Balla: Duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë dhe me një errësirë të plotë, Arben Imami po kryen një proces zhvatje të pronave!

Postuar në 07 Tetor, 2012 07:40

Edhe sot Partia Socialiste përmes deputetit Taulant Balla ka akuzuar ministrin e mbrojtjes Arben Imami se po tjetërson pronat e paluajtshme përmes procesit të privatizimit, sipas Ora News, duke premtuar se do vazhdojë të hapë tërësisht dosjet e korrupsionit dhe të badërdisë që është bërë me prona e paluajtshme.

"Prej 3 vitesh nën drejtimin e Arben Imamit ushtria shqiptare është zhveshur pothuajse nga të gjitha pronat e paluajtshme. Përmes një procesi jo transparent janë hequr nga administrimi i ministrisë së mbrojtjes dhe janë shitur objekte dhe trojet e reparteve ushtarake, depove të armatimit, pa asnjë ligj. Duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë dhe me një errësirë të plotë Arben Imami po kryen një proces zhvatje të pronave” tha Balla. 

"Janë 17 milion e 134 mijë e 493 metra katror objekte dhe troje që ministri Imami po i tjetërson në drejtim të privatëve. Janë reparte ushtarake brenda vijës së verdhë. Në çdo cep të Shqipërisë këto prona të tjetërsuara nga një proces anti-kombëtar i drejtuar nga Imami që do ta kishte zili edhe ushtria më e egër” shtoi më tej Balla.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.