Është i djathtë ai që... konsiderohet si i tillë nga shefi suprem

Një aspekt që vlen të analizohet, në traumën, në greminën e madhe që po thellohet këto orë mes qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike dhe shtresës së të përndjekurve, janë shkaqet që sollën këtë mahisje, këtë mllef të mbledhur gradualisht, këtë çarje ideologjike gjithnjë e më të dallueshme. Me shumë gjasë, kjo që po ndodh këto orë i përshtatet natyrës, sjelljes dhe formatit të një qeverisjeje që nuk i shquan më ngjyrat dhe krahët. Sepse ky shtet nuk qeveriset më thjesht nga e djathta. Ai qeveriset nga e djathta zyrtare!
Paragrafi është shkëputur nga një opinion i Skënder Minxhozit në të përditshmen SHQIP (e gjeni edhe në kolonën përbri të ResPublica-s) ku ai flet për grevën e urisë së të përndjekurve politikë të komunizmit dhe sjelljen e "së djathtës në pushtet" me grevën. Por në këtë pikë, Minxhozi ngre një pyetje të rëndësishme mbi konceptin e së djathtës (më saktë, mbi degjenerimin e konceptit të së djathtës): Cili është "i djathti shqiptar" sot?
Shkruan Minxhozi: "Koncepti i së djathtës zyrtare, qendra e saj e gravitetit, bazohet mbi një ide pushteti të centralizuar totalisht nën kontrollin e Sali Berishës, që shtrihet në një periudhë kohore prej dy dekadash. Është i djathtë ai që konsiderohet si i tillë nga shefi suprem. Pa këtë certifikatë “ndershmërie”, nuk bën pjesë në vathën ideologjike zyrtare, cilido qoftë formati dhe botëkuptimi yt. Çdo person që hyn në konflikt me kreun e grigjës, që e kritikon apo shpreh një mendim alternativ, shpallet politikisht “non grata”. Deklasimi dhe internimi i dikurshëm, meqë s’mund të ekzistojë më objektivisht si të tillë, janë transformuar në etiketimin “komunist” dhe largimin e çdo “frymori” që guxon të kundërshtojë Sali Berishën..." (A.N.)
Minxhozi i plotë:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=244063
http://www.respublica.al/opinion/2012/10/14/greva-e-urise-dh...
Add new comment