Arkiv-Lajme

Sondazhet kanë filluar të flasin për një avantazh të Romney-t pas debatit në Kolorado

Postuar në 09 Tetor, 2012 04:04

Deri në momentin e debatit tw parw televiziv Obama-Romney, i pari udhëhiqte garën. Por debati ka rezultuar “fatlum” për të dytin, i cili, sipas mass-media-s, e fitoi atë. Dhe tani sondazhet e kryera thonë se Romney, tok me debatin, ka fituar dhe një vëmendje e mbështetje elektorale që s’e ka pasur. Gallup-i e nxirrte pesë pikë larg Obama-s një javë para debatit (50% me 45%), ndërsa tri ditë pas asaj që ndodhi në universitetin e Denverit (Kolorado) është po Gallup-i që flet për një garë të barabartë.

"Nuk kam qenë ndonjëherë më mirë se tani dhe do bëhem shumë më mirë"

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:53

Gjergj Ndreca, ish- i përndjekuri politik i grevës së urisë që u dogj dje në shenjë revolte me kokën të lidhur me një shami-flamur amerikan - (po të shihni me kujdes fotot në shtypin e sotëm dallohet qartë ky detaj) - kishte 4 vite që priste nga kryeministri t'i plotësonte një premtim për strehim. Nuk kuptohet nëse e ka takuar personalisht Berishën dhe as si e ka marrë këtë premtim, por dëshminë e jep vëllai i tij Zef Ndreca në një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes "Shqiptarja.Com":

Dëshmia e Carlos Elbirt: BB e paralajmëroi qartë Berishën për rrezikun e piramidave

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:32

A e paralajmëroi Banka Botërore Berishën për rrezikun e piramidave, duke sugjeruar mbylljen e tyre, sa kohë e keqja nuk ish përhapur shumë? Pyetja për atë që ka ndodhur në vitet 95-97 me firmat piramidale rikthehet pas deklarimit të djeshëm të kreut të qeverisë shqiptare për përgjëgjësi të Bankës Botërore në atë situatë që u finalizua me shkatërrimin e vendit.  Andrea Stefani sjell sot një dëshmi të Carlos Elbirt, (drejtor i misionit të BB në Tiranë në vitet kur u zhvilluan piramidat):

A ia kanë ndërprerë vërtet fjalën në KiE, kryeministrit të Shqipërisë?

Postuar në 09 Tetor, 2012 02:49

E përditshmja "Shqiptarja.Com" në kronikën e saj mbi fjalimin e Berishës dje në Këshillin e Europës në Strasburg shkruan se kryeministrit të Shqipërisë i është kërkuar të nxitojë dhe t'i japë fund fjalimit, pasi ai kishte kaluar minutën e trembëdhjetë. (disa nga dëgjuesit ishin larguar që pas 5 minutave të para, ndërsa kreu i KiE shihte vazhdimisht orën i nervozuar– raporton Shqiptarja.Com).

Celentano shfaqet në një koncert live, në L’Arena di Verona; dhe suksesi është i plotë

Postuar në 08 Tetor, 2012 17:06

Kish kohë që ish lajmëruar “Celentano live”. Mungonte prej gati dy dekadash nëpër stadiume, dhe më në fund shfaqet në L’Arena di Verona, nën kamerat e televizionit Cannale 5, me një një show të natyrës televizive mes mijra spektatorëve. Titulli: Rock Economy. Para se të fillojë, ish një anteprima, ku ai vetë foli pak për luftën e për betonizimin e mjedisit, e më tej, një skript i përgatitur qysh më parë u lexua nga një aktor e nga një speaker-e TV.

"Më shqetëson besimi i tepruar i udhëheqësve shqiptarë tek Evropa.. Askush s'e di fatin e ardhshëm të BE"

Postuar në 08 Tetor, 2012 16:55

James Pettifer, autor i një numri librash rreth Ballkanit ka prezantuar së fundmi librin e ri  “Ushtria Çlirimtare e Kosovës - lufta sekrete deri në kryengritjen në Ballkan”. Sot në Universitetin Georgetown u zhvillua një diskutim me temë Kosovën – njofton radio "Zëri i Amerikës" (VOA). Dhe aty Pettifer është pyetur rreth këtij libri.

Nis java e çmimeve Nobel 2012: Japonezi Yamanaka dhe britaniku Gurdon marrin Nobel-in në Mjekësi

Postuar në 08 Tetor, 2012 16:40

Çmimin Nobel këtë vit për mjekësinë e morën japonezi Shinya Yamanaka dhe britaniku John Gurdon, për kërkimet e tyre në fushën e qelizave embrionale. Fituesit e këtij çmimi prestigjioz u njoftuan sot në Stokholm.
Shkencëtarët e fituan çmimin për studimet e tyre për riprogramimin bërthamor, një proces që i instrukton qelizat e rritura të formojnë qeliza embrionale të hershme, të cilat më pas mund të përdoren për të formuar çdo lloj indi.

A është e lehtë të rivendoset regjimi i vizave?

Postuar në 08 Tetor, 2012 16:33

Komisioni Evropian në maj të vitit të kaluar doli me një propozim sipas të cilit shtetet anëtare mund të pezullojnë regjimin pa viza në rrethana të caktuara, duke përfshirë këtu edhe rastet e një fluksi të madh të azilkërkuesve. Miratimi i të ashtuquajturës "Klauzolë e pezullimit", e cila do të miratohet herët apo vonë, do të lejojë futjen e regjimit të përkohshëm të vizave. Po a është e lehtë të merret një vendim i tillë? Gazetarët kanë pyetur për këtë drejtoren e një organizate me emrin "Lista e Bardhë e Shengenit",  Aleksandra Stiglmayer. Dhe ajo përgjigjet:

Duarbosh në Athinë - Merkel nuk lëshon pe

Postuar në 08 Tetor, 2012 16:15

Për herë të parë që prej shpërthimit të krizës financiare kancelarja gjermane Angela Merkel shkon nesër në Athinë. Do jetë një mision i blinduar. 7000 policë nga të gjitha pjesët e vendit do të shkojnë në kryeqytetin grek të sigurojnë kancelaren gjermane që me gjasa është njeriu më i padëshiruar në një popullsi ku zien zemërimi për kursimet e mëdha për të cilat fajtore bëhet pikërisht Gjermania.

Te 'Panorama' nuk mungonte asnjë, tek Gjergji mungonin të gjithë - shkruan Baze dhe kritikon 'anonimët që trimërohen pas kompjuterit'

Postuar në 08 Tetor, 2012 15:15

Mero Baze ka qenë një nga ata që kanë vizituar Gjergj Ndrecën në spital sot pasdite. dhe në TemA-n e tij online Baze bën një përshkrim të asaj që ka parë, por jo vetëm kaq. Rrugës së kthimit e ka parë bulevardin e Tiranës të mbushur me politikanë e diplomatë...

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme