Arkiv-Lajme

Zv.ministri i Brendshëm.. Arben Ristani

Postuar në 16 Tetor, 2012 15:08

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Arben Ristani është emëruar sot zv.ministër i brendshëm. Në një vendim të botuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, thuhet se propozimi është bërë nga vetë Berisha: "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Arben Ristani emërohet zëvendësministër i Brendshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë" - lexohet në vendim.

Vendimi për kthimin e eshtrave të Zogut, përgjigjja e Berishës për eshtrat e Nolit dhe një listë e atyre që prehen jashtë

Postuar në 16 Tetor, 2012 14:51

Këshilli i Ministrave ka marrë në mbledhjen e sotme vendimin për kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut në Shqipëri. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave lexohet vendimi i mëposhtëm:

TV Klan shpall Ilva Taren 'armike të integrimit' (dhe tenton të shpallë Fulen... 'armik të grevistëve')

Postuar në 16 Tetor, 2012 13:55

TV Klan e ka shpallur edhe gazetaren e njohur Ilva Tare armike të integrimit. Një kronikë e TV Klan në edicionin e lajmeve e shpall gazetaren Tare prishëse 'të një dite të gëzuar për qytetarët shqiptarë" sepse, (thuhet në kronikë) "ashtu si opozita, e lidhi statusin, me grevën e të përndjekurve politikë" (!)

BE mund të na mbajë kështu edhe 100 vjet, - thotë Nikoliq dhe shton: Heqim dorë nga Europa, nëse vihet kusht Kosova

Postuar në 16 Tetor, 2012 13:17

Presidenti serb Tomislav Nikoliq pohoi se Serbia do të tërhiqet nga rruga evropiane nëse prej saj do të kërkohet zyrtarisht të vendosë që të zgjedhë mes BE-së dhe Kosovës. "Nëse zyrtarisht na vënë kushtin Evropa, ose Kosova. Do të heqim dorë nga rruga evropiane. Këtë e kam thënë edhe në fushatë, dhe populli im nuk do të habitet, nëse do ta propozoja këtë", tha Nikoliq në intervistë me gazeten serbe Veçernje Novosti.

Greva, ndërhyn Amnesty International

Postuar në 16 Tetor, 2012 12:54

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International i bëri thirrje sot qeverisë shqiptare të takohet me grevistët për të vendour dialogun dhe për të zgjidhur shqetesimet e tyre. Amnesty International e bëri thirrjen para pak çastesh përmes një deklarate.

Gjendja e ish të përndjekurve politik që prej 25 ditësh janë në grevë urie vazhdon e rëndohet. Në komisionin e ligjeve ishte thirrur sot në seancë dëgjimore ministri i Drejtësisë. Seanca me ministrin ishte kërkuar nga socialistët të cilët nuk bënë asnjë pyetje.

Krasniqi: Zogu një mik i boshtit serbo-grek, Enver Hoxha nuk mund të bënte më shumë për Kosovën

Postuar në 16 Tetor, 2012 11:24

Eshtë krijuar përshtypja se politika në Prishtinë dhe qeveria në Tiranë janë zakonisht në unison, por nuk dukej kështu mbrëmë nëse dëgjoje bisedën televizive të kreut të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi me gazetaren Rudina Xhunga. Duke folur për Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen, Kraniqi shfaqi mendime diametralisht të kundërta me Tiranën zyrtare.

Idhujtaria për Berishën në Kosovë, një mit i rrejshëm, apo një nënprodukt i një politike lokale banale?

Postuar në 16 Tetor, 2012 09:55

Veprimi i atyre që e ftuan Berishën dhe shpallën “Qytetar Nderi” ishte më shumë sesa fyes dhe përçmues edhe për vetë qytetarët e Kosovës, e jo vetëm të Shqipërisë. Ky veprim banal arriti kulmin kur rapsodi këndoi enkas këngë për “heroin” e betejave të humbura, Sali Berishën, shkruan Besnik Kryeziu në artikullin “100-vjetori i pavarësisë, Sali Berisha dhe banaliteti i politikës kosovare” botuar te Zëri në Prishtinë.

Fondacioni i znj.Berisha shet gjysëm milion euro piktura në pak orë, opozita kërkon listën e blerësve

Postuar në 16 Tetor, 2012 07:56

Opozita dhe fondacioni i bashkëshortes së kryeministrit janë përplasur sot me deklarata lidhur me një mbrëmje gala disa netë më parë në kryeqytet. Fondacioni në fjalë mblodhi biznesmenë shqiptarë, të cilët ndër të tjera u angazhuan në një ankand të improvizuar për të blerë piktura të ofruara nga fondacioni.

Statusi me kushte ndihmon Berishën jo Shqipërinë, - thotë Gjinushi dhe akuzon rëndshëm ambasadorët për 21 janarin

Postuar në 16 Tetor, 2012 06:59

Skënder Gjinushi mendon se statusi me kushte që iu dha Shqipërisë është një vendim për të ndihmuar Berishën. Thotë Gjinushi në një intervistë me gazetarin Lorenc Vangjeli në të përditshmen JAVA: "Eshtë lehtësisht e kuptueshme dhe të gjithë e kuptojnë se ky është një vendim politik për të ndihmuar qeverinë dhe jo Shqipërinë. Mjafton të shihet fakti se për dy vjet rresht kishim kushte për marrjen e statusit dhe tani kemi status me kushte.

Lëvizja Çame, kundër Idrizit: Bëri dëm të madh për çështjen çame, pikërisht në vendin ku presim mbështetje

Postuar në 16 Tetor, 2012 06:43

Një organizim i ri brenda komunitetit çam, i quajtur Lëvizja Çame, e cila ka nisur të reagojë në vijimësi për çështje të cilat kanë të bëjnë me këtë komunitet, - ka bërë sot një deklaratë publike kundër Shpëtim Idrizit, të cilin e akuzon se me veprimin e fundit në KiE e ka ngrirë progresin e çështjes çame.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme