'Di Havaja ç’është dynjaja' - thotë Lame për Përnaskën dhe analizon 'deputetët që votuan për dashurinë me Lindjen'

Në të njëjtën kohë që në Strasburg përfaqësonjësit e Parlamentit Shqiptar votonin kundër një rezolute për të burgosurit politikë, në Tiranë vetë të burgosurit politikë të ngujuar arrijnë në vetëflijim, ndërsa Kryeministri ish-komunist i jepte leksione demokracie Europës po nga Strasburgu. "Një trekëndësh absurd" - e quan Artan Lame këtë situatë në një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIP, e më pas merr në shënjestër 3 anëtarët e delegacionit shqiptar Përnaska, Islami e Idrizi.
Shkruan Lame: "...Nuk ia vlen asfare të merrem me Lajlën, pse votoi kundër a ç’i tha mendja kur e bëri. Lajla është thjesht një krijesë rastësore nga ato që komandohen me një SMS, ndaj ajo s’ka faj. “Di Havaja ç’është dynjaja”, thotë një batutë e popullit. Por s’mund të thotë kështu edhe zoti Islami. Me Kastriotin kemi qenë bashkë në të njëjtën anë të llogores, qoftë kur luftonim kundër Saliut e qoftë kur përpiqeshim për të demokratizuar Partinë Socialiste (që megjithatë mbetet partia me më shumë zëra në Shqipëri). Ndërsa tani Kastrioti votoi kundër. As zoti Idrizi nuk mund të thotë se u komandua me një SMS, ndërsa nuk mund të harrojë që me partinë e tij ka marrë përsipër një rol që o të fut në histori o të zhyt në… Të gjitha këto janë gjëra që një javë pasi kanë ndodhur harrohen dhe janë harruar tashmë. Ajo që mbetet është fakti që dy dekada pasi si popull i hymë rrugës që të dashurojmë Perëndimin, sot gjendemi sërish të dashuruar politikisht me Lindjen. Deputetët që votuan për dashurinë me Lindjen na e lanë turpin në Strasburg dhe u kthyen në shtëpi; ndërsa edhe Saliu i mbaroi leksionet në Strasburg, edhe ai u kthye në shtëpi; të vetmit që vazhdojnë të kërkojnë shtëpinë tonë në Perëndim, janë ata që nuk kanë shtëpi as në vendin e tyre, të përndjekurit politikë...."
Lame i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/11/standardi-i-ri-i-se...
Comments
'Di Havaja c'eshte dynjaja'
<p>'Di Havaja c'eshte dynjaja' une e di ndryshe : " Di Havaja c'eshte bakllavaja "...</p>
Add new comment