Kreshnik Spahiu u kërkon të vetëve të grisin flamujt e PD në bizneset që iu fshihen tatim-taksave

Postuar në 20 Tetor, 2012 11:36

“Sot flamuri i partisë së shtetasit Sali Berisha përdoret për t’u fshehur ndaj tatimeve, taksave dhe për të mbaruar ndërtimet pa leje në Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë dhe kudo ku mafia shtetërore ka vënë dorë për të përfituar materialisht mbi interesat kombëtare të shqiptarëve”, deklaroi Spahiu sot në Durrës, ku Aleanca KuqeZi ka vijuar fushatën “Një flamur për çdo dritare” në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi dega Durrës vendosën në dritaret e qytetit të lashtë flamuj kombëtarë duke finalizuar në këtë mënyrë një tjetër qytet kuqezi.

Kryetari i AK Z.Kreshnik Spahiu u ka thënë mbështetësve: “Grisni flamurët e PD në ndërtimet që bëhen pa leje! Po përëndon koha e mafias bardh-e-blu”, citon agjensia “Lajmi Fundit”.

Kreu i lëvizjes politike kuqezi i ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë të largojnë dhe grisin flamujt e PD që janë ngritur në çdo biznes të paligjshëm dhe t’i zëvendësojnë ato më flamuj kombëtarë për t’i rikthyer krenarinë simboleve kombëtare.

“Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve, kjo është Shqipëria e Sali Berishës, ne do t’i kthejmë shqiptarëve Shqipërinë e tyre dhe kjo tashmë është një rrugë pa kthim dhe e sigurt”, përfundoi fjalën Kreshnik Spahiu.

k.c.

Comments

Submitted by Arlind (not verified) on

Sas leje te pavlefshme dhe prona te pavlefshme ka leshuar firma e Kreshnik Spahiut kur ai punonte ne KLD....Hajduti therret ''kapeni hajdutin''.

Submitted by Dalan (not verified) on

Sesi mund te flase keshtu nje ish-anetar i KLD-se, vetem Spahiu e di.

Te kritikosh e te denoncosh korupsionin, abuzimin, pandjeshmerine e shtetit e nje mori problemesh e taksiratesh qe i ka zene shqiptaret me keta qe na qeverisin, si dhe me ata qe duan te na qeverisin e mezi presin te rrezohet ky qe eshte, per ta bere ata remujen, eshte e pranueshme. Por te grisesh e djegesh flamuj, te cilesdo perkatesie te ligjshme qofshin, cdo njeri me njohuri minimale mbi konstitucionalizmin, e ka te qarte se kjo eshte e jashteligjshme dhe e denueshme. Kete gje nuk e ka bere as vete PS-ja megjithe urrejtjen e futur ndermjet forcave politike. Kryeministrine mund ta kene djegur te dyja palet. Por nuk jane marre me flamujt e njeri-tjetrit.

Kreshniku e tregon hapur qe eshte nje sharlatan dhe po perdor me pisllek ndjenjat patriotike te njerezve, per interesa banale te politikes se dites.

Submitted by Anonim (not verified) on

Aleanca Turqezi me ne krye (DELETED) me (DELETED), i korruptuari i KLD-se na ben moral! Sa bukur, vetem ne shqiperine e (DELETED)!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.