Arkiv-Lajme

Genscher rrëfen '86-n e famshme: Tirana vuri kusht pagesën e reparacioneve të luftës, ne ofruam kredi. Penguan dy Kushtetutat

Postuar në 03 Tetor, 2012 07:47

Ish-ministri i jashtëm gjerman Hans Dietrich Genscher ka dhënë një intervistë sot në radion gjermane Deutsche Welle, ku ka folur edhe për çështjen e shumëdebatuar të ofertës gjermane për Shqipërinë me vizitën e Shtrausit në 1986, pra 4-5 vjet para përmbysjes së regjimit. Ka shumë që besojnë se sikur ajo marrëveshje të arrihej, historia e Shqipërisë do kishte ecur ndryshe. Pyetjeve të gazetares Mimoza Kelmendi lidhur me atë çfarë ndodhi atë vit, Genscher i përgjigjet ndër të tjera:

Është krejt në dorën tonë. S’ka ku të vejë gjetkë… Edhe sikur ta poshtërojnë, nuk guxon...

Postuar në 03 Tetor, 2012 07:04

Historiani Arben Puto, në një analizë në numrin e sotëm të së përditshmes Gazeta Shqiptare trajton etapat e arratisjes së Zogut. Në analizë shkruhet se një numër marrëveshjesh të lidhura në mars 1936 i dhanë siguri mbretit Zog se kishte marrë një garanci të fortë, si për vete, ashtu edhe për zhvillimin e vendit pa shumë kokëçarje. Atmosfera e vetëkënaqësisë dhe euforisë arrin kulmin me martesën e Zogut me Geraldinën në mars 1938. Ftoi si dëshmitar kontin Ciano, të cilin mendonte se e kishte bërë mik personal.

Tallje me integrimin të votojmë për 'Gjykatën' pa u zbatuar 13 vendime gjykate për Fierin, - thotë Rama

Postuar në 03 Tetor, 2012 06:29

Situata me Këshillin e Qarkut në Fier nuk do kapërcehet lehtë nga opozita. Sot ka qenë vetë Edi Rama që deklaroi në një konferncë për shtyp nga selia e PS se opozita nuk do votojë pr/ligjin për Gjykatën e Lartë, nëse nuk zbatohen vendimet e 13 gjykatave të vendit për Qarkun e Fierit.

Veprimtarë të shoqërisë civile denoncojnë fjalimet kryeministrore nëpër shkolla

Postuar në 03 Tetor, 2012 05:04

Aventura e kryeministrit nëpër shkollat nëntëvjeçare, ku s’e ka patur për gjë të denoncojë opozitën përballë nxënësve, është shock-uese në çdo pikëpamje. Nuk është vënë re ndonjë reagim kushedi se çfarë, por sot ish një intervistë e Edmond Dragotit, psikolog, i cili priste e kërkonte një angazhim më të madh të shoqërisë civile me synimin për ta shkurajuar Berishën në këtë çalltisje të paparë në ndonjë vend normal demokratik.

Idetë e mia vlerësohen pasi kalon koha, - thotë Kokëdhima për ‘Shekullin’ e ndryshuar. Dhe analizon ‘lumturinë’ e Frangajt dhe Hysenbelliut

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:24

Gazetarja Mira Kazhani ka intervistuar Koço Kokëdhimën i cili muajt e fundit e ka marrë personalisht drejtimin redaksional të gazetës së tij Shekulli - dhe ka zhvilluar me të një nga ato bisedat e saj ngacmuese që botohen në një rubrikë të posaçme të së përditshmes Shqiptarja.Com. “Nuk punësojmë askënd mbi 35 vjeç dhe e di pse, artiste? Sepse shumë njerëz pasi mbushin të 40-tat vdesin.

Deputeti Strazimiri ka 'zgjidhjen magjike' për bojkotin e opozitës në Komisione

Postuar në 03 Tetor, 2012 03:16

Ka politikë po ka edhe... bordero. Një "zgjidhje" që deputetët e opozitës që të mos largohen në shenjë proteste nga mbledhjet e Komisioneve parlamentare gjatë shqyrtimit të projektligjeve? E ka gjetur deputeti Gent Strazimiri. Të djathtët kanë menduar që t'u përgjigjen me sanksione financiare, protestave politike të kolegëve të tyre të majtë. Do t'u mbahen lekët nga paga, ashtu siç ndodhi në periudhën kur deputetët e opozitës bojkotuan parlamentin për çështjen e hapjes së kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2009-s.

Ukraina: 5 vjet burg kush përkrah homoseksualitetin, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare

Postuar në 03 Tetor, 2012 02:19

Homofobia zyrtare ukrainase është e njohur. Komisioni për mbrojtjen e moralit ukrainas shpalli rreth një muaj më parë edhe personazhin e famshëm vizatimor Bob Sfungjeri (foto) si homoseksual dhe filmi në fjalë u ndalua si jo i përshtatshëm për fëmijë.

"Do të lyhemi me benzinë dhe do t'i vëmë flakën vetes..."

Postuar në 02 Tetor, 2012 16:57

Ish të përndjekurit politikë shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund grevës së urisë të nisur pak ditë më parë për realizimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me dëmshpërblimet për vitet e përndjekjes komuniste. Ish i përndjekuri, Shpëtim Karamuça, një ndër shembujt tipikë të kësaj shtrese të shoqërisë, i pastrehë, pa pension, me kancer në laring dhe me 26 vite burg mbi shpinë, shprehu vendosmërinë e grevistëve jo vetëm për t’i shkuar në fund plotësimit të kërkesave të tyre, por paralajmëroi se janë të vendosur të vetëflijohen edhe duke u djegur me benzinë.

Shqipëria sipas FMN vs Shqipëria sipas qeverisë së Shqipërisë

Postuar në 02 Tetor, 2012 15:47

Nadeen Ilahi është kreu i një misioni të Fondit Monetar në Shqipëri, i cili sot, në përfundim të dy javëve bisedime me autoritete shqiptare, - tha se rritja ekonomike për 2012 do të jetë në 0,5 përqind (dhe 1,3 përqind në 2013). Shifra është tejet larg shifrës së deklaruar nga ministri shqiptar i Financave Ridvan Bode. Nuk është hera e parë që parashikimet e Fondit janë disa herë më pesimiste se ato të autoriteteve shqiptare. Më poshtë, një përballje e deklarimeve të përfaqësuesit të FMN dhe përfaqësuesit të qeverisë së Tiranës.

TAP ka ende pengesa përpara, - shkruan WSJ. Dhe për disa është madje, arsye për të protestuar

Postuar në 02 Tetor, 2012 14:39

Në një shkrim nga Alessandro Torello në Wall Street Journal thuhet se, pas përjashtimit të dy nga katër projektet, që konkurronin fillimisht për të sjellë gazin natyror të Detit Kaspik në Europë, Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan të premten një marrëveshje mbështetjeje politike për Gazsjellësin TransAdriatik (TAP).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme