Idhujtaria për Berishën në Kosovë, një mit i rrejshëm, apo një nënprodukt i një politike lokale banale?

Veprimi i atyre që e ftuan Berishën dhe shpallën “Qytetar Nderi” ishte më shumë sesa fyes dhe përçmues edhe për vetë qytetarët e Kosovës, e jo vetëm të Shqipërisë. Ky veprim banal arriti kulmin kur rapsodi këndoi enkas këngë për “heroin” e betejave të humbura, Sali Berishën, shkruan Besnik Kryeziu në artikullin “100-vjetori i pavarësisë, Sali Berisha dhe banaliteti i politikës kosovare” botuar te Zëri në Prishtinë.
“Ajo që po quhet klasë politike e Kosovës, e që realisht më shumë se si e tillë, është një grupim njerëzish me interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike, të cilët më shumë sesa qeverisin Kosovën dhe popullin e saj, po e sundojnë dhe grabisin. Këta njerëz e kanë bërë Kosovën vendin e çudirave banale” thotë Kryeziu, që megjithatë, ka frikë se fjalori i tij populist dhe folklorik, po ia del që t’i hipnotizojë pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës, të cilët pa menduar po iu hyjnë në hak qytetarëve dhe votuesve në Shqipëri.
“Ftesa dhe ardhja e Berishës në Kosovë, në vigjilje të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kur në Shqipëri të përndjekurit politikë po bëjnë grevë urie, kur njerëzit po ia fusin zjarrin vetes për dinjitet, drejtësi njerëzore e humane, është shumë më shumë sesa e pamoralshme, është shumë më shumë sesa fyerje e poshtërim i atyre njerëzve që tekefundit me qëndresën e tyre bënë që Shqipëria të ndryshojë.”
Kryeziu e mbyll duke thënë: “Më shumë sesa të festojnë, shqiptarët duhet ta pyesin veten se përse kësaj Shqipërie shpeshherë ia kanë nxjerrë sytë e ia kanë hëngër kokën, duke ua kaluar edhe armiqve më të mëdhenj që Shqipëria i kishte dhe i ka. Madje, këtë pyetje duhet ta bëjë së pari vetë Sali Berisha, njeriu i cili disa herë e solli në shtratin e vdekjes këtë Shqipëri.” K.C.
Shkrimi i plotë mund të lexohet në:
http://www.zeri.info/artikulli/3/21/59635/100-vjetori-i-pavaresise-sali-...
Comments
kush nuk kupton, adhuron.

kush nuk kupton, adhuron. keshtu dhe puna e Kosoves me Berishen. Primitivitet i madh

nuk e kutpon qe shkrimi eshte

nuk e kutpon qe shkrimi eshte bere ne Kosove, nga kosovaret? Injorant!

Kosovaret, ne se mund t'i

Kosovaret, ne se mund t'i quajme keshtu, ne thelb kane mbetur me mentalitet klanor the thellesisht islamik. Ne kete pikepamje ata e shohin Berishen si birin e tyre dhe kjo eshte e gjitha!

nuk munde te ja futesh me kot

nuk munde te ja futesh me kot se kaq?

Add new comment