Jehonë e gjatë e debatit Biden-Ryan. Më në fund, një bisedë politike për votuesit e etur për përmbajtje - shkruan NYT

Në SHBA dhe në ndjekësit e politikës amerikane në botë vijon jehona e debatit televiziv të së enjtes mes zv.presidentit Joe Biden, dhe kandidatit për këtë post, Paul Ryan. Me sa duket ka qenë një debat që ka bërë përshtypje të thellë. "Ka qenë një ndryshim real për votuesit e etur për përmbajtje" - shkruan “Neë York Times”, që më pas shkruan:
"Ky debat ka qenë një nga bisedat më të mira politike në shumë vjet, që ka treguar se dallimet e vërteta politike mund të diskutohen me ngrohtësi, zemërim, të qeshura dhe përmbajtje. Për dallim nga takimi i javës së kaluar ndërmjet Barack Obamas dhe Mitt Romenyt, ky debat u ka dhënë votuesve shansin të vlerësojnë pozicionet e dy burrave, - shkruan NYT.
Gazeta bën më pas një renditje të përgjigjeve të dobëta të Ryan në fushën e propozimeve ekonomike "përtej shkurtimit të taksave dhe talljes me programin stimulues të administratës Obama" - por shton se "të dy kandidatët, megjithatë, kanë treguar angazhim të vërtetë për çështjet e rëndësishme".
NYT kapet në artikullin e vet edhe me përgjigjen e dyzuar të Ryan-Romney për Afganistanin. Shkruan e përditshmja amerikane: "Ryan ka përsëritur se ai dhe zoti Romney janë pajtuar me planet e administratës Obama për tërheqje nga Afganistani në vitin 2014, por vazhdon të mendojë se është një ide e keqe - një përgjigje kjo, që po i ngatërron votuesit". (A.N.)
Në foto: Joe Biden dhe Paul Ryan gjatë debatit në Kentucky
Add new comment