Lleshi, kryetare e KQZ. Berisha, opozitës (apo të sapozgjedhurve?) për Ristanin: Mos u bëni merak ju, se në krah timin do e keni...

Kuvendi votoi sot në seancën plenare kryetarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo është Lefterie Lleshi, e cila mori në Kuvend 73 vota pro. Partia Socialiste nuk mori pjesë në votimin e saj. Sot morën votëbesimin edhe anëtarët e rinj të KQZ-së.
Hysen Osmanaj, i propozuar nga PD miratohet me 119 vota pro si anëtar i KQZ.
Vera Shtjefni, e propozuar nga PD miratohet me 119 vota pro si anëtare e KQZ.
Albana Shtylla, e propozar nga PS miratohet me 127 vota pro si anëtare KQZ.
Denar Biba, i popozuar nga PS, miratohet me 129 vota pro si anëtar i KQZ.
Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, miratohet me 98 vota pro si anëtar i KQZ.
Jani Jano, i propozuar nga PBDNJ, miratohet me 127 vota pro si anëtar i KQZ.
Kryeministri ka falënderuar sot publikisht ish-kryetarin e KQZ Arben Ristani. Citohet Berisha nga agjensia Balkanweb: “E falënderoj z Arben Ristani që me vendosmëri dhe civilitet përballoi vështirësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga tensionet politike të pamerituara të adresuara ndaj tij. Garantoj Ristanin se është nder dhe kënaqësi të vazhdoj bashkëpunimin me të dhe të theksoj se ka pasur mirëkuptimin tim të plotë kur vendosi të mos kandidojë për KQZ për faktin se ishte i pari kryetar në histori që zgjidhej me konsensusin e të gjitha forcave politike. E falënderoj, mos u bëni merak ju ( i drejtohet opozitës në parlament) se në krah timin, në të gjitha betejat e ardhshme dhe vende të rëndësishme.”.
Comments
Nuk e vëmë në dyshim por deri
<p>Nuk e vëmë në dyshim por deri kur</p>
Qen i plagosur je o Sali
<p>Qen i plagosur je o Sali Berisha. Ne panteonin e qelbesirave e ke vendin me Esat Pashen.</p>
Add new comment