Arkiv-Lajme

Disa shifra mbi dëmshpërblimin

Postuar në 12 Tetor, 2012 08:37

"Kryeministri shqiptar nuk i përmend gjërat që NUK ka bërë për të shlyer sadopak fajin e ish shokëve të tij komunistë ndaj 22 mijë familjeve të ish të burgosurve politikë. Ai parapëlqen të përgojojë Gjergjin, Perikliun, Lirakun, etj. Dhe në atdheun tim të origjinës (Shqipëri), burrat që merren me përgojime quhen burra llazore, Ambasador Arvizu. Nuk jam i sigurtë se çfarë fjale do të ishte e barazvlefshme me këtë fjalë në atdheun tim të adoptuar (SHBA), por besoj se ju mund ta gjeni atë.

Presidenti (i Shqipërisë) pranon "të mbajë shënim" kërkesat e grevistëve. Pas "ndërhyrjes së ndërkombëtarëve"

Postuar në 12 Tetor, 2012 07:47

“Natyrisht nuk do të kisha asnjë rezervë të kontaktoja me ta, por fatkeqësisht qysh ditët e para unë kam konstatuar ngarkesa shumë të mëdha politike. Dhe natyrisht presidenti duhet të qëndrojë jashtë dhe larg akuzave, deklaratave dhe qëndrimeve politike". Dialog? "Unë, edhe një herë e them në mënyrë shumë të qartë këtë, për sa kohë është përdorur dhe janë lëshuar deklarata shumë të ashpra politike nuk mund të marr pjesë”.

Çmimi Nobel për Paqe 2012 i jepet... Bashkimit Europian

Postuar në 12 Tetor, 2012 07:07

Çmimin Nobel për Paqe 2012 e merr... Bashkimi Europian. Një unioni të përfshirë në një nga krizat më të rënda të historisë së tij, por garant prej dekadash i paqes në kontinentin e vjetër, i vjen kështu një mirënjohje e atribuar nga Oslo me motivacionin: "Rezultati më i rëndësishëm i BE është impenjimi për paqen, për pajtimin dhe për demokracinë e të drejtat humane. Roli stabilizues që ka luajtur BE ka ndihmuar transformimin e pjesës më të madhe të Europës nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje".

"A i kanë ata këto para?"

Postuar në 12 Tetor, 2012 06:54

VOA: Oferta ishte rreth 1,1 miliard dollarë ose 850 milion euro. Dhe ata duhet t’ia paguajnë këtë në cash qeverisë shqiptare në mbarim të negociatave. A i kanë ata këto para?
D. Farber: Çdo gjë që kemi parë deri tani na jep të kuptojmë se ky nuk do të jetë problem. Por çështja këtu është se si kanë ndërmend ata ta financojnë këtë marrëveshje, pra nëse i kanë paratë në dorë, apo do t’i marrin hua. Kjo varet krejtësisht prej tyre.

A po i lëmë vetëm? Cili është shkaku?

Postuar në 12 Tetor, 2012 06:28

A po i braktisim të përndjekurit? A po i lëmë vetëm përballë qeverisë që i akuzon (pikërisht si qeveria komuniste dje) se janë armiq politikë të saj? Andrea Stefani mendon dëshpërimisht se PO dhe shkruan sot në të përditshmen SHQIP për  një kalbëzim të gjerë dhe të thellë moral të shoqërisë shqiptare. "Grevistët e urisë kanë ditë që i bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës së tyre. Por më kot. Shqiptarët i kanë braktisur përsëri të përndjekurit. Tamam si nën komunizëm, - shkruan ai dhe shtron pyetjen: Po kush është shkaku ?

Statusi me kushte? Si fejesa që mbetet për t'u konfirmuar, - thotë drejtori i 'Soros' Dobrushi

Postuar në 12 Tetor, 2012 04:35

Drejtori i Fondacionit Shqipëri e Hapur, njohur shkurt si “Soros”, Andi Dobrushi ka një parashikim optimist për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në emisionin  "Top-Story” të gazetarit Sokol Balla, Dobrushi dhe të ftuar të tjerë, mes të cilëve ministri i jashtëm Panariti prezantuan këndvështrimet e tyre mbi domethënien e një "statusi me kushte" si ai që iu ofrua Shqipërisë këto ditë nga Brukseli.

Ngjarje të një bote tjetër: një duel australian mes kreut të qeverisë e kreut të opozitës

Postuar në 12 Tetor, 2012 03:57

Julia Gillard, 51 vjeç, është e para grua në historinë australiane që është zgjedhur kryeministre, në vitin 2010. Ajo është laburiste (kryetare e partisë laburiste, më saktë), është ateiste, ka një të dashur, nuk është e martuar, nuk ka ndërmend të martohet, dhe nuk ka fëmijë.

Një nga grevistët i drejtohet Metës: Të paktën mos u çmend ti... Por Meta citon Ministrinë e Financave

Postuar në 12 Tetor, 2012 03:42

Një prej grevistëve në një deklaratë për Top Channel thotë se nuk ka më shpresë që Berisha të reagojë për kërkesat e tyre, ndaj ata kanë vendosur t’i drejtohen pjesës tjetër të koalicionit qeverisës. Sipas tyre kreu i LSI-së Meta duhet të mbështesë ata dhe ta përkrahë këtë shtresë. “I drejtohemi personalisht zotit Meta, ta marrë në konsideratë çështjen tonë... Është një rast shumë i dhimbshëm ndaj të cilit ai duhet të ketë pak ndjeshmëri njerëzore për ta trajtuar ashtu sic duhet trajtuar.

Çfarë mund t’u ofrojë Presidenti grevistëve?

Postuar në 12 Tetor, 2012 02:47

Janë bërë 21 ditë tanimë, që mbi 20 ish të përndjekur politikë janë futur në grevë urie. Ka pasur një shurdhëri totale të qeverisë e shtetit ndaj tyre. Edhe gjestet e tyre të vetflijimit (për fat, të pakonkretizuara) janë përqeshur e etiketuar në mënyra nga më të ndryshmet. Si do t’i vejë filli këtij karshillëku qeveri-grevistë?

Sfida TV e zv.presidentëve, CNN nxjerr fitues Ryan, por CNBC mendon ndryshe

Postuar në 12 Tetor, 2012 02:46

Paul Ryan mund Joe Biden 48% me 44%, sipas një sondazhi të CNN shpërndarë menjëherë pas debatit televiziv mes dy zëvendësave. Mazhoranca e amerikanëve mendon se zëvendësi i Mitt Romney doli më mirë se zv/presidenti, - thotë CNN.

Por CNBC News i është kundërvënë  këtij rezultati në faqen e vet online me një votim të hapur ku kanë marrë pjesë rreth 90 mijë vizitorë të cilët janë pyetur rreth fituesit të debatit televiziv mes dyshave dhe atyre u rezulton se Biden ka marrë 53% të preferencave, kurse Ryan  43%. Për 4 % asnjë nga të dy nuk ka dalë mirë në debat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme