Arkiv-Lajme

Ky njeri thotë që Shqipëria është "territor islamik" dhe "objektiv sulmesh terroriste"

Postuar në 10 Tetor, 2012 17:22

Ndonëse shumë njerëz besojnë se deklarimet nga kreu radikal islamik Omar Baqri Muhamad janë thjeshtë sensacionale, autoriteteve në shtetet e Ballkanit po u kërkohet të forcojnë përpjekjet kundër terrorizmit. Baqri që ka 20 vjet që drejton grupin islamik radikal al-Muhaxhirun nga Londra e veriut përpara se të lëvizte në Liban në vitin 2005, i bëri deklarimet në gazetën bullgare 24 Chasa (24 Orë). "Kur Islami hyn në një territor, ai bëhet islamik, kështu që Islami është nën detyrim ta çlirojë përfundimisht atë," i tha Baqri gazetës në një intervistë botuar më 4 tetor.

President jodinjitoz, k/ministër që di veç të shajë, k/parlamentare si Ponc Pilati dhe shoqëri që vret me heshtje...

Postuar në 10 Tetor, 2012 15:58

'Përmbledhja' e mësipërme është Shqipëria e sotme përballë grevës dramatike të ish-të përndjekurve politikë - sipas Sami Repishtit, një ish-i burgosur politik i njohur. Në një intervistë në VOA, z.Repishti , që sot jeton në Nju Xhersi në SHBA tha për grevën e urisë në Tiranë: "Në qoftë se sot ish-të persekutuarit protestojnë, kjo tregon se ekstremi i zhgënjimit të tyre nga pushteti në fuqi është i plotë. Presidenti bëri një deklaratë jo dinjitoze duke thënë se “duhet një dialog, por unë nuk mund të përfshihem.” Kush mund të përfshihet në qoftë se Presidenti nuk mund të përfshihet?...

Kryeministri nuk ka zgjidhje (por ka spica për grevistët). Sytë sërish te ndërkombëtarët, BE shton togfjalëshin 'raste individuale'

Postuar në 10 Tetor, 2012 15:32

Nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje kryeministri Sali Berisha për plotësimin e kërkesave të ish-të përndjekurve në grevë urie. Kreu i qeverisë së vendit zgjodhi sot t'u fusë spica të reja grevistëve duke përmendur "hetim për kriminelin e çakmakut" dhe "kredinë e Ndrecës që mori fabrikën e miellit".

Nxënësit kosovarë mësojnë në shkollë që 'lufta kundër të pafeve' është një nga 5 detyrat që u ka lënë Muhamedi (!)

Postuar në 10 Tetor, 2012 14:33

Në librin e historisë për klasën e 6 të shkollës fillore në Kosovë, në leksionin për “Lindjen dhe përhapjen e islamizmit” (faqe 109) në përshkrimin e pesë detyrave kryesore sipas mësimit të profetit Muhamed, thuhet se detyra e pestë për çdo mysliman është, “të marrë pjesë në luftë kundër të pafeve”. Botimi ka si bashkautorë Fehmi Rexhepin dhe Frashër Demajn dhe pas debateve të forta dhe kontestimeve (disa prej tyre kanë ardhur nga vetë Bashkësia Islame e Kosovës) është shtypur këtë vit një tjetër tekst historie.

Obama: Pse humba në debatin e parë TV? Thjesht ngaqë isha i sjellshëm

Postuar në 10 Tetor, 2012 14:10

“Unë e humba ballafaqimin televiziv? Jo, unë thjesht isha shumë i sjellshëm me kundërshtarin tim”, është shprehur Barack Obama disa ditë pas debatit të parë presidencial, të cilin ai – kështu thanë të gjitha sondazhet – e humbi qartazi. Ai nuk ka bërë asnjë koment më pas mbi atë debat, por sot në mëngjes, në një program radiofonik, ai nuk ka hezituar ta thotë të vetën. “Guvernatori Romney mbajti ca qëndrime që ishin larg qëndrimeve të veta të zakonshme, dhe unë nuk ndërhyra për ta nënvizuar këtë fakt”, tha Obama në thelb.

Në Tiranë shfaqen apelet për solidaritet me grevën e grevistët

Postuar në 10 Tetor, 2012 13:01

U duk si një grevë, jehona e së cilës do të shuhej si një flakë kashte, por po ndodh e kundërta. Në mënyrë të veçantë kanë qenë dy gjestet vetflijuese të Ndrecës e të Bejkos, që kanë bërë të rritet ndjeshmëria qytetare për këtë grevë, e cila tanimë, megjithë përpjekjet e establishmentit politiko-mediatik për ta injoruar, përbën tanimë kryetemën e ditës së bisedave mes njerëzve.

Pussy Riot: Apeli në Moskë liron 1 nga vajzat kundërshtare të Putinit për të përçarë grupin

Postuar në 10 Tetor, 2012 12:24

Gjyqi në Apel po pritej nga e tërë bota perëndimore e shqetësuar për lirinë e një grupi këngëtaresh të burgosura e të dënuara se kishin kënduar një këngë kundër Putinit në një kishë ortodokse. Dënimi është pezulluar për njërën nga vajzat e grupit punk, por dy të tjerat do të përfundojnë dënimin 2 vjeçar në burg. Gazetarja e Guardian, Natalia Antonova, beson se kjo lëvizje u bë me urdhër nga lart për t’i përçarë vajzat.

Bejko u dogj pasi dëgjoi Nishanin... Berisha flet për "sigurim të grevës". Klan e ABC 'zbulojnë' se 4 grevistë.. kanë aplikuar jashtë afateve(!)

Postuar në 10 Tetor, 2012 10:53

Grevistët e mbetur të urisë akuzuan Presidentin Bujar Nishani, si shkaktar të vetëflijimit të shokut të tyre, Lirak Bejko, i cili i vuri flakën vetes paraditen e sotme. Grevistët u thanë mediave se, “deklarimi i papërgjegjshëm i presidentit të Republikës e rëndoi gjendjen psikologjike. Ne e denoncojmë atë publikisht si vrasës të shokut tonë Lirak Bejko”. Nishani dha dje një intervistë ku krahasoi kërkesat financiare të grevistëve si të mospërputhshme me "parimet e larta" sipas tij që udhëhoqën të përndjekurit nën diktaturë.

Kryeministri (indirekt) pranon se dyshimi i BE për zgjedhjet e ardhshme i reflektuar në dhënien e statusit me kusht - ‘është logjik’

Postuar në 10 Tetor, 2012 10:15

Si një nxënës i urtë që nuk ka pse bën zhurmë që tani për provimin që do duhet të japë në’vjeshtë’ kryeministri ka mbajtur një fjalim shembullor me rastin e dorëzimit zyrtar nga kreu i ambasadës së Bashkimit Europian, Ettore Sequi të progres-raportit për Shqipërinë. Pasi falenderoi opozitën për bashkëpunimin, Kryeministri e ka konsideruar si dokumenti më historik në “22 vite bashkëpunimi me BE, KE” statusin me kusht.

Pamjet e djegies së Bejkos përhapin tronditje të fortë në publik, Baze flet edhe për një raport ‘personal’ të Berishës me Skënder Tufën

Postuar në 10 Tetor, 2012 08:59

Lirak Bejko, i cili  vuri flakën vetes sot në mëngjes ka diegie në 50 përqind të trupit – citojnë mediat burimet spitalore, ndërkohë që pamjet e tmerrshme të tentativës së tij për vetëvrasje të shpërndara nga televizioni News 24 kanë tronditur opinionin publik. Të gjithë pyesin: Çfarë do të ndodhë, si do të vijojë kjo histori dramatike?  Një përgjigje e jep një nga drejtuesit e grevës së urisë, Skënder Tufa, në një prononcim botuar sot në të përditshmen “Shqip”: Izolimi i mëtejshëm dhe masat ekstreme do jenë dy elementet ku do të bazohet greva e tyre në ditët në vijim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme