Ukraina: 5 vjet burg kush përkrah homoseksualitetin, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare

Homofobia zyrtare ukrainase është e njohur. Komisioni për mbrojtjen e moralit ukrainas shpalli rreth një muaj më parë edhe personazhin e famshëm vizatimor Bob Sfungjeri (foto) si homoseksual dhe filmi në fjalë u ndalua si jo i përshtatshëm për fëmijë.
Por kjo është pak para asaj që po gatisin ligjvënësit vendas. Parlamenti i Ukrainës ka miratuar "në lexim të parë" - (procedura parashikon dy votime të projektligjeve në parlamentin ukrainas) - një projektligj që e bën "përkrahjen e homoseksualitetit" veprim të jashtëligjëm. Ky draft, i miratuar dje nga deputetët ukrainas, e quan krim “promovimin e homoseksualitetit”, të definuar si portretizim pozitiv i homoseksualëve.
Përkrahësit e këtij projektligji argumentojnë qëndrimet e tyre bazuar në një nen të draftit që thotë se “përhapja e homoseksualitetit përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare”, sepse një stil i tillë i jetesës mund të çojë në epideminë e SIDA-s, mund të shkatërrojë institucionin e familjes, dhe se mungesa e fëmijëve do të mund ta çonte vendin në një krizë demografike. Projektligji parashikon dënim deri në pesë vjet burgim. Parlamenti duhet ta miratojë projektligjin në lexim të dytë, para se ta dërgojë te presidenti Viktor Yanukovych për ta nënshkruar si ligj. - A.N.
Comments
Une jam shume dakord qe te
<p>Une jam shume dakord qe te behet keshtu!</p><p>Po u lejua homoseksualizmi, mos u cudisni kur te vije nje moment qe do kerkojne te ligjerohet dhe marredhenia seksuale me kafshe apo me cfare do lloj qenie tjeter - mjafton qe te eksperimentojme me veten tone se deri sa larg mund te shkojme!</p>
Bravo Ukraina!
<p>Bravo Ukraina!</p>
Add new comment