Arkiv-Lajme

Nga shtypi i Tiranës te VOA, Arvizu citohet për fjalinë "dialogo ose largohu". Por jo, te... TV që e intervistoi (!)

Postuar në 17 Tetor, 2012 07:07

Ambasadori amerikan në Tiranë, duket jo rastësisht ka zgjedhur një TV proqeveritar për të dhënë intervistën e tij mbi grevën dhe jo vetëm mbi atë. "Intervistë e shkëlqyer, ambasadori ka folur hapur kësaj here" - komentoi Adi Krasta në emisionin e tij që sapo ka nisur paraditeve në Love Radio.

Butka vs Frashëri: Në fillim ishte Balli apo PKSH?

Postuar në 17 Tetor, 2012 06:30

Kristo Frashëri botoi në "Gazetën Shqiptare" një analizë ku trajtonte themelimin dhe veprimtarinë e organizatës "Ballit Kombëtar", - së cilës i është kundërpërgjigjur në të njëjtën të përditshme, Uran Butka, i cili shkruan se Balli u krijua 2 vjet përpara PKSH, madje këmbëngul se themelimi i organizatës nga Mithat Frashëri ka ndodhur ditët e pushtimit fashist, pra në prill 1939.

Do kesh kufoma - i thonë grevistët Berishës pas vendimit të Gjykatës

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:07

Avokati dhe aktivisti Andi Kananaj shprehet në Twitter: “Me urdhër gjykate ish të perndjekurit do të përndiqen nga greva për dëmshpërblimet. Suksese shtetit ligjor, që ligjin e përdor vetëm për dhunë”. Pas vendimit te Gjykatës së Tiranës që e konsideron grevën e urisë, të paligjshme, gjendja është e tensionuar. "Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e re dhe me ne po veprohet në mënyrë flagrante", u shpreh Skënder Tufa, i cituar nga TCH.

Të përditshmet e sondazhet amerikane: Mr. Obama comes back (Obama rishfaqet ai që është)

Postuar në 17 Tetor, 2012 04:41

“Unë e di se si vihet në lëvizje ekonomia”, përsëriste Mitt Romney mbrëmë, në debatin e dytë televiziv me Presidentin Barack Obama, të cilin – kjo po pranohet nga të gjitha anët, drejtimet, sondazhet, ashtu siç u pranua fitorja e tij në debatin e parë – e humbi. “Mr. Obama comes back”, thuhet në titullin e editorialit të gazetës New York Times. E të njëjtën gjë thoshin dhe një numër opinionistësh të gazetës Washington Post lidhur me këtë debat të zhvilluar në universitetin e Hofstra-s, Long Island, New York.

"TVSH-ja si në kohët e Enver Hoxhës, dhe Berisha që feston dështimin me fishekzjarre"

Postuar në 17 Tetor, 2012 04:01

Augustin Palokaj është gazetar kosovar që shkruan e raporton nga Brukseli për të përditshmet e Prishtinës. Dje kish publikuar në gazetën Koha Ditore një shkrim me titull ‘Shqiptarët bëjnë dasëm pa nuse’, dhe fjalën e ka tek dasma, dmth fesat e bërë në Tiranë, në një kohë që mungonte nusja, dmth statusi i vendit kandidat për në BE. Ai shfaqet gati i shock-uar nga guximi i sundimtarëve të Tiranës për të festuar dështimin. Ja çfarë shkruan ai mes të tjerash:

Gjykata e Tiranës vendos shpërndarjen e grevës së ish-të burgosurve politikë

Postuar në 17 Tetor, 2012 03:24

Ndërsa greva e urisë së ish-të burgosurve politikë hyri sot në ditën e 26-të, një vendim nga Gjykata e Tiranës kërkon shpërndarjen e grevistëve duke parrë parasysh një padi nga ana e policisë, që konsideron grevën të paligjshme.
Agjensia Balkanweb njofton: Gjykata e Tiranës vendosi shpërndarjen e grevës së ish-të burgosurve politikë pas një padie nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Në padinë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës konstatohet se greva konsiderohet e paligjshme sepse në të janë kryer vepra penale.
 

Burra Shqipërie.. Zogu çoi në parlament këmishën time me provën e virgjërisë, - kujton Geraldina

Postuar në 17 Tetor, 2012 01:23

"Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës. Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. U zu shumë ngushtë. Më shpjegoi: Të kam folur shumë për mënyrën sesi i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore.

Roshi mposht Slloveninë (Shqipëria, statistikat dhe...baltën)

Postuar në 16 Tetor, 2012 16:08

Shqipëria u përball më në fund me dinjitet me Slloveninë në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e katërt kualifikuese në grupin E. Odise Roshi shënoi në minutën e 37-të në sfidën e dytë brenda katër ditësh, pas dështimit ndaj Islandës më 12 tetor (1-2). Sllovenia nuk është mundur kurrë në futboll nga Shqipëria.

Ndreca gjen në Selanik solidaritetin e munguar në Tiranë dhe kërkon t'i "mbrohet familja nga Berisha"

Postuar në 16 Tetor, 2012 15:19

Televizioni Top Channel ka intervistuar Gjergj Ndrecën në dhomën  ku kurohet në spitalin “Papanikolau” të Selanikut. Bënte përshtypje në kronikën e sapotransmetuar, fjalia: "Dhjetëra emigrantë nga Selaniku dhe zonat përreth vazhdojnë të vijnë në spitalin ku Ndreca kurohet, duke i dhënë mbështetje shpirtërore e psikologjike.."
Ndreca ka kërkuar ndër të tjera mbrojtje për familjen e tij pas deklaratave të kryeministrit shqiptar.

Zv.ministri i Brendshëm.. Arben Ristani

Postuar në 16 Tetor, 2012 15:08

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Arben Ristani është emëruar sot zv.ministër i brendshëm. Në një vendim të botuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, thuhet se propozimi është bërë nga vetë Berisha: "Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Arben Ristani emërohet zëvendësministër i Brendshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë" - lexohet në vendim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme