Historikja Newsweek njofton numrin e fundit në versionin letër. Nga janari 2013 do lexohet vetëm online

E përjavshmja historike amerikane Newsweek ka lajmëruar lexuesit se do jetë në kioskat e shtypit me numrin e saj të fundit në letër në 31 dhjetor të këtij viti. Prej janarit 2013 revista e famshme do mund të lexohet vetëm në versionin e saj online.
Një zhvillim që do të përkthehet edhe në shkurtime masive të vendeve të punës, - shkruajnë Tina Brown dhe Baba Shetty, administratorët e Newsëeek, të cilët e kanë konfirmuar lajmin në sitin The Daily Beast.
E përjavshmja në fjalë ka që prej vitit 1933 që është në treg. (një nga kopertinat e para të saj në 1933 shoqëron këtë shënim). Gazeta me seli në Nju Jork editohet nga "The Washington Post Company" dhe kishte një tirazh prej 3-4 milionë kopje në SHBA. (A.N.)
Siti web: http://www.newsweek.com
Add new comment