Duhet të jetë (së paku) e qartë me sa vota kalohet ... Po ja që nuk është

Ruçi: Mbyllët një vendim në kundërshtim me rregulloren. Akti normativ u rrëzua.
Topalli: Kur?
Ruçi: Në votim duhen 71 vota. Unë u ngrita jo të kthej mendjen, ka interpretim të Gjykatës Kushtetuese zonjë, duhen 71 vota në prezencë.
Topalli: Faleminderit zoti Ruçi, votimi është në përputhje me rregulloren dhe ligjin, flisni kot.
Pas diskutimesh të gjata dhe debatesh mes pozitës dhe opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me vetëm 69 vota pro Projektligjin për buxhetin faktik për vitin 2011. Kreu i grupit kuvendosh socialist Gramoz Ruçi, e ka cilësuar aktin normativ të rrëzuar, pasi sipas tij duhen 71 vota pro për miratimin e aktit normativ për buxhetin faktik. Ndërkohë kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kundërshtuar duke pretenduar se votimi bazohet në rregullore, - raporton faqja online e SHQIP
(debati më sipër). Eshtë apo nuk është në përputhje me "rregulloren dhe ligjin"? Nëse një kryetare parlamenti dhe një deputet me përvojë nuk janë në një mendje për një gjë që presupozohet të jetë së paku "e qartë", si mund ta dijë publiku?
Kronika para votimit ka qenë një debat mes Ministrit të Financave dhe opozitës. Ridvan Bode, tha se dokumenti financiar më i rëndësishëm i qeverisë, i "realizoi objektivat e përcaktuara nga Kuvendi, nisur nga kushtet e presionit të krizës në vendet e rajonit dhe më gjerë". Ndërsa, opozita e konsideroi buxhetin të dështuar si "pasojë e keqqeverisjes dhe politikave populiste të kryeministrit". (N.S.)
Më shumë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/18/miratohet-me-vetem-...
Comments
Ka ngaterruar lajm shqipi..
<p>Ka ngaterruar lajm shqipi.. Debati nese votimi ishte i vlefshem apo jo ishte per aktin normativ dhe jo per buxhetin faktik.. :))</p><p>Ruci replikoi per Aktin normativ qe cenon buxhetet e pushtetit vendor.. ... </p><p>Zotrinj kritike te lajmeve :)</p>
Z.anonim.. Esht akt normativ
<p>Z.anonim.. Esht akt normativ per projektbuxhetin faktik. Nuk shif asnje te ngateruar ketu, vec teje :)</p>
Add new comment