Arkiv-Lajme

Jehonë e gjatë e debatit Biden-Ryan. Më në fund, një bisedë politike për votuesit e etur për përmbajtje - shkruan NYT

Postuar në 15 Tetor, 2012 01:46

Në SHBA dhe në ndjekësit e politikës amerikane në botë vijon jehona e debatit televiziv të së enjtes  mes zv.presidentit Joe Biden, dhe kandidatit për këtë post, Paul Ryan. Me sa duket ka qenë një debat që ka bërë përshtypje të thellë. "Ka qenë një ndryshim real për votuesit e etur për përmbajtje" - shkruan “Neë York Times”, që më pas shkruan:

PS letër ankimi NATO-s për Imamin

Postuar në 14 Tetor, 2012 13:30

Partia Socialiste i drejtohet me një letër selisë qendrore të Aleancës së Atlantikut për të denoncuar moslejimin prej më shumë se 2 muajsh të kontrollit të Parlamentit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Letra drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen mban firmën e deputeteve të Komisionit të sigurisë kombëtare Pirro Lutaj dhe Armando Prenga, të cilët ngrenë shqetësimin për kundërshtimin sipas tyre pa asnjë arsye racionale të Ministrisë së Mbrojtjes për mbikqyrje parlamentare, njofton Ora News.

Përkeqësohet gjendja e grevistëve, shirat u depërtojnë tendat e në batanije

Postuar në 14 Tetor, 2012 12:05

Në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet gjendja e ish të burgosurve, siç raporton Zëri i Amerikës. Disa prej grevistëve kanë përfunduar në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar. Tani kanë mbetur vetëm 8 prej tyre që po vazhdojnë protestën. Ndërkaq situata bëhet më problematike edhe për shkak të kushteve të motit. Greva po zhvillohet në mjedise të hapura, nën disa tenda, të cilat u përmbytën nga shirat e rrëmbyera që ranë gjatë natës së mbrëmshme. Ndaj Skënder Tufa kërkoi të ndihmohen me batanije, sipas News 24.

Ish-Drejtori i FMN, Dominique Strauss-Kahn: nuk mund të kriminalizohet epshi

Postuar në 14 Tetor, 2012 10:51

Më se një vit pasi dha dorëheqjen me turp nga kreu i FMN lidhur me akuzat për angazhim në prostitucion dhe përdhnim (kjo e fundit ka rënë), zoti Strauss-Kahn theu një heshtjen e tij të gjatë dhe pranoi se ndoshta jeta e tij të dyfishtë, kishte qenë pak e tepruar. Ai solli para botës një fytyrë të re të jetës së njerëzve të pushtetshëm, me orgjira, dhe mbrëmje private të shthurura.

A thua një qeveri në tokat shqiptare mund të bjerë me lëvizje politike?

Postuar në 14 Tetor, 2012 09:15

Ndërsa klasa politike kosovare është e përcarë sa i përket refomave në vend dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se ka ardhur kohë të rrëzohet qeveria e kryeministrit Thaci, raporton Ora News.

“Kjo qeveri me politikat e saj për negociata të vazhdueshme me Serbinë dhe shpronësimin me çdo kusht të qytetarëve të Kosovës nga prona e tyre publike është duke e dëmtuar rëndë vendin. Çdo ditë më tepër e tyre në pushtet është edhe një ditë e humbur për Kosovën”, ka thënë Konjufca, nënkryetar i Kuvendit nga VV, raportin Koha Ditore.

Nik Xhelilaj, një shqiptar i famshëm në telenovelat turke

Postuar në 14 Tetor, 2012 08:30

Nik Xhelilaj dalëngadalë po bëhet një nga emrat më të lakuar në tregun filmik të Turqisë. Ka vetëm disa javë qëkur ka filluar të transmetohet seriali ‘’Qyteti i humbur’’ ku Niku aktron rolin e Kadirit, dhe menjëherë pas kësaj Xhelilaj ka dhënë edhe intervistën e tij të parë për gazetën më të madhe turke “Hurriyet” (përcjellë shqip nga Koha Ditore).

Gazetarët protestojnë para kryeministrisë dhe pastaj 'rrethojnë' rrethimin e policisë

Postuar në 14 Tetor, 2012 07:08

Shumë gazetarë shqiptarë janë mbledhur para kryeministrisë në mbështetje të grevës së urisë të ish-të burgosurve. Mes tyre, Gjergj Erebara, Andrea Stefani, Iris Luarasi, Mustafa Nano, Ilir Yzeiri, Enton Abilekaj, Mero Baze, Alban Dudushi, Aleksandër Çipa, dhe shumë gazetarë të tjerë që mbulojnë grevën e urisë në gazeta e tv. Ata hodhën firmat mbi një tabelë ku shkruhej SOS e që u la te këmbët epolicëve që ishin bërë gardh para shkallëve të kryeministrisë.

Aty janë bashkuar dhe deputetë e politikanë si Pandeli Majko dhe Spartak Ngjela.

Lirak Bejko, nga Bari: “Vazhdoni grevën. Mos u digjni. Ju dua”

Postuar në 14 Tetor, 2012 04:48

Në një intervistë për televizionin A1, Lirak Bejko, i vetëflijuari i dytë që po kurohet nga plagët në Bari, u ka bërë thirrje shokëve të vazhdojnë grevën por të mos vetëdigjen. “Grevën le ta vazhdojnë, por të mos bëjnë akte të tilla, të djegoin veten. I dua shumë” thotë ai ndërsa tregon që dhimbjet e plagëve nga djegiet janë të padurueshme.

Berisha para dibranëve: Shqipëria suksese të mëdha... në Facebook!

Postuar në 14 Tetor, 2012 04:13

Berisha në Dibër ka nxjerrë nxënësit në shkollë ditën e shtunë, që është dhe ditë pushimi, që të mund t’u fliste... kundër opozitës, siç raporton Shqiptarja.com. madje, gazeta e quan “ora e informacionit politik” duke bërë përqasje me kohën e Enverit kur nxënësve u bëhej lavazh politik i trurit.

Topi: Qesharake e bajate akuzat e kryeministrit se grevistët qenkan vegël e opozitës

Postuar në 14 Tetor, 2012 03:10

“Kryeministri është bërë bajat me akuza qesharake”, thotë Bamir Topi për Shqiptarja.com. I pyetur nga gazetarja Anila Basha nëse është grevë politike apo ekonomike, ish-Presidenti thotë se “karakterin e grevës e përcaktojnë grevistët dhe askush tjetër.” Në lidhje me deklaratën e Kryeministrit se shishen me benzinë e ka vënë aty PS-ja, Topi thotë se “sa herë kryeministri e sheh veten në vështirësi reale, pikërisht me ato grupime shoqërore që e kanë votuar dhe tani e akuzojnë për mosmbajtje të premtimeve, i bën një me opozitën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme