Arkiv-Lajme
Kurth apo krim? Apo njëra nuk përjashton tjetrën?
Dy ditë pas arrestimit të koordinatorit të grevës së urisë, Asllan Patrioti, shtypi i sotëm e ka parë pretendimin e hetuesve ndaj tij në mënyra të ndryshme.
Obama apo Romney? Cilin preferon Pekini?
Cili kandidat presidencial i Shteteve të Bashkuara do të jetë më i mirë për marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kinës? - pyet revista Foreign Policy. Shtetet e Bashkuara, në vitin 2011, kanë qenë partneri më i madh tregtar i Kinës (Kina ka importuar 120 miliardë dollarë mallra amerikane më 2011 dhe se rreth 1 milion kinezë kanë vizituar Shtetet e Bashkuara atë vit, duke shpenzuar secili nga 7,000 dollarë mesatarisht). Dhe në nëntor, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Partia Komuniste kineze do të zgjedhë udhëheqjen e re.
Pak kronikë nga Kongresi i "familjes më të madhe partiake në Parlamentin Europian"
Kongresi XXI i Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po mbahet në Bukuresht përcakton kursin e saj politik për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Kanë marrë pjesë udhëheqësit konservatorë evropianë dhe motoja e këtij kongresi ka qenë "Më shumë Evropë", - raporton radio gjermane DW, e cila e konsideron EPP-në si "familja më e madhe partiake në Parlamentin Evropian". Kongresi, ku merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, zgjodhi i president të EPP, Wilfried Martens.
Ja një pjesë nga raportimi i DW për atë që ndodhi në këtë kongres:
Më shumë Europë - sipas Berishës
Kryeministri i Shqipërisë Berisha me sa duket ka vënë mend nga ajo që ndodhi në KiE në Strasburg. Megjithëse i mbushur me eforinë e zakonshme të shifrave (që tashmë i krahason me 1990-n, si dikur, dikush tjetër me 1938-n) - fjalimi i tij në kongresin e Partisë Popullore Europiane në Bukuresht, kësaj here ka qenë i shkurtër.
Motoja e këtij kongresi ka qenë “Më shumë Europë”. Si e lexon kreu i ekzekutivit shqiptar këtë slogan? Ja një pjesë nga fjalimi i tij:
A kanë lindur tashmë "celula të Berishës" brenda policisë së shtetit ?
"Policia e Tiranës është vënë nën presion të përdoret politikisht kundër grevës, por duket se refuzon shërbëtorin politik dhe pranë çadrës së grevistëve gjen vetëm policë nga Tropoja, disa ish- gardistë të Berishës, që shkojnë aty për të terrorizuar mbështetësit dhe për të arrestuar koordinatorët.
I duhet historisë aventura erotike e Gramenos? Dhe një pohim për arkivat që 'kanë fakte tronditëse për politikanët e sotëm' (!)
Emisioni i përjavshëm i Sokol Ballës, “Top-Story”, bashkoi sot në mbrëmje në një panel për figurat historike të këtyre 100 viteve Pëllumb Xhufin, Paskal Milon, Nevila Nikën e Artan Lamen. Mes diskutimeve dhe emrave të shumtë që u përmendën në bisedë, u hap edhe tema e detajeve nga jeta personale e personaliteteve të Shqipërisë pas 1912-s. A luajnë rol detajet private në rolin e tyre publik?
Historikja Newsweek njofton numrin e fundit në versionin letër. Nga janari 2013 do lexohet vetëm online
E përjavshmja historike amerikane Newsweek ka lajmëruar lexuesit se do jetë në kioskat e shtypit me numrin e saj të fundit në letër në 31 dhjetor të këtij viti. Prej janarit 2013 revista e famshme do mund të lexohet vetëm në versionin e saj online.
Një zhvillim që do të përkthehet edhe në shkurtime masive të vendeve të punës, - shkruajnë Tina Brown dhe Baba Shetty, administratorët e Newsëeek, të cilët e kanë konfirmuar lajmin në sitin The Daily Beast.
Hezitimi me Sirinë, Erdogan i përmend OKB-së paaftësinë në Ballkan
"Sa e dhimbshme! OKB është aq e padobishme sot siç ishte 20 vjet më parë kur këqyrte masakrën e qindra e mijëra njerëzve në Ballkan". Fraza e fortë ka dalë nga goja e vetë kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan në një konference në Stamboll të shtunën (13 tetor).
Po rikthehet errësira?
Në zonën e Kombinatit në Tiranë, energjia elektrike mungon prej 4 ditësh. Në shumë zona të tjera të vendit problemet me energjinë janë rikthyer. Cfarë po ndodh? E ka fajin, CEZ, KESH, Qeveria, debitorët? Secila palë i është borxh tjetrës, ose siç u shpreh sot në Parlament, deputeti Erion Brace "i gjithë sistemi ka hyrë në një zinxhir borxhesh, duke e futur atë në krizë".
Foto Lajm: 7 anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (dhe teksti i betimit të një anëtari të KQZ)
Në këtë foto të agjensisë LSA shihen 7 anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë betimit sot në Kuvend. Të gjithë anëtarët e rinj janë zgjedhur pas ndryshimit të ligjit elektoral që solli edhe riformatimin e këtij komisioni.
Trupa e re qe do menaxhoje zgjedhjet e 2013-s perbehet nga Lefterie Lleshi kryetare e Komisionit (e para në të majtë) dhe anetaret Hysen Osmanaj, Albana Shtylla, Denar Biba, Vera Shtjefni, Ilirian Muho, Jani Jani. Kryetarja e re e KQZ ka qene drejtuese ne sektoret e administrates se Kuvendit dhe anetare e Keshillit te Larte te Drejtesise.