Berisha para dibranëve: Shqipëria suksese të mëdha... në Facebook!

Berisha në Dibër ka nxjerrë nxënësit në shkollë ditën e shtunë, që është dhe ditë pushimi, që të mund t’u fliste... kundër opozitës, siç raporton Shqiptarja.com. madje, gazeta e quan “ora e informacionit politik” duke bërë përqasje me kohën e Enverit kur nxënësve u bëhej lavazh politik i trurit.
Berisha u ndal te një tjetër arritje e qeverisë së tij siç e cilësoi, rritjen e numrit të përdoruesve të internetit duke veçuar edhe këtu një rekord: “Në Facebook, Shqipëria lë sot mbrapa një numër jo të vogël vendesh anëtare të BE-së. Në vitin 2005, Shqipëria kishte një përdorim celularë, në masën 38 përqind, sot e ka 186 përqind”, citohet nga Top Channel.
Duket se kryeministri nuk është dhe aq i informuar se angazhimi në Facebook është një nga arsyet primare të neglizhencave dhe rënies së produktivitetit në punë dhe se shumë kompani serioze në botë e kanë të ndaluar qasjen në FB gjatë orarit të punës.
E vetmja deklaratë serioze duket ajo që Kryeministri pohoi “se cilësia e arsimit ka probleme serioze, por rritja e cilësisë tha ai do të shpallet prioritet i qeverisë në mandatin e ardhshëm.” sipas TCH.
Kjo deklaratë duhet marrë shumë seriozisht, përderisa arsimi është një nga 2 shtyllat bazë (bashkë me shëndetësinë) të mirëqenies, progresit dhe të ardhmes së një kombi.
k.cukali
Comments
Hajdut nga Kuksi apo Tropoja
Hajdut nga Kuksi apo Tropoja bejne gjoja sikur e besojne. E rendesishme eshte qe te mos paguajne ujin, dritat e taksat e tjera.
Lek Plepi for president!
<p>Lek Plepi for president!</p>
Add new comment