Arkiv-Lajme

Si të qëllosh, të vrasësh a të mos vrasësh?!

Postuar në 05 Tetor, 2012 05:57

"Duhej një rrugëdalje tjetër, dhe rrugëdalja tjetër ishte: Socializmi iku, tani duhej futur në një rrugë tjetër, në rrugën e demokracisë popullore, po them, ose demokracisë sociale, a si të duash ti. Po, domethënë, duke e mbyllur kapitullin e socializmit. Ky ishte.

Pas gati 20 ditësh, Romney e pranon: “47%-ëshi i amerikanëve përtacë? Ishte absolutisht një gafë”

Postuar në 05 Tetor, 2012 04:28

Gafa e Romney-t lidhur me “47% të amerikanëve që s’kanë mundësi të paguajnë taksa federale” (la të kuptohet se janë dembelë, dhe se ai vetë as që ka ndërmend të merret me këta njerëz që presin veç nga qeveria, e që votojnë gjithnjë për Presidentin) ka qenë një refren i shtypit e medias liberale amerikane. Madje, dhe shtabi elektoral i Obama-s nuk ka lënë rast pa e përmendur këtë gafë, që në të vërtetë ra në sy të të gjithëve; edhe të republikanëve. Obama personalisht ia ka përmendur gjithashtu, por nuk u kuptua pse harroi ta bënte këtë në debatin që pati me të dy ditë më parë.

Sa më shumë t'i thuhet JO, aq më tepër do flasë me fëmijët – thotë Blushi dhe shtron 'pyetjen që vlen t'ia bëjmë vetes'..

Postuar në 05 Tetor, 2012 03:53

Është mëse e sigurt që Berisha nuk ka për të hequr dorë nga fëmijët e shkollave, nga kjo propagandë kaq vulgare dhe acaronjëse. Edhe për një arsye tjetër: ai e ka parë, kur ka shkuar për promovime rrugësh rurale, se sa pak njerëz po e ndjekin nëpër mitingje…Kjo është një vuajtje për të, një parathënie ndjellakeqe me të cilën nuk mund të pajtohet kurrsesi. Në këtë kontekst fytyrat e fëmijëve janë për të një “kompensim” jo vetëm i kënaqshëm, por mëse i domosdoshëm.

"Ti do të më burgosësh..."

Postuar në 05 Tetor, 2012 03:32

"Sapo i çova këtë mesazh Sali Berishës: Kryeministër, jam Erjon Braçe! U bë e disata herë që ju personalisht merreni me mua dhe për fat të keq aludoni për lidhje kriminale të miat. Keni 8 vjet që hetoni në mënyrë të ligjshme, por më shumë të paligjshme për mua, deri në urdhërimin e hapjes së tre palë arkivave, nga ato të Sigurimit të Shtetit, deri tek ato të Policisë Kriminale e më gjerë, nga koha e komunizmit deri në ditët e tua. S’ke gjetur gjë.

Meidani: Po dhunohet ligji për arsimin; Berisha: Me nxënësit flas për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Postuar në 05 Tetor, 2012 03:05

Ish-presidenti Rexhep Meidani u bashkohet atyre pak zërave që kanë kritikuar inkursionin e paprecedent të Berishës nëpër shkollat nëntë vjeçare, ku, me pretekstin e ndonjë përurimi, sulmon kreun e opozitës me një gjuhë të troçtë e të papërpunuar. Në një shkrim për Panoramën, Meidani përmend më së pari ligjin mbi sistemin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, dhe veçon nga ky ligj: “1. Në institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake ... me nxënësit ose punonjësit e tyre; 2. Në institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxënësve; 3.

Shënim: Për çfarë vlejnë sondazhet në internet rreth zgjedhjeve parlamentare

Postuar në 04 Tetor, 2012 18:45

Para ca ditësh gazeta Shekulli dhe aktualisht gazeta Shqip, i kanë ofruar lexuesve të faqeve të tyre në internet mundësinë për të regjistruar në mënyrë anonime preferencën e votimit të tyre për partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në sondazhin e Shekullit, rezultoi se PS-ja ishte partia e parë, me një diferencë të madhe nga partia e dytë, e cila nuk ishte PD-ja, por Aleanca Kuqezi (AK).

Përralla e patës që bënte vezë të arta, si përkujtesë për katastrofën që na pret…

Postuar në 04 Tetor, 2012 16:44

Ardian Vehbiu i është rikthyer në blogun e vet çështjes së standardit të shqipes dhe shkruan se "revolta ndaj standardit është edhe revolta e atyre që, simbolikisht, kanë mbetur “nxënës të dobët” edhe në jetë". Është, me fjalë të tjera, revolta e “We don’t need no education.” – shkruan Vehbiu dhe shton:

Nexhmije Hoxha nuk e apelon vendimin për kthimin e "Dimrit" dhe i uron Kadaresë të marrë Nobëlin – shkruan 'Shekulli'

Postuar në 04 Tetor, 2012 16:30

Faqja online e gazetës "Shekulli" - (e cila botoi gjatë ditëve të kaluara një seri letrash të viteve 70 të shkrimtarit Kadare drejtuar ish-bashkëshortes së Enver Hoxhës) - ka botuar sonte në orët e mbrëmjes një reagim të Nexhmije Hoxhës një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që i kthen Kadaresë nën pronësi dorëshkrimin origjinal të romanit.

Ndahen çmimet alternative Nobel

Postuar në 04 Tetor, 2012 16:19

Çmimi alternativ Nobel për paqe i është ndarë këtë vit mjekes afgane Sima Samar (në foto). "Sima Samar nderohet për angazhimin e saj në luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për të drejtat e femrave, - u kumtua në Stokholm. Në dedikim lexohej gjithashtu: "Në veçanti vlerësohet guximi dhe vendosmëria për t'u angazhuar në atë pjesë të botës të përfshirë nga lufta dhe konfliktet".

Topalli, "thirrje 200 grave lidere nga e gjithë bota që.. të mos kenë frikë!" Nga duhet të kthejmë prozhektorët - thotë

Postuar në 04 Tetor, 2012 16:06

Në një samit ndërkombëtar në Prishtinë për të drejtat e grave, ka qenë sot edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. I hodhëm një sy pasqyrimit të këtij aktiviteti në faqen zyrtare të Kuvendit. E para gjë që bie në sy? Një përpjekje naïve e gati komike për të theksuar e riktheksuar disa herë që Topalli mbajti një fjalë para "200 grave lidere nga e gjithë bota", madje u bëri edhe thirrje që .. të mos kenë frikë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme