Propaganda e kryeministrit para fëmijëve të shkollave vjen prej panikut të humbjes

“Vetëm një hall i tmerrshëm politik mund të detyrojë të shkallmosh rregullin më civil (përveçse ligjor) në botën e qytetëruar, atë të distancës së pakalueshme mes institucioneve të dijes dhe politikës. Të detyrohesh të bësh propagandë politike për mendjet e kufizuara të fëmijëve 12-vjeçarë, nuk është vetëdije prej fitimtari, por panik prej humbësi. Të detyrohesh të propagandosh para syve të shushatur të minorenëve çështjen e karrigeve bosh të opozitës në parlament, nuk do të thotë se je duke denoncuar antiparlamentarizmin e opozitës, por se je duke pranuar dështimin e politikës tënde parlamentare. Të detyrohesh që ta zhvendosësh propagandën politike nga ‘oborri’ i natyrshëm i mass-medias, nëpër oborret e pafajshme të shkollave, nuk do të thotë se je duke diversifikuar propagandën, por se ke dështuar në të gjithë mekanizmat e propagandës.”
Sa më sipër i shkruan Arjan Vasjari në artikullin e tij me titull “Diçka nuk shkon në propagandën e kryeministrit”, të publikuar në Mapo. Cili është ky hall i madh kryeministror? Vasjari lë të kuptohet që ky hall është i natyrës elektorale, dmth nuk është hiç i vërtetë optimizmi i Berishës, kur thotë se “Partia Demokratike është në zenitin e konsensusit të saj elektoral të këtyre 22 vjetëve”.
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në rubrikën ton ‘Op-ed Article’, ose në linkun: http://www.mapo.al/2012/10/07/dicka-nuk-shkon-ne-propaganden-e-kryeministrit/
Re.Pu.
Comments
ore kam nj pyetje per te
<p>ore kam nj pyetje per te gjithe.</p><p>Ku eshte stadiumi i ri dhe ndertesa e parlamentit te ri qe na prentoi SALIU per 100 vjetorin?</p><p>Pse nuk po bezan asnje?</p>
Add new comment