Arkiv-Lajme

Falja e 500 të burgosurve: 500 'shpirtra të lirë' për përvjetorin e Pavarësisë apo 500 “kriminelë” në rrugë për zgjedhje?

Postuar në 07 Tetor, 2012 08:47

“Skenari që po përgatitet, duket se është i frikshëm, ku rreth 500 të burgosur, pritet të lirohen nga burgu. Disa do të mbajnë firmën e Kuvendit dhe disa të tjerë, të Presidentit. Të gjitha lirimet duket se po bëhen në vitin zgjedhor” shkruan tek Shqip Sokol Çobo.

"Kronikat shkollore të kryeministrit janë një mesazh për të vetët: Çdo gjë është e lejueshme”.

Postuar në 07 Tetor, 2012 07:41

Në një shënim të mëparshëm, teksa “nxirrnim lajmin nga një koment i Vasjarit”, nënvizuam idenë e këtij të fundit, se gjesti i paudhë i kryeministrit që bën propagandë para nxënësve të shkollave nëntëvjeçare bëhet prej panikut të humbësit. Është e vërtetë? Edhe Skënder Minxhozi e lë të nënkuptohet këtë gjë. Dhe shkon pak më tutje. “Kryeministri u tregua transparent dhe i drejtpërdrejtë në aktin antiligjor. Ai tha se do të fliste për politikë me fëmijët, sa herë që të ndodhej para tyre.

Balla: Duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë dhe me një errësirë të plotë, Arben Imami po kryen një proces zhvatje të pronave!

Postuar në 07 Tetor, 2012 07:40

Edhe sot Partia Socialiste përmes deputetit Taulant Balla ka akuzuar ministrin e mbrojtjes Arben Imami se po tjetërson pronat e paluajtshme përmes procesit të privatizimit, sipas Ora News, duke premtuar se do vazhdojë të hapë tërësisht dosjet e korrupsionit dhe të badërdisë që është bërë me prona e paluajtshme.

Skandali në BBC: yjet e TV abuzonin seksualisht me fëmijët

Postuar në 07 Tetor, 2012 06:24

BBC po tronditet nga skandalet që pasurohen me detaje nga dita në ditë. Filimisht ishin akuzat ndaj yllit të TV Jimmy Savile (i vdekur para 1 viti) se kishte abuzuar seksualisht me vajza të mitura, madje brenda në dhomat e zhveshjes së BBC.

Disa herë ishin përpjekur të ngriheshin akuza, që në vitet 70, por BBC i pati mbyllur ato. “Nëse Jimmy mori me vete sekret e tij të ndyra, kjo ndodhi sepse dikush në BBC që dinte në lidhje me sjelljen e tij, e injoruan atë fakt” akuzon Janet Street-Porter, një gazetare e njohur. “abuzimet seksuale ishin një mënyrë jetese në BBC” përmbyll ajo.

Propaganda e kryeministrit para fëmijëve të shkollave vjen prej panikut të humbjes

Postuar në 07 Tetor, 2012 05:32

“Vetëm një hall i tmerrshëm politik mund të detyrojë të shkallmosh rregullin më civil (përveçse ligjor) në botën e qytetëruar, atë  të distancës së pakalueshme mes institucioneve të dijes dhe politikës. Të detyrohesh të bësh propagandë politike për mendjet e kufizuara të fëmijëve 12-vjeçarë, nuk është vetëdije prej fitimtari, por panik prej humbësi.

Letërkëmbimet: Zogu i kërkoi ndihmë Stalinit

Postuar në 07 Tetor, 2012 04:52

Në numrin e sotëm të Milosaos, (G.Sh.) Ben Andoni sjell disa fakte interesante për diplomacinë e kohës së Zogut. Një ndër to është fakti që Shqipëria i kërkoi ndihmë direkte Rusisë në vitin 1935 për të bërë një bashkëpunim më të madh ekonomik edhe duke iu ofruar për ta ndihmuar, ashtu si “Rusia ka bërë me të gjitha vendet e vogla”. Noli kishte tentuar më parë të lidhej me sovjetët, por tentativat dështuan për shkak të moskonsolidimit të shtetit të Sovjetëve aso kohe. Aty ku Noli dështoi, Zogu ia del dhe marrëdhëniet rivendosen plotësisht në mesin e viteve ’30.

Artan Laze: në KQZ rrjedhja e mbledhjes ndryshohej nga një ‘sms’ që vinte

Postuar në 07 Tetor, 2012 03:18

Ish-Anëtari i KQZ, Artan Laze, është rrëfyer sot për Shqiptarja.com për vështirësitë që ka përballuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 e 2011, përballë Ristanit e mazhorancës. I pyetur nga gazetarja Artemisa Hoxha ai është shprehur që gjatë punës nuk kanë pasur presione direkte, por presioni psikologjik nga ajo çfarë thuhej në Kuvend, në media e në jetën e përditshme. Ai kujton se “në disa raste ndonjë sms bënte që rrjedha e mbledhjeve të merrte drejtim tjetër, e ku nuk bëhej dot e mundur, kërkohej kohë nga shumica që të shtyheshin mbledhjet për gjoja konsultime.

Nobeli: Kadare i katërti në listat e bastexhinjve. Parashikimet: Nobeli drejt Azisë

Postuar në 06 Tetor, 2012 15:46

Çmimi “Nobel” për letërsinë, ku është kandidat edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, pritet të ndahet më 11 tetor, pas publikimit të datave të ndarjes së këtij çmimi sipas fushave përkatëse. 

The Guardian ka parashikuar nga ana e vet që për letërsinë mund të fitojë japonezi Haruki Murakami, edhe pse ka shumë që janë të zhgënjyer nga libri i tij i fundit “IQ84”.
Bastexhinjtë i japin japonezit kuotën 10/1, ndërsa holandezit Cees Nooteboom dhe kinezit Mo Yan kuotën 12/1.

U ble pozicioni tranzit i Shqipërisë, - thotë Nazarko për Albpetrolin dhe e quan Taçin, "biznesmen gjenial"

Postuar në 06 Tetor, 2012 14:56

"Kanë blerë naftën apo gazin? Natyrisht, por më shumë se ato kanë blerë pozicionin tranzit të Shqipërisë". - I këtij mendimi është Shpëtim Nazarko që ka botuar në numrin e sotëm të së përditshmes Panorama një artikull lidhur me privatizimin e Albpetrol. Nazarko bën fillimisht një hyrje të gjatë të situatës me pasuritë kombëtare: "Shitësi është Qeveria, e cila, si e majtë apo e djathtë, nuk ka bërë, as më shumë as më pak këto njëzet vjet, po ka hedhur në erë, me sa ka mundur dhe si ka mundur, gjithë pasuritë kombëtare të Shqipërisë.

FRD dhe AK i thonë “jo” Ramës pas ftesës së tij për aleancë parazgjedhore (për momentin)

Postuar në 06 Tetor, 2012 14:35

Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi refuzojnë prerë ftesën e kreut të PS, Edi Rama për koalicion në zgjedhjet e 2013, sipas Ora News.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme