Nga shtypi i Tiranës te VOA, Arvizu citohet për fjalinë "dialogo ose largohu". Por jo, te... TV që e intervistoi (!)

Postuar në 17 Tetor, 2012 07:07

Ambasadori amerikan në Tiranë, duket jo rastësisht ka zgjedhur një TV proqeveritar për të dhënë intervistën e tij mbi grevën dhe jo vetëm mbi atë. "Intervistë e shkëlqyer, ambasadori ka folur hapur kësaj here" - komentoi Adi Krasta në emisionin e tij që sapo ka nisur paraditeve në Love Radio.

Në fakt, një nga fjalitë kyce të intervistës ishte ajo që citohej sot në forma të ndryshme në shtypin e Tiranës: një qeveri duhet të jetë e aftë të dialogojë, ose ndryshe duhet të largohet. Duke qenë se në fraza të tilla përkthimi është i rëndësishëm, përmbajtjen e fjalisë së ambasadorit për këtë shënim në ResPublica po e marim nga faqja online e "Zërit të Amerikës" dhe jo nga shtypi i Tiranës.

Shkruhet në VOA lidhur me intervistën e ambasadorit Arvizu në ABC News: "Mbrëmë, në një intervistë për televizionin ABC NEWS, ndërsa u shpreh i shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të grevistëve, ambasadori theksoi edhe një herë  nevojën e dialogut mes qeverisë dhe ish të përndjekurve.... Ndonjëherë njerëzit, tha ai, kanë dëshirë vetëm të dëgjohen. Por a do të mjaftonte vetëm kaq? Nëse nuk pëpiqesh si mund ta dish dhe pastaj cfarë ka këtu për të humbur nëse përpiqesh?? Do humbasesh fytyrën që je i forte?, - shtroi pyetjen ambasadori...Ai shtoi se “në një shoqëri demokratike, një nga detyrimet, njëra prej barrave është se duhet të marrësh vendime të vështira, që të zhvillosh dialog ndoshta me dikë që do ta mbysësh fare, por është detyrimi yt, sepse je zgjedhur. Nëse kjo është e parehatshme atëherë hiq dorë nga kjo pozitë, largohu, lëri vendin dikujt tjetër” u shpreh ambasadori.."

Mbresëlënëse është që në kronikën e vetë ABC News që shoqëron videon e intervistës së ambasadorit (në faqen online të TV në fjalë) nuk ekziston fjalia për dialogun ose largimin dhe as fjali të tjera ku në shënjestër është qeveria dhe kryeministri S.Berisha.  (A.N.)

Teksti në ABC News:
http://abcnews.al/intervista/intervista/1/625
Lajmi në VOA mbi intervistën:
http://www.zeriamerikes.com/content/article/1527901.html

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Sigurisht, qe per PD dhe militantet &quot;fatkeq&quot; injorante e saj, ne Shqiperi nuk ka diktature, nderkohe qe presionet, censurat, kercenimet, jane njesoj si te babait shpirteror te Sali Berishes, ketij komunisti te fundit te Europes</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Nganjehere them me veten, kaq &quot;frike&quot; paska kjo amerike ndaj ketij terroristi???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.