Nolan vë bast me "Odisean" e Homerit

Më 17 korrik 2026 do të shfaqet për herë të parë “Odisea”, një ripunim filmik i veprës së njohur homerike nën regjinë e Christopher Nolan.
Filmi ka tashmë një buxhet 250 milionë dollarë dhe bashkon në kastin e vet aktorë si Matt Damon në rolin kryesor, Anne Hathaway si Penelopa, Tom Holland si Telemaku apo Charlize Theron në rolin e Circes.
Tashmë është publikuar spoti promovues me disa plane, xhirimi i të cilave ka nisur në shkurt të këtij viti.
Nolan vjen pas një suksesi të padiskutueshëm si “Oppenheimer” por “Odisea” mbetet një sfidë për vetë kompleksitetin e protagonistit dhe historisë së tij. Xhirimet janë realizuar në Itali, Marok, Greqi, Skoci, Islandë, Maltë, Saharanë Perëndimore për të përfunduar në Los Angeles.
Comments
Nuk di per cfar basti eshte
Nuk di per cfar basti eshte fjala po me duket se e ka te humbur. Kur flasim per filma futursite te se ardhmes e pranojme animacionin kompjuterik dhe realitetin qe na serviret me imazhe digitale po kur flasim per nje kohe te tille si homeri, Hm..m nuk e di po une nuk e pertyp dot i mazhin digital. Ose te jem me i sakte me sekuencat qe pashe nuk me con, nuk me katapulton, nuk me emocionon si imazhe te kohes homerike, te une nuk arrin asnje materie, asnje impuls, i asaj kohe. Eshte tamam materia realiste qe mungon qe nuk arrihen me animacion kompjuterik ku mungon shpirti dhe aq sa pashe ishte “plastike“.
ky eshte nje click and bite
ky eshte nje click and bite trailer. Skena nuk jane fare nga filmi. Po shihja qe kishte skena nga Hercules, the movie. Ca jane bere collage me AI e mare fotot nga early release dhe gjeneruar AI. Nuk e di nga e peshkove kete si trailer, po eshte komplet fake news. S'te ve faj, pjese e se teres dhe ky portal
Add new comment