Ivan Mrkic e lajmëron vetë vizitën zyrtare në Tiranë?

Postuar në 21 Tetor, 2012 12:44

 

Ka qenë vetë Ivan Mrkic, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, që ka paralajmëruar një vizite zyrtare në Tiranë të hënën, në atë që do të jetë e para vizitë e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, pas shumë vitesh, njofton Ora News. Lajmi është raportuar nga mediat serbe, ku sipas tyre të martën Mrkic do të takohet me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.

 “Nesër do të shkoj në Tiranë dhe me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkic, për gazetën serbe “Politika”.

Kjo vizitë vjen menjëherë pasi Daçiç i tha Thaçit: “Kosova është sa e ytja, aq edhe imja”.

Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Aleancës Kuq e Zi, ku teksa ka akuzuar qeverinë për mbajtje të fshehtë të vizitës, kanë paralajmëruar se do ta presin me protesta takimin mes Mrkic dhe kryeministrit Berisha. Në deklaratën e AK thuhet se “AK denoncon para opinionin publik se ka disa të dhëna që negociatat për vizitën e ministrit të jashtëm serb, Ivan Mrkic, jane kryer nga pazarxhiu i Ballkanit Damir Fazllic.”

“Qeveria shqiptare prej nje jave fshehu vizitën e Ivan Mrkic. Do presim me protesta takimin mes Mrkic dhe kryeministrit Berisha.Damir Fazllic ndërmjetësoi për vizitën e Ministrit serb. Marrëdhëniet me Serbinë duhet të kushtëzohen. Serbia nuk ka njohur ende Kosovën, Ministri Mrkic të kërkojë falje”thuhet në deklaratën e AK-së.

k.c.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.