Krasniqi: Zogu një mik i boshtit serbo-grek, Enver Hoxha nuk mund të bënte më shumë për Kosovën

Postuar në 16 Tetor, 2012 11:24

Eshtë krijuar përshtypja se politika në Prishtinë dhe qeveria në Tiranë janë zakonisht në unison, por nuk dukej kështu mbrëmë nëse dëgjoje bisedën televizive të kreut të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi me gazetaren Rudina Xhunga. Duke folur për Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen, Kraniqi shfaqi mendime diametralisht të kundërta me Tiranën zyrtare.

Tha Krasniqi për Zogun: "Faktet ndonjëherë janë kokëforta.. Unë jam i bindur se mbi gjithë atë që kam lexuar dhe analizuar, edhe gjatë këtij viti, për atë periudhë jam i bindur se janë figura të tjera ato që kanë krijuar dhe mundësuar shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar... E keqja është se gjatë këtyre 100 viteve shpesh herë më lehtë kemi biseduar me armiqtë tanë sesa me njerëzit tanë të brendshëm që kanë qenë dashamirës të kombit. Unë po marr një shembull, Ahmet Zogu ka biseduar më shumë me palën serbe dhe greke si dy shtetet më armiqësorë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe nuk ka krijuar miqësi me Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën dhe figura të tjera të rëndësishme kombëtare. Ne duhet ta dimë këtë jo për të mbetur në labirinthet e atyre viteve por për të mos i ndjekur ato labirinthe".

Kurse për Enver Hoxhën ai thotë se nuk mundej të bënte më shumë për Kosovën për shkak të rrethanave pas luftës. "Lufta Nacional Clirimtare natyrisht ka rëndësinë e vetë pasi ishte një rreshtim në krahun e luftës anti-fashiste dhe kjo i ka dhënë një rëndësi, - tha Krasniqi duke shtuar për kufijtë Shqipëri-Kosovë: "Konjukturat e kësaj kohe ishin të atilla që nuk mund të ndryshohej. Ndoshta vitet e Luftës së Dytë Botërore, edhe pas saj, kanë qenë vite që udhëheqja e kohës është dashur të kujdeset për ruajtjen e atyre kufijve që ishin caktuar dhe që i kishin gjetur. Edhe këtë e kam trajtuar për faktin se është një temë që rezistenca pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë e zhvilluar në Drenicë, në trevën prej nga unë jam, por konjukturat ndërkombëtare kanë qenë të tilla që edhe pse ne kemi luftuar për t’u shkëputur nga Jugosllavia e re që doli  nga L2B, kanë qenë të tilla që shqiptarët kanë mundur të humbin më shumë por jo të fitojnë më shumë". (A.N.)

Comments

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

e te lumt pushka o jakup krasniqi..mire a keq e ke nuk ka shume rendesi rendesi ka qe thua ate qe mendon

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Prite kur ti thone Salistanet e Stepave se Krasniqi asht Kamunist.

Submitted by Pirro (not verified) on

Dëmi që i ka bërë anadollaku Zog Shqiperisë, nuk justifikohet me dy foto të pjerdhura e as falet! Vetëm dëmi territorial do të mjaftonte për ta qëruar këtë figurë te poshtër nga historia e Shqipërisë! Për mos të folur për bashkëpunimin me serbët dhe grekët, përndjekjen dhe vrasjen e atdhetarëve dhe intelektualëve më të mire të kombit, vjedhjen e arkës së shtetit & arratisjen jashtë duke ia falur Shqipërine Italisë fashiste pa zbrazur një pushkë! Me pak fjalë, zogizmi është anti-shqiptarì dhe një zogist është anti-shqiptari më i madh, duke ia kaluar edhe serbit edhe grekut! Por ka edhe një kategori njerëzish te pakulturë që i marrin broçkullat zogiste për të vërteta. Realiteti është që nëse do te kishim patur një mbret atdhetar e me bo*e, s'do të ksihim patur as Hoxhë e as sllavo-Socializëm dhe nuk do të lëngonim sot as nën kthetrat e një tjetër anti-shqiptari të betuar, serbit Sali babë qe për bëma anti-shqiptare, po ia kalon edhe satrapit Zog!

Krasniqi vjen nga krahina më atdhetare e Kosovës, qe i ngjason Kurveleshit te Shqiperisë, ndaj nuk flet dot ndryshe mbi figurën e ulët të tradhtarit Zog.

Submitted by Pirro (not verified) on

Ti duhet të jesh Prilli, bile ai i datës 7, pyet pak halabakët e Legalitetit se ç'nënkupton për Shqipërinë ...!

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

keto jane fakte shume te arsyeshme.Ka gjera qe ka arsye per tu diskutuar dhe te tjera qe kot te diskutohen.Mire e ka thene Krasniqi,keto dy raste kot diskutohen,ka qene ashtu dhe pike.

Submitted by luke (not verified) on

Si guxon te shash Zogun mor kamunist. Me sa duket dhe ti je pjese e pucit Rama ish te perndjekur per me rrezue lartmadhnine nga Majat e Vicidolit, Sali Ram Berisha!.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.