Fatmir Lamajn nuk po e kthejnë në grevën e urisë

Fatmir Lamaj, i ngujuari në grevën e urisë së të burgosurve politikë që shpesh ka dhënë intervista për TV-të shqiptare nga çadra e grevës, u dërgua dje në urgjencën e spitalit të Tiranës, pas çrregullimeve të forta të zemrës dhe tensionit. Gjendja e tij është stabilizuar sot dhe mjekët i kanë thënë se ai mund të largohet nga spitali.
Por ai ka këmbëngulur që ta kthejnë në grevën e urisë ashtu siç e morën prej andej – me autoambulancë. I kontaktuar me telefon nga respublica.al, Lamaj deklaroi se ai nuk do të lëvizë nga krevati i spitalit deri sa një autoambulancë ta kthejë në grevën e urisë, ose policia të nxjerrë me forcë nga spitali.
Fatmiri (në foto) ka qenë në burg për agjitacion e propogandë kundër pushtetit komunist, ndërkohë që të dy gjyshërit e tij ishin pushkatuar nga ai pushtet. Në fisin e Lamajt janë akumuluar rreth 110 vjet burg politik gjatë kohës së diktaturës komuniste.
Re.Pu.
Add new comment