike gjithnjë e më të dallueshme. Me shumë gjasë, kjo që po ndodh këto orë i përshtatet natyrës, sjelljes dhe formatit të një qeverisjeje që nuk i shquan më ngjyrat dhe krahët. Sepse ky shtet nuk qeveriset më thjesht nga e djathta. Ai qeveriset nga e djathta zyrtare!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme