Roshi mposht Slloveninë (Shqipëria, statistikat dhe...baltën)

Postuar në 16 Tetor, 2012 16:08

Shqipëria u përball më në fund me dinjitet me Slloveninë në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e katërt kualifikuese në grupin E. Odise Roshi shënoi në minutën e 37-të në sfidën e dytë brenda katër ditësh, pas dështimit ndaj Islandës më 12 tetor (1-2). Sllovenia nuk është mundur kurrë në futboll nga Shqipëria.

Shkruan faqja online e Panorama Sport: "Në 5 takime të luajtura, ne kemi arritur t’u shënojmë vetëm një herë, në miqësoren e vjetshme, gol i Ervin Bulkut. Para kësaj fitoreje, bilanci me Slloveninë ishte zero fitore, dy barazime pa gola dhe tri humbje. Takimi i parë është luajtur më 9 qershor 1999 në Tiranë, ku sllovenët fituan falë një goli të Zahoviç. Kështu, kuqezinjtë, përveçse për një trepikëshi shprese, fituan edhe ndaj statistikave".

Kjo ka qenë edhe ndeshja e fundit në këtë stadium, pasi “Qemal Stafa” pritet të nisë rikonstruksionin tërësor, ndërsa beteja e radhës i përket vitit tjetër, konkretisht muajit mars 2013, me Norvegjinë. (Re.Pu.)

 

Në foto: Odise Roshi feston pa bluzë pas shenimit të golit

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>-Ky hoqi bluzen dhe e hodhi poshte --Bluza nuk hidhet poshte , ---Ky nuk duhet te lozi me kombetare me ate qe beri</p><p>&nbsp;</p><p>Sikru ca beri ,se beri gol kunder Sllovenise _-Tare me shoke kane bere gola kunder super -ekipeve si Gjermanise ,&nbsp; Anglise etj&nbsp; , dhe nuk e kan hedhur bluzen ne toke si ky</p><p>C&#39;eshte ky more &nbsp;? Hiqeni more kete nga kombetarja --Asnje kombetare nuk do e mbante me kete lojtar ne gjirin e saj ......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.