Kryeministri Cameron ‘kopjon’ këngëtarin rebel Bob Dylan

Postuar në 10 Tetor, 2012 08:39

Në Angli gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë dhe për këtë, ekipi i Kryeministrit Cameroon i është futur punës për të përmirësuar imazhin.

Gazetari i The Guardian, Jonathan Jones, analizon foton e bërë me rastin e ditëlindjes së Kryeministrit, kur ai është fotografuar “rastësisht” në Birmingham duke shëtitur në një pozë romatike me të shoqen. Arkitektët e kësaj fotografie kanë marrë madje guximin që ta vënë David Cameron-in të pozojë si Bob Dylan në kopertinën e albumit të tij të famshëm të vitit 1963, “Freewheelin'”.

Në shikim të parë kjo skenë urbane romantike e ndriçuar ëmbël, me çiftin Cameron duke ecur në rrugë për të festuar ditëlindjen e Kryeministrit në restorantin Balti Diwan në Birmingham, mund të duket si një poster i thjeshtë , ose si një moment romantik nga një film i Woody Allen. Në fakt, fotoja është bërë sipas modelit të kopertinës së albumit klasik të Bob Dylan “Freewheelin' ”. Në atë album, këngëtari paraqitet në një moment romance në rrugët e New Yorkut, dhe në sfond ka një botë të egër. Ai album ishte i mbushur plot këngë dashurie dhe urrejtjeje për luftën.

Në foton e Kryeministrit britanik, Dave është Bob, duke ecur me kokën e epuar poshtë, drejt shoqes së tij, dhe Samanta, gruaja e Cameron, e ka shtrënguar atë njësoj si Suze Rotolo Dylanin në foton e 1963.

A mos vallë arkitektët e imazhit të kryeministrit po duan ta paraqesin si një politikan me shpirt poeti që kërkon të vendosë drejtësinë? Po me ekonominë britanike, ç’do të bëhet?

Jonathan Jones i përgjgijet kësaj pyetjeje me një varg nga Bob Dylan: “The answer, my friend, is blowin' in the wind”

Ne.Su.

Comments

Submitted by Pyetesi (not verified) on

<p>Krahasim kot.</p><p>E si po dashka qe te ece Cameron me gruan e tij, per te mos i ngjare Dylanit? Me nje meter largesi me tyre?!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.