Portret: Lukashenko. Diktatori që mendon se njerëzit duan sigurinë më shumë se lirinë

Postuar në 21 Tetor, 2012 07:43

Bjellorusia nga pjesa më e madhe e vendeve perëndimore konsiderohet si një vend shumë problematik.

Autoritarizmi është ende i përhapur në shtetet ish-sovjetike. Bjellorusia ëshët shembulli që tregon se çfarë mund të ndodhë me vendet e lindjes, nëse largohen nga Europa.

"Diktatori i fundit i Evropës" e aptën quajtur amerikanët në vitin 2005, kur i bënë thirrje popullit të Bjellorusisë për të hedhur jashtë "zgjedhën e tiranisë".

Në vitet pasi u zgjodh në korrik 1994, ai pa mëshirë - megjithëse duhet thënë, edhe  me aftësi të forta politike – konsolidoi  pushtetin e tij duke uzurpuar parlamentin dhe gjyqësorin, ndërsa njëkohësisht duke zënë për fyti mediat. Që nga viti '94  as edhe një votim bjellorus i verifikuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka përmbushur standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në fund të vitit 2010 lindi një shpresë e brishtë kur, në prag të zgjedhjeve presidenciale të dhjetorit, u çtensionuan kufizimet politike për të mundësuar nëntë kandidatët e opozitës për të dalë në zgjedhje, gjë e paparë e e pamenduar më parë. Kjo shpresë, nuk mbijetoi për fat të keq ditën e zgjedhjeve. Kur demonstruesit u mblodhën për të protestuar kundër fitores së Lukashenkos - një fitore që vëzhguesit ndërkombëtarë e konsideruan një mashtrim - shërbimet e sigurisë u dërguan me shkopinj gome për të shpërndarë me dhunë. 400 vetë që deshën të hynin në Dhomën e Parlamentit, u arrestuan, me pretekstin “puçistët po dhunonin insitucionet”.

Evgeny Lebedev ka arritur t’i merr një intervistë diktatorit ët fundit (të mirëfilltë) në Europë, Alexander Lukashenko-s, dhe mu në zyrat e tij superluksoze në Minsk. Diktatori bën sikur nuk e di rastin e një gazetareje të mbajtur në arrest shtëpie me përdhunë, vetëm se po bënte detyrën. Megjithatë, pas presionit të Lebedev, ai pranoi të heqë kufizimet në të drejtën e saj për të udhëtuar. Dhe e realizoi menjëherë. “E sheh, i tha Lebedevit, diktatura është një gjë shumë e mirë. Asnjë presidenti tjetër do të kishte marrë dot një vendim menjëherë, unë po."

Më 2006, IISEPS, e vetmja kompani e pavarur bjelloruse monitorimi të zgjedhjeve e nxori Lukashenkon fitues në zgjedhjet presidenciale 2006 me 54,2 % të votave kundrejt 15.8 për qind të rivalit të tij më të afërt. Problemi, megjithatë, ishte se shifra zyrtare e Lukashenkos ishte 83 %. Pra, edhe kur bjellorusët ishin të gatshëm ta votonin Presidentin e tyre me një mandat popullor, ai nuk mund të rezistojë pa manipuluar shifrat.

Akuza ndaj tij është dhe se po pregatit të birin t’i zërë vendin. Në Bjellorusi dënimi me vdekje bëhet me plumb pas qafe dhe familjarët shpesh nuk e marrin vesh për ekzekutimin. As trupi nuk u kthehet.

Lukashenko ankohet se ata që nuk e duan regjimin e tij përdorin standarte të dyfishta. "Amerikanët duan të na bëjnë demokraci. Le të shkojnë të bëjnë Arabinë Saudi demokraci! A u dukemi gjë si Arabia Saudite? Fare! Pse nuk e bëjnë atë demokratike?“

Njeri i afërt me Asadin e Sirisë e Gadafin, Lukashenko megjithatë e ka rregulluar ekonominë e Bjellorusisë. Një nga vendet më të zhvilluara që në kohë të BRSS, në vitin 2005 FMN konfirmoi se gjatë shtatë viteve të kaluara qeveria e tij kishte përgjysmuar numrin e njerëzve në varfëri dhe kishte ruajtur shpërndarjen e drejtë të të ardhurave krahasuar me çdo vend në rajon. Shëndetësia në Bjellorusi është falas, dhe edukimi universal.

Kjo u arrit nga Lukashenko falë stilit sovjetik, duke e mbajtur 80 përqind të industrisë dhe 75 për qind të bankave në duart e shtetit. Kjo u arrit po ashtu me stilin sovjetik, në kurriz të lirive themelore. Minsku ka mbetur si dy dekada më parë. Edhe pse kriza, nuk e ka lënë jashtë vendin.

“S’na duhet demokracia! Bjellorusët nuk e duan demokracinë, njëse nuk kanë ekonominë,” thotë Lukashenko, duke zbuluar një pjesë të filozofisë së tij.

k.c.

 

The Independent

 

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Lukashenko eshte si Putini apo Chavezi -&nbsp;autokrat dhe autoritar. Por keta udheheqes i kane shpetuar vendet e tyre, sidomos&nbsp;ekonomine dhe shtresat e varfera nga kaspahana e ekonomise se shockut. Pra autoritarizmi i tyre megjithese i denueshem eshte pozitiv, sespe u sherben interesave te vendit dhe popullit te tyre. Perendimi nuk i do keto lloj udheheqesish sepse ata jane antiglobale. Ata nuk ua shesin pasuriteve e vendeve te tyre shumekombeshve dhe vendosin dogana te forta per te mbrojtur prodhimin vendas. Ne syte e Prendimit kjo eshte apostazi. Ndersa Berisha eshte krejtesiht i kundert me ta. Ai eshte nje servil i te huajve dhe arrogant dhe i dhunshem brenda vendit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.