Meqë është status me kushte, a mund të anulohet? - Dhe një përgjigje e shmangur për 21 janarin

Një nga anëtarët e delegacionit të PE-së për Europën Juglindore, Bernd Posselt ka komentuar në një intervistë për Deutsche Wellen përmbajtjen e progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Meqë është status me kushte a mund të anulohet - është njëra nga pyetjet që i bëhen europarlamentarit dhe ai përgjigjet ndër të tjera:
"... Unë nuk pres ndonjë kthim mbrapa, por nga ana formale këtë duhet ta vendosë Këshilli i BE-së, fillimisht ky është një rekomandim për Këshillin. Por Parlamenti Europian është pro, Komisioni po ashtu, tani pritet vetëm Këshilli i BE-së, aty mundet që edhe një vend i vetëm të bllokojë statusin, por unë nuk shpresoj të ndodhë kështu".
Më pas zotit Posselt (në foto) i bëhen dy pyetje interesante, njëra prej të cilave ka të bëjë me 21 janarin, ku europarlamentari nuk jep përgjigje të drejtpërdrejtë por le të kuptohet që raporti i PE mund të ketë "prioritete të tjera" nga raporti i djeshëm i prezantuar nga Fule. Më poshtë, pjesë nga përgjigjet e tij:
DW: Shqipëria duhet të përfundojë reforma të rëndësishme... Sa kohë i jep BE Shqipërisë për këtë?
Bernd Posselt: Anëtarësimi është një proces, i cili zgjat shumë kohë. Shikoni Kroacinë... Iu deshën më shumë se 10 vjet dhe gjërat ende nuk janë përkryer. Fillimisht Shqipëria duhet të vazhdojë kursin e reformave, dhe unë shpresoj që ose në dhjetor, ose në pranverë, unë shpresoj në dhjetor, Këshilli i BE-së të japë përfundimisht dritën e gjelbër për Shqipërinë.
DW: Në progres-raport kërkohet nga drejtësia shqiptare zbardhja e paanshme e ngjarjeve të 21 janarit. Pse e thekson KE pikërisht këtë?
Bernd Posselt: Një raport i tillë voluminoz përbëhet nga shumë nënrubrika. Ne si Parlament do ta marrim atë në shqyrtim. Parlamenti tani e ka raportin në dorë. Pas kësaj, ne vetë do të përpilojmë një raport politik. Kjo do të thotë që në muajt e ardhshëm ne si Parlament Europian do të kemi raportin tonë, që bazohet në atë të Komisionit, por ne do të japim opinionin tonë, se cilat pika janë për prioritare dhe cilat jo. Nuk mund ta them tani se cilat pika duhet të jenë prioritare në këtë raport. - A.N.
Intervista e plotë:
http://www.dw.de/dw/article/0,,16297014,00.html
Comments
Bukur... Ia beri te qarte
<p>Bukur... Ia beri te qarte Saliut te Shqiperise ky zoteria se ku duhet te paguaje tani qe ti hiqet "njolla e 21 janarit" nga raporti i PE-se. Dhe Saliu ka nisur ti kuptoje mire keto mesazhe ndaj do rrije ne pushtet derisa te paguaje atje ku duhet. Me parate tona siguriht. Dhe keta ua kane mesuar huqin autokrateve si ai. Marrin parate dhe i mbeshtesin deri ne piken dramatike kur vete populli i merr zvarre neper rruge dhe shkaterron veten. Kurse keta atehere dalin burra te mire dhe "behen me popullin". Por nderkohe xhepat i kane mbushur plot. Eshte e ndyre bota dhe politika. Ndaj dhe ne te afrohen vetem ndyresira. Si Sali neveria. Kam pare njerez keto dite qe fikin televizoret e lokaleve sapo shfaqet fytyra e tij ne ekran. Ka nje revolte te heshtur qe po zien brenda shpirtit te te gjitheve. Por njerezit kane halle dhe nuk kane me besim ndaj nuk derdhen rrugeve. Fundja pse do derdhen? Qe te mbushin xhepat e ketyre burokratve te BE si zoteria qe flet ketu me siper? Me "para lobimi" sigurisht... Me ka ngelur ne mendje nje shenim i disa diteve me pare ketu te ResPublica ku ne titull ngrihej nje pyetje thelbesore: Ku eshte kufiri moral i lobimit?</p>
Askush nuk vuri re nje detaj
<p>Askush nuk vuri re nje detaj te rendesishem ne marrjen e ketij statusi gjysmak: <strong>VOTA PRO E SHTETIT FASHIST GREK. KY SHTET FONDAMENTALIST PER NJE COPE EMER... PREJ DY DEKADASH PO MBAN JASHTE EUROPES MAQEDONINE. PERSE IA PASKA DHENE DRITEN E GJELBERT SHQIPERISE SE REGJIMIT DIKATORIAL BERISHA? APO MOS MASKARAI PANARITI ME URDHER DIREKT TE SATRAPIT SERB BERISHA, KA VENE NDONJE FIRME EKSTRA ANDEJ NGA ATHINA, QE KA TE BEJE ME DETIN SHQIPTAR... ?</strong></p>
Add new comment