Arkiv-Lajme

Fiton Mo Yan. Nobeli për letërsi shkon në Kinë.

Postuar në 11 Tetor, 2012 09:18

 Mo Yan, shkrimtari kinez që ka sjellë pandërprerë peizazhin e ndryshimeve në Kinën e Shekullit të 20, fitoi sot Çmimin Nobel në Letërsi, duke mposhtur të preferuarit Haruki Murakami dhe William Trevor, njoftojnë mediat botërore.

Peter Englund, sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze të Nobelit, njoftoi në mesditë se Mo Yan është laureati i çmimit Nobel 2012 për letërsinë. Në një deklaratë të shkurtër, ai tha se shkrimtari "me realizëm haluçinant, bashkon tregimet popullore, historinë dhe realitetin bashkëkohor".

Digjen foto të Berishës, ndalohen 5 protestues. AK: Ata 5 janë oficerët e nesërm që do arrestojnë Berishën

Postuar në 11 Tetor, 2012 07:18

Foto të kryeministrit Sali Berisha janë djegur sot para Kuvendit të Shqipërisë gjatë një proteste të paralajmëruar në mbështetje të ish-të përndjekurve politikë në grevë urie. Protestuesit kanë thirrur “Të rrëzojmë Berishën, të çlirojmë Shqipërinë”, ndërkohë që Parlamenti zgjidhte sot anëtarët e rinj të KQZ që do vulosin zgjedhjet e 2013-s.

Lleshi, kryetare e KQZ. Berisha, opozitës (apo të sapozgjedhurve?) për Ristanin: Mos u bëni merak ju, se në krah timin do e keni...

Postuar në 11 Tetor, 2012 07:07

Kuvendi votoi sot në seancën plenare kryetarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo është Lefterie Lleshi, e cila mori në Kuvend 73 vota pro. Partia Socialiste nuk mori pjesë në votimin e saj. Sot morën votëbesimin edhe anëtarët e rinj të KQZ-së.
Hysen Osmanaj, i propozuar nga PD miratohet me 119 vota pro si anëtar i KQZ.
Vera Shtjefni, e propozuar nga PD miratohet me 119 vota pro si anëtare e KQZ.
Albana Shtylla, e propozar nga PS miratohet me 127 vota pro si anëtare KQZ.
Denar Biba, i popozuar nga PS, miratohet me 129 vota pro si anëtar i KQZ.

Shkarkohet... një Këshill i tërë Bashkiak, gjysma arrestohen

Postuar në 11 Tetor, 2012 07:00

Këshilli bashkiak i qytetit të Rexhio Kalabrias është shkarkuar për lidhjet e tij me mafian dhe shume nga anetaret jane arrestuar. Policia italiane i realizoi arrestimet, pasi Roma zyrtare shkarkoi të gjithë këshillin bashkiak të qytetit në bazë të dyshimeve për lidhje me mafian. Sipas TCH, arrestimet shënjestruan një degë të “sindikatës” së krimit të “Ndragheta”-s, e cila nga të dhënat aktuale, duket se kishte depërtuar në sferat e larta të pushtetit vendor.

Ka të tjerë që po dëmshpërblehen shpejt e shpejt për burgun. Ata që bënë '14 shtatorin' përshembull...

Postuar në 11 Tetor, 2012 05:15

Në Shqipëri mund të kesh bërë vite të tërë burg nën komunizëm dhe të përfundosh duke djegur veten në rrugë sepse askush nuk do t'ia dijë, - madje mund ta quajnë për turp dhe në kundërshtim me "parimet e larta antikomuniste" që të kërkosh dëmshpërblim... Por mund të kesh bërë atë që u bë në 14 shtator në Tiranë dhe të marrësh dëmshpërblim që ç'ke me të.

Pritet të shpallet fituesi i Nobelit për letërsinë; Kadare nuk ka qenë kandidati i ditëve të fundit

Postuar në 11 Tetor, 2012 05:05

Pritet nga çasti në çast të shpallet nga Akademia suedeze fituesi i Nobelit për letërsinë. Shkrimtari ynë, Ismai Kadare, është përmendur si kandidat, por nuk duket se rezulton në top-listën e atyre që presin ta marrin. Ditët e fundit janë përmendur si fitues të mundshëm poeti sirian Adonis; poeti suedez Tomas Transtromer; novelisti algjerian Assia Djebar, dhe shkrimtari japonez Haruki Murakami. Sipas bookmakers-ave britanikë, duhen llogaritur edhe shkrimtari hungarez, Peter Nadas, e poeti korean Ko Un.

E di? Të përbuz Florjon!

Postuar në 11 Tetor, 2012 04:11

Dy prej tyre i kanë vënë flakën vetes... E megjithatë, ky fakt s’e ka penguar kryeministrin në përpjekjet për të denigruar secilin prej grevistëve, - shkruan Mustafa Nano në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP. Por nervin  e shkrimit, shqetësimin kryesor nuk e ka me të.

'Di Havaja ç’është dynjaja' - thotë Lame për Përnaskën dhe analizon 'deputetët që votuan për dashurinë me Lindjen'

Postuar në 11 Tetor, 2012 03:21

Në të njëjtën kohë që në Strasburg përfaqësonjësit e Parlamentit Shqiptar votonin kundër një rezolute për të burgosurit politikë, në Tiranë vetë të burgosurit politikë të ngujuar arrijnë në vetëflijim, ndërsa Kryeministri ish-komunist i jepte leksione demokracie Europës po nga Strasburgu. "Një trekëndësh absurd" - e quan Artan Lame këtë situatë në një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP, e më pas merr në shënjestër 3 anëtarët e delegacionit shqiptar Përnaska, Islami e Idrizi.

Meqë është status me kushte, a mund të anulohet? - Dhe një përgjigje e shmangur për 21 janarin

Postuar në 11 Tetor, 2012 02:46

Një nga anëtarët e delegacionit të PE-së për Europën Juglindore, Bernd Posselt ka komentuar në një intervistë për Deutsche Wellen përmbajtjen e progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Meqë është status me kushte a mund të anulohet - është njëra nga pyetjet që i bëhen europarlamentarit dhe ai përgjigjet ndër të tjera:

Vehbiu vijon polemikat me “kundërshtarët” e tij; dhe kërkon prej tyre ta respektojnë me nivel

Postuar në 11 Tetor, 2012 02:39

Ardian Vehbiu është përfshirë në një gjeratore polemikash mbi çështje të gjuhës, e sidomos të standardit e të gegnishtes. Ai ka shkruar shpesh lidhur me këtë argument, madje ka shkruar dhe dy libra (Shqipja Totalitare dhe Fraktalet e Shqipes), dhe merret me mend se nuk e ka pritur që një ditë do ta akuzonin si ‘antigeg’. Në fakt, do shkrime të ditëve të fundit të autorëve jo fort të njohur për publikun e gazetave (Astrit Cani, Gjokë Vata, etj) kanë qenë tepër polemike e me tone idhnake.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme