PS letër ankimi NATO-s për Imamin

Partia Socialiste i drejtohet me një letër selisë qendrore të Aleancës së Atlantikut për të denoncuar moslejimin prej më shumë se 2 muajsh të kontrollit të Parlamentit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Letra drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen mban firmën e deputeteve të Komisionit të sigurisë kombëtare Pirro Lutaj dhe Armando Prenga, të cilët ngrenë shqetësimin për kundërshtimin sipas tyre pa asnjë arsye racionale të Ministrisë së Mbrojtjes për mbikqyrje parlamentare, njofton Ora News.
“Në këtë kuadër, një Grup Pune, i përbërë nga deputetë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, i autorizuar nga autoritetet përkatëse, që prej dy muajsh, duke zbatuar të gjitha rregullat, procedurat standarte zyrtare dhe i paisur me autoritetin e nevojshëm, tentoi të kryejë një mbikqyrje parlamentare të aktivitetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Fatkeqësisht, deri tani kryerja e këtij kontrolli ka qenë e pamundur. Kjo ka ndodhur për shkak të kundershtimit të vazhdueshem dhe këmbengulës, pa asnje arsye racionale, të Ministrit të Mbrojtjes, Zotit Arben IMAMI.
Duke e konsideruar kete nje situate absurde dhe nje shkelje flagrante te kontrollit parlamentar demokratik-civil te FA, deputetët kerkojne nga sekretari i përgjithshem Ramsusen konsiderimin e nje mbeshtetje te mundshme racionale per zgjidhjen e kesaj situate.” thuhet në këtë letër.
Për dijeni letra i është derguar edhe presidentit Nishani, znj Topalli, Z. Berisha,
dhe Z. Imami,” thuhet në letrën e PS.
Dy muaj më parë Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi kontrollin parlamentar ndaj Ministrisë se Mbrojtjes lidhur me akuzat e PS-së për trafik armësh dhe korrupsion.
k.c.
Comments
Zakon i keq shqiptar per te
<p>Zakon i keq shqiptar per te lare ne sy te mehalles rrobat e pista te familes.</p><p>Per me teper cfare kerkojne PS, te nderhyje NATO ne menyren si qeveria shqiptare ben marreveshje me palet e treta?</p>
Add new comment