Digjen foto të Berishës, ndalohen 5 protestues. AK: Ata 5 janë oficerët e nesërm që do arrestojnë Berishën

Foto të kryeministrit Sali Berisha janë djegur sot para Kuvendit të Shqipërisë gjatë një proteste të paralajmëruar në mbështetje të ish-të përndjekurve politikë në grevë urie. Protestuesit kanë thirrur “Të rrëzojmë Berishën, të çlirojmë Shqipërinë”, ndërkohë që Parlamenti zgjidhte sot anëtarët e rinj të KQZ që do vulosin zgjedhjet e 2013-s.
Shumica e pjesëmarrësve në protestën e sotme kanë qenë aktivistë të Aleancës KuqeZi, drejtues të së cilës i kanë bërë apel kryeministrit të plotësojë kushtet e grevistëve, duke iu drejtuar atij me termin e tyre të preferuar "shtetasi“. Në një deklaratë për shtyp të tyre thuhet: "Aleanca KuqeZi i bën apel shtetasit Sali Berisha që të plotësojë brenda 24 orëve kërkesat e grevistëve. Sali Berisha është fytyra çnjerëzore e krimit. Në vitin 1997, ai dogji Shqipërinë, tani po djeg popullin”.
AK ka njoftuar gjithashtu se disa nga aktivistët e saj në protestë janë arrestuar nga policë pa uniforma. Edhe në këtë pikë reagimi i AK ka qenë tipik: "Ata 5 djem që u ndaluan sot do jenë oficerët që do arrestojnë nesër Sali Berishën"
Comments
Dhe Ju Media vazhdoni e i

Dhe Ju Media vazhdoni e i beni iso ektremisteve! Turp

Ja fytyra e krimit te shtetit

Ja fytyra e krimit te shtetit policor shqipetar. Europa bashke me Ameriken s'mund te fshihet pas "verberise" se saj ndaj cka po ndodh ketu tek ne. Syzet e zeza nuk mund te krijojne me nje erresire ne syte e tyre pas veteflijimit te dy martireve te diteve te fundit dhe arrestimit te ketyre pese djalosheve.

Dhe pa ne syte e tyre

Dhe pa ne syte e tyre vetetima,

pa ata qe sot ndertojne turbina

Bravo Aleanca, zgjojeni kete

Bravo Aleanca, zgjojeni kete popull mavri qe fle nje gjume shekullor duke i besuar çelesat e vendit te parit kriminel qe i premton parajsen!

Poshte fashizmi serb i bandes Berisha, anetaret e atij regjimi duhet te gjykohen ne sheshin Skenderbej nga nje juri popullore, menjehere pas rrezimit te dikatures serbe!

Respekte AK!
Respekte AK!
Add new comment