Pak kronikë nga Kongresi i "familjes më të madhe partiake në Parlamentin Europian"

Kongresi XXI i Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po mbahet në Bukuresht përcakton kursin e saj politik për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Kanë marrë pjesë udhëheqësit konservatorë evropianë dhe motoja e këtij kongresi ka qenë "Më shumë Evropë", - raporton radio gjermane DW, e cila e konsideron EPP-në si "familja më e madhe partiake në Parlamentin Evropian". Kongresi, ku merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, zgjodhi i president të EPP, Wilfried Martens.
Ja një pjesë nga raportimi i DW për atë që ndodhi në këtë kongres:
"Motoja e kongresit kishte përcaktuar një vijë të qartë. E megjithatë: Përveç përqafimit qartazi të një Evrope të fortë të gjithë pjesëmarrësit i dhanë një përkrahje të qartë presidentit rumun Basescu (në foto). Ky i pati shpëtuar për pak në verë heqjes nga posti nëpërmjet shumicës social-liberale në parlament. Basescu u quajt garant për reforma dhe evropian përparimtar; ishte e dukshme që kreu i shtetit, në krizë në brenda vendit, e shijoi këtë inkurajim. Mikpritësit rumun i bëri përshtypje para së gjithash fjalimi i kancelares gjermane. Ajo përshendeti "fitoren e demokracisë" në Rumani, një aludim i qartë për luftën për pushtet në Bukuresht dhe për dështimin e referendumit për heqjen e Basescu-t nga posti..."
Më shumë:
http://www.dw.de/p%C3%ABrkrahje-p%C3%ABr-basescu-n-n%C3%AB-k...
Comments
...dhe Edi Rama shkoi e takoi
<p>...dhe Edi Rama shkoi e takoi kryeministrin socialist qe donte te rrezonte me cdo kusht Presidentin nga posti dhe e shet takimin si rruge evropiane. Kryeministri socialist Rumun eshte figura me e urryer ne Rumani dhe sidomos nga diasfora Rumune!</p>
Add new comment