Arkiv-Lajme
Duhet të jetë (së paku) e qartë me sa vota kalohet ... Po ja që nuk është
Ruçi: Mbyllët një vendim në kundërshtim me rregulloren. Akti normativ u rrëzua.
Topalli: Kur?
Ruçi: Në votim duhen 71 vota. Unë u ngrita jo të kthej mendjen, ka interpretim të Gjykatës Kushtetuese zonjë, duhen 71 vota në prezencë.
Topalli: Faleminderit zoti Ruçi, votimi është në përputhje me rregulloren dhe ligjin, flisni kot.
10 mënyra për te “tredhur opinionin publik” sipas Kiço Blushit (që i quan edhe 10 cilësitë e salistëve të sotëm)
Kiço Blushi flet në një analizë në numrin e sotëm të së përditshmes Gazeta Shqiptare, për sjelljen e opinionit publik përballë grevës së të përndjekurve dhe për apatinë që na ka mbërthyer si shoqëri. Kjo që po ndodh sot është një “tredhje e opinionit publik” sipas Blushit, i cili rendit më pas “disa nga mjetet e sotme “demokratike” që e bënë të mundur këtë synim”.
Heronjtë e luftës në Kosovë, Allbright dhe Pardew, në luftë për të privatizuar PTK-në fitimprurëse
Me titullin “Prapaskenat e pazarit politik për PTK-në” botuar sot në gazetën Zëri të Prishtinës, gazetarja Albana Xharra (e hedhur në gjyq më parë nga biznesmenë kosovarë për nxjerrjen në media të aferave të pista) sjell një realitet të trishtë të privatizimeve në tokat shqiptare.
Shkruan Xharra: “Kryeministri Hashim Thaçi po zhvillon takime sekrete me diplomatin amerikan, James Pardew, i cili po lobon që tenderin për PTK-në ta fitojë konzorciumi Avicena, mirëpo halli i shefit të Qeverisë është se si ta largojë nga loja ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeline Albright.”
BBC vazhdon shkurtimet në World Service, ndërkohë që 'e vërteta' është produkti më në krizë në vendet që duan ndihmë
BBC do të shkurtojë edhe 73 vende pune si pjesë e shërbimit World Service si pjesë e tkurrjes së fondeve që rezultojnë nga vendimi i Qeverisë për të transferuar fondin e rrjetit nga Foreign Office tek vetë BBC, njoftojnë mediumet britanike.
Kjo nënkupton edhe shkurtimin e lajmeve të jashtme nga 18 orë çdo ditë jave në 14 orë, në mënyrë që të BBC World Service të bëjë kursime të mëtejshme.
Shërbimi World Service i BBC duhet të nxjerrë 42milionë £ kursime nga fondet e tyre aktuale deri në prill 2014, koha kur ky Shërbim do të paguhet ngavetë rrjeti.
Një burrë i ve flakën vetes para Quirinale-s në Romë
ANSA dhe faqet online të gazetave italiane sapo kanë dhënë lajmin se një burë rreth të 55-ve i ka vënë flakën vetes përpara Quirinale-s në Romë. Mungojnë detajet, por sipas agjensisë ANSA bëhet fjalë për një ekstrakomunitar, pra nuk është italian.
Faqja online e së përditshmes Repubblica shkruan se "burri që i ka vënë flakën vetes para turisteve dhe kalimtareve është transportuar me urgjencë në spitalin Sant'Eugenio nga ekipi i ndihmës së shpejtë që ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje".
Vdes 'Emmanuella' Sylvia Kristel
Ka vdekur në Paris, për shkak të një tumori nga i cili ishte prekur prej vitesh, Sylvia Kristel, aktorja e filmit të famshëm 'Emmanuelle' që ka ndikuar ndjesitë erotike të një brezi të tërë, me gjasa edhe në Shqipëri.
E lindur në Utrecht të Hollandës, Sylvia Kristel sapo kishte mbushur 60 vjec. "Ka vdekur gjatë natës në gjumë" - ka deklaruar në France Presse, menaxheri i saj Marieke Verharen.
Greva duhet të marrë fund, - thotë Dashamir Shehi dhe ka një konkluzion mbi "numrat elektoralë“
"Mendoj se kjo grevë duhet të marrë fund.. Me keqardhje mund të them që jam i sigurt që problemi (i dëmshpërblimeve) do të zgjatet dhe shumë vite të tjera.. Do të sugjeroja, që për ata të cilët janë mosha të vjetra, pagesat mund të bëhen me shpejtësi. Pastaj për ata që janë më të rinj, afati mund të zgjatet. Pra brenda së njëjtës sasi që do të shpenzojë shteti shqiptar, po të gjenden skema efikase, problemi do të jetë më i lehtë për t’u zgjidhur. Në qoftë se ne do ta lëmë këtë situatë të mahiset, gjykoj se e gjithë Shqipëria humb në këtë mes.
Fatmir Lamajn nuk po e kthejnë në grevën e urisë
Fatmir Lamaj, i ngujuari në grevën e urisë së të burgosurve politikë që shpesh ka dhënë intervista për TV-të shqiptare nga çadra e grevës, u dërgua dje në urgjencën e spitalit të Tiranës, pas çrregullimeve të forta të zemrës dhe tensionit. Gjendja e tij është stabilizuar sot dhe mjekët i kanë thënë se ai mund të largohet nga spitali.
"Nazime, a ti je a…"
"…Nazime, a ti je a… ? Hallall ta boft Zoti… Mos e vrit mendjen hiç”. Ne ishim dëshmitarë krejtësisht rastësor të kësaj bisede (dëgjonim vetëm zërin e babait më këtë anë të telefonit), të parën herë që Nazime Visha nga burgu merrte në telefon të atin, me të cilin nuk kishte folur që pas ikjes apo rrëmbimit. Telefoni kalon dorë më dorë, deri te Adhurimi, Dhuri siç i thërrasin, djali i vogël, i fundit që e ka parë atë në këtë shtëpi..."
Zjarrin mbi veten ka përdorur nëna edhe kundër Sigurimit - thotë Gjergj Ndreca që rikthehet i fashuar në Tiranë
Gjergj Ndreca, ish i burgosuri politik që tentoi vetëflijimin javën e shkuar, është kthyer dje në mbrëmje në Tiranë nga Selaniku me këmbënguljen e tij megjithese mjekimi nuk ka perfunduar. Ai tha se u nis me ambulancë pasi dëgjoi për vendimin e gjykatës së Tiranës që shpalli grevën si të paligjshme. "Greva do të vazhdojë që nesër me të gjithë negocimet" - tha ai ndërsa edicionet e mbrëmjes transmetonin stërmundimin për ta zbritur nga ambulanca dhe kujdesin e koordinatorit të grevës Tufa (në foto) për t'i mbajtur afër gojës mikrofonin që e kërkonte me ngulm.