Arkiv-Lajme

Vehbiu gjen strofën me Zotin edhe në ...vetë faqen e KM dhe shtron pyetjen: Cilit Zot i referohet kryeministri?

Postuar në 16 Tetor, 2012 06:05

Pak ditë më parë, duke folur për një çështje të mprehtë administrative, siç është teksti i Himnit kombëtar, kryeministri S.Berisha nyjëtoi një çështje të një strofe që kinse i është hequr Himnit por i duhet shtuar (Se Zoti vetë e tha me gojë / Që kombe shuhen përmbi dhé, / Po Shqipëria do të rrojë; / Për të, për të luftojmë ne!)

Dhuna politike është ... gjenetike?

Postuar në 16 Tetor, 2012 05:47

Një studim i ri thotë se faktorët mjedisorë nuk janë përcaktuesit e vetëm dhe se genet ndikojnë në masën rreth 50 për qind tek pikëpamjet politike të njerëzve. Rose McDermott, profesore e shkencave politike në Universitetin Brown në Rhode Island, është bashkautore e studimit të kohëve të fundit. Ajo thotë se faktorët socialë, si familja dhe miqtë, mund të përcaktojnë drejtimin e pikëpamjeve politike të njerëzve, por biologjia duket se ndikon tek pikëpamjet e tyre në përgjithësi.

Nobeli i Paqes për BE-në: Reagojnë udhëheqësit europianë të së sotmes e të së shkuarës

Postuar në 16 Tetor, 2012 03:59

Jose Manuel Barroso (Presidenti i Komisionit Europian): “Nuk duhet të na dalë nga mendja se, në origjinën e vet, BE-ja bëri tok vende e kombe që kishin dalë nga gërmadhat e dy luftrave të mëdha … Me Nobelin që na u dha përcillet një mesazh i rëndësishëm: BE-ja është një projekt shumë i çmuar, të cilin duhet ta kurojmë e mbrojmë vazhdimisht”.

Helmut Kohl (në foto tok me Angela Merkelin): "Çmimi Nobel për paqen dhënë BE-së na bën krenarë, e na inkurajon të ecim më tej në rrugën e integrimit të kontinentit tonë”.

Veni gishtin kresë, - i thotë Viktor Martini, Berishës dhe i përsërit fjalët që i tha Ramiz Alisë në 1991

Postuar në 16 Tetor, 2012 02:28

VOA News (Zëri i Amerikës) e ka ndjekur grevën e të burgosurve politikë të diktaturës si rrallë ndonjë lajm: thuajse me të njëjtin ritëm të mediave të Tiranës. Në edicionin e mbrëmshëm të lajmeve gazetari Ilir Ikonomi kishte intervistuar ndër të tjerë edhe Viktor Martinin, një ish- i burgosur i njohur politik i Shqipërisë së Hoxhës që sot jeton në Boston.

Derrat e Gjergj Ndrecës ngordhën në përmbytjet e Shkodrës, - i përgjigjet vajza e Ndrecës, Berishës

Postuar në 16 Tetor, 2012 01:35

"Është e vërtetë që familja ime ka pasur një fabrikë mielli në Laç. Kryeministri ka aluduar se ia ka dhënë qeveria? Unë këtë e rrëzoj poshtë, sepse ajo fabrikë është bërë me djersën e prindërve të mi, të cilët prej vitesh bënë punë më të rëndomta në Greqi për të mbledhur paratë. Babai vendosi që të gjitha kursimet t’i investonte në Shqipëri, por dështoi në këtë biznes. Më pas ne hapëm një fermë derrash, edhe këto me mundin e babait tim, nuk kemi marrë asgjë nga qeveria, por nga përmbytjet e Shkodrës derrat ngordhën"

Lubonja sugjeron një zgjidhje konkrete për grevën e urisë së të burgosurve politikë

Postuar në 15 Tetor, 2012 17:55

I pyetur nga B. Fevziu në emisionin Opinion në TV Klan rreth një zgjidhje konkrete për grevën e urisë së të burgosurve politikë, Fatos Lubonja sugjeroi një amendim të ligjit mbi dëmshpërblimin e kësaj shtrese, sipas të cilit të burgosurit politikë që janë ende gjallë të marrin të katër këstet e dëmshpërblimit që u takonin të merrnin deri më sot, ndërsa për të ardhmen, të hartohet një grafik më realist dëmshpërblimi për të burgosurit që janë gjallë dhe për trashëgimtarët e atyre që kanë vdekur.

A ka qenë Berisha vërtet në atë gjyq? Ose historia 10-vjeçare mes k/ministrit dhe koordinatorit Tufa të grevës së urisë

Postuar në 15 Tetor, 2012 16:16

Shoshori?!! Kush është ky? ... Për këtë person që thoni, shikoni njëherë se mos nuk është i dënuar fare". Njeriu që flet është Sali Berisha, kryeministër i Republikës së Shqipërisë. I sapo kthyer nga Forumi Ekonomik botëror në Davos, më 2 shkurt 2009, Berisha dha një përgjigje të llojit të vet për një nga akuzat më të rënda që i janë bërë gjatë karrierës së tij politike: ka qenë dëshmitar në një gjyq politik që dënoi me vdekje Hysen Shoshorin, një qytetar tiranas i akuzuar për terrorizëm, agjitacion e propagandë në 1975.

Lubonja shkruan rreth grevës (nuk harron opozitën) dhe pyet: Mos vallë më mirë të mos ekzistojë fare pluralizmi?

Postuar në 15 Tetor, 2012 15:34

Si përherë në kërkim të një 'argumenti të ri' Lubonja, edhe në situata si greva e urisë së ish-të burgosurve të diktaturës: "Janë thënë shumë gjëra për këtë grevë dhe nuk dua të përsëris argumente që i kam shkruar apo thënë edhe vetë më parë, - shkruan ai në një opinion të botuar sot në të përditshemn Panorama, ku pasi ribën një kronikë të shpejtë të grevës në paragrafin e parë,  shkruan më pas më së shumti për politikën dhe politikanët: "E kam fjalën për fenomenin e kalimit të politikanëve tanë nga regjistrat e indiferentizmit tek ata të konfliktualitetit të ndezur, pa u ndalur fare në atë

Grevistët flasin me murin. "Ambasadorët duhet të riprovojnë urgjentisht", - thotë Nano

Postuar në 15 Tetor, 2012 15:07

Nga 25 grevistët e fillimit, sonte kanë mbetur në grevë vetëm 8 ish- të dënuar politikë. Në gjendje të rëndë shëndetësore. Të tjerët janë në spitale. Asgjë nuk ka qenë e mjaftueshme që dikush nga qeveria të ulej në bisedime me ta, përkundrazi deklaratat e sotme të kryeministrit të vendit i kanë hedhur zjarrit benzinë.
"Grevistët i janë kundërpërgjigjur Berishës përmes një deklarate të përbashkët ku i kërkojnë të mos shpikë armiq, por të takohet me ta urgjentisht, -shkruan faqja online e së përditshmes SHQIP. Kanë folur sërish me murin.

50 vjetori i skandalit "Spiegel", historia e e një artikulli ku u pretendua "nxjerrja e 41 sekreteve shtetërore"

Postuar në 15 Tetor, 2012 14:29

50 vjet më parë, në tetor 1962, policia gjermane bastisi apartamentet e 5 gazetarëve të së përjavshmes Spiegel. U arrestuan dy kryeredatorët, Johannes Engel dhe Cluas Jacobi ndërsa botuesi i gazetës, Rudolf Augstein u vetëdorëzua dy ditë më vonë. Shkaku ishte një artikull i gazetarit Conrad Ahlers, i cili gjithashtu u arrestua gjatë pushimeve të tij në Spanjë. Zyrat e Spiegel u mbyllën për javë të tëra. "Çështja Spiegel" është një prej skandaleve më të mëdha në Gjermaninë e pas luftës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme