Arkiv-Lajme
Roli (i dyfishtë) i policisë në grevën e urisë - skema ku nuk pijnë më ujë as "garancitë e ministrave"
Grevisti nga Kavaja, Agim Kollçaku, është përballur mëngjesin e së shtunës me policinë, (kjo e fundit nuk e ka lejuar që të rikthehet në çadra, në të cilën po zhvillohet greva, - njofton e përditshmja SHQIP). Nga raportimi i gazetës në fjalë mësohet se Kollçaku kishte pranuar mbrëmjen e së shtunës që të shkonte në spital, vetëm pas një garancie që kishte marrë nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili do të lejonte që ai të rikthehej në grevë. Mëngjesin e së dielës, Kollçaku ka pritur në ambulancë katër orë, për t’iu bashkuar grevës, por policia nuk e ka lejuar.
Ngjela denoncon emra të Sigurimit, veçon Nevzat Haznedarin: Mund të jetë vrasësi i matematikanit Raqi Qirinxhi
Në librin e tij të hedhur së fundmi në treg “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, 1957-2010”, ndër të tjera Spartak Ngjela ka publikuar disa emra. Emrat janë të dy kategorive: emrat e të burgosurve-spiunë në burgjet politike dhe emrat e hetuesve të Sigurimit. Ngjela thekson në mënyrë të veçantë, njërin prej tyre, të quajtur Nevzat Haznedari. Shkruan Ngjela ndër të tjera:
Po nëse gara Romney-Obama përfundon barazim?
Teorikisht ka ekzistuar gjithnjë mundësia që pas votimit për presidentin e SHBA-së, të dalë një kolegj zgjedhor me numër të barabartë delegatësh për secilin nga dy kandidatët kryesorë. Këtë vit, sipas gazetës Washington Post, kjo mundësi teorike ka edhe gjasa praktike. Bazuar në sondazhet me të fundit në shtetet ku gara është e fortë, gazeta parashikon disa kombinime rezultatesh për shtete të ndryshme që do ta bënin të mundshme që, pas 6 nëntorit, Obama të rezultojë me 269 delegatë në Kolegjin Zgjedhor dhe me po aq të rezultojë edhe Romney.
"Më vjen keq që nuk e vrave ti Enver Hoxhën, por të vrau ai ty"
Qamil Kasoruho ishte një ndër 22 intelektualët që u pushkatuan në 22 shkurt të vitit 1951 pas incidentit të bombës që u hodh në ish-ambasadën sovjetike në Tiranë. Amik Kasoruho, i biri, atëherë ishte 17 vjeç. U dënua me 10 vjet burg megjithë moshën e re edhe pse as ai, as i ati siç rezultoi më vonë nuk kishin lidhje me atë ngjarje. Pas burgut familja e tij jetoi 27 vjet në internim. Amik Kasoruho e nisi përkthimin në vitet e burgut dhe u mor me këtë profesion për gjithë pjesën tjetër të jetës. Sot është afër të 80-ve dhe UET ka sjellë në shqip një libër të tij botuar në 1993 në italisht.
Berisha i Shqipërisë po i hedh benzinë zjarrit të grevës, - shkruan Il Corriere della Sera
“Më 12 tetor, ndihmuar prej ndërmjetësimit të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë dhe delegacionit të Bashkimit Europian, u zhvillua një takim mes një përfaqësie të grevistëve të ish-të përndjekurve dhe presidentit shqiptar Bujar Nishani. Në të njëjtën kohë kryeministri Sali Berisha vazhdon t’i hedhë benzinë zjarrit duke thenë se protesta e ish të përndjekurëve ka një motivim politik. Amnesty International u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të rinisin takimet dhe të garantojnë pagesën e shpejtë për të dëmshpërblyer ish-të përndjekurit politikë.”
Ivan Mrkic e lajmëron vetë vizitën zyrtare në Tiranë?
Ka qenë vetë Ivan Mrkic, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, që ka paralajmëruar një vizite zyrtare në Tiranë të hënën, në atë që do të jetë e para vizitë e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, pas shumë vitesh, njofton Ora News. Lajmi është raportuar nga mediat serbe, ku sipas tyre të martën Mrkic do të takohet me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.
“Nesër do të shkoj në Tiranë dhe me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkic, për gazetën serbe “Politika”.
Mandati i Ina Ramës, nuk përfundon as në nëntor as në maj, - thotë Oketa
I cituar nga Ora News, Deputeti i FRD-së tha se emërimi i prokurorit të ri dhe shkarkimi i Ina Ramës duhet të bëhet në bazë të legjislacionit të kohës, kur ajo u zgjodh në atë post, duke sjellë një optikë të re në debatin mbi mbylljen e mandatit të Kryeprokurores, të cilin mazhoranca e do të përfunduar në mëntor, ndërsa të tjerët këmbëngulin për në maj. Oketa shprehet se mandati i Ina Ramës, nuk përfundon as në nëntor as në maj, por është i pakufizuar.
Gjinushi: Berishën e mbajnë në pushtet 3 të dënuar prej tij
Në një intervistë të gjatë për Mapon e sotme, Skënder Gjinushi është shprehur pesimist për të ardhmen e zgjedhjeve pasi “si mund të provosh për të 17-ën herë që të bësh zgjedhje të lira me Sali Berishën.” Gjinushi vazhdon të kërkojë ikjen e Berishës dhe pyet “si ka mundësi që qëndrimi i tij në qeveri vleka më shumë sesa standardi i demokracisë për gjithë shqiptarët. Atëhere kush e mban këtë në pushtet, kush ka interes...?”
Gjinushi ka folur dhe për tema të tjera, si më poshtë:
Meta rikonfirmohet në krye të LSI, Rama vlerëson garën si transparente
Për të gjithë ata që ndenjën në ankth për rezultatet e votimit për kryetar të LSI, rezultati tashmë ka dalë dhe Ilir Meta është shpallur fitues. TCH raporton se anëtarësia e kësaj force politike në masën rreth 79% ka votuar pro kryetarit aktual të saj.
sipas kryetarit të Komisionit të Votimit, Ylli Manjanit, rivali i Metës në garën për kryetar, sekretari i përgjithshëm Luan Rama, ka marrë rreth 21%.
“Është një fitore pas një debati dhe fitorja më e madhe do të thosha është hapja e një debati brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.
"Policia ka detyrë të mos i lejë të vrasin veten, por jo t'i vrasë vetë"
Në blogjet online gjen forume të shumta për grevën e urisë në Tiranë, madje shpesh niveli i angazhimit aty është më i lartë se në vetë shtypin e Tiranës. Migena Aleksi, mjeke dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e pyetur via-mail nga ResPublica për të drejtat e policisë dhe të drejtat e një grevisti urie, dhe si janë shembujt e protestave të tilla në botë, shkruan: