Arkiv-Lajme

Kemi arritur në derexhenë që policia flet për "grevë politike"...

Postuar në 21 Tetor, 2012 09:12

Ashtu siç pritej, deklarata e mbrëmshme e Avokatit të  Popullit që ndalimi i ilaçeve, lëngjeve dhe serumeve të  kërkuara nga të ish-burgosurit politikë  në  grevë urie  është  akt degradues çnjerëzor dhe vepër penale e atij që ia ka dhënë  këtë  urdhër policisë, - solli sot sulmin e radhës, edhe ndaj këtij institucioni. Në  një  deklaratë  të  drejtorisë  së  policisë  së  Tiranës, kundër Avokatit të  Popullit bie menjë herë  në  sy termi "grevë  politike".

Po mua, për çfarë do të më përgojosh, o Sali Berisha? - thotë grevisti 81 vjeçar me shtetësi franceze

Postuar në 21 Tetor, 2012 07:53

 

Portret: Lukashenko. Diktatori që mendon se njerëzit duan sigurinë më shumë se lirinë

Postuar në 21 Tetor, 2012 07:43

Bjellorusia nga pjesa më e madhe e vendeve perëndimore konsiderohet si një vend shumë problematik.

Autoritarizmi është ende i përhapur në shtetet ish-sovjetike. Bjellorusia ëshët shembulli që tregon se çfarë mund të ndodhë me vendet e lindjes, nëse largohen nga Europa.

"Diktatori i fundit i Evropës" e aptën quajtur amerikanët në vitin 2005, kur i bënë thirrje popullit të Bjellorusisë për të hedhur jashtë "zgjedhën e tiranisë".

Shqiptarja.com vazhdon t'i shkojë thellë e më thellë "denoncimit italian" të Asllan Patriotit

Postuar në 21 Tetor, 2012 06:21

Shqiptarja.com vazhdon ti shkojë thellë e më thellë investigimit mbi arrestimin e Asllan Patriotit dhe sjell një intervistë ekskluzive të Habjon Hasanin me përkthyesen që ka qenë prezent në kontaktet mes Patriotit dhe Nicolinit.

Maratona e Tiranës hapet... (si çdo gjë në këtë vend) me Kryeministrin!

Postuar në 21 Tetor, 2012 05:09

Ka nisur sot paradite Maratona Ndërkombëtare e Tiranës ku marrin pjesë sipas të dhënave rreth 3000 vrapues nga e gjithë bota.

Para nisjes së Maratonës, siç njofton BalkanWeb, kanë mbajtur nga një fjalim Kryetari i Bashkisë së Tiranës, L. Basha, dhe Ministri i Turizmit Aldo Bumçi, për të kulmuar me fjalimin e Kryeministrit që nuk lë kurrë t’i shpëtojë rasti për ekspozim publik.

Pjesëmarrësit në darkën gala të Liri Berishës - sipas Panoramës

Postuar në 21 Tetor, 2012 04:06

Disa ditë më parë pati një përplasje mes opozitës dhe fondacionit të drejtuar nga bashkëshortja e kryeministrit Berisha, Liri Berisha, ku u fol për një ankand pikturash në të cilin u dhanë për fondacionin në fjalë, rreth gjysëm milion euro brenda pak orësh. Opozita kërkoi të publikoheshin emrat e blerësve, fondacioni publikoi vetëm emrat e autorëve të pikturave dhe çmimet e shitjes së tyre, që varionin nga 10 në 100 mijë euro. E përditshmja "Panorama" ka botuar diçka lidhur me emrat në faqet e saj të fundjavës.

Fyle i kthen përgjigje familjes së Aleks Nikës, një nga 4 viktimat e 21 janarit

Postuar në 20 Tetor, 2012 14:56

Nga zyra e Fyle-s vjen përgjigjia Mark Nikës, xhaxhait të të ndjerit Aleks Nika, ekzekutuar më 21 janar në bulevardin kryesor të Tiranës.

Në emër të Fyle-s, përgjigje Nikës i ka kthyer Vasilis Maragos, përgjegjës për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin, pranë Komisionit Europian. Letra, e botuar nga Tema Online thotë:

Amerikanët në sondazhe rezultojnë shumë injorantë mbi çështjet ndërkombëtare

Postuar në 20 Tetor, 2012 13:34

 

Vizita më e dhimbshme në 10 muaj detyrë, - thotë Totozani te grevistët dhe shton për policinë: Ka kryer vepër penale

Postuar në 20 Tetor, 2012 12:27

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka vizituar pasditen e së shtunës ish-të përndjekurit në grevë urie. Në një prononcim për mediat në përfundim të vizitës, Totozani e ka vlerësuar situatën e grevistëve si tepër të rëndë, për faktin se atyre nuk u lejohen lëngjet, serumet dhe ilaçet. Më poshtë, prononcimi i tij për mediat sipas TCH:

Kreshnik Spahiu u kërkon të vetëve të grisin flamujt e PD në bizneset që iu fshihen tatim-taksave

Postuar në 20 Tetor, 2012 11:36

“Sot flamuri i partisë së shtetasit Sali Berisha përdoret për t’u fshehur ndaj tatimeve, taksave dhe për të mbaruar ndërtimet pa leje në Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë dhe kudo ku mafia shtetërore ka vënë dorë për të përfituar materialisht mbi interesat kombëtare të shqiptarëve”, deklaroi Spahiu sot në Durrës, ku Aleanca KuqeZi ka vijuar fushatën “Një flamur për çdo dritare” në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme