"Do të lyhemi me benzinë dhe do t'i vëmë flakën vetes..."

Ish të përndjekurit politikë shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund grevës së urisë të nisur pak ditë më parë për realizimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me dëmshpërblimet për vitet e përndjekjes komuniste. Ish i përndjekuri, Shpëtim Karamuça, një ndër shembujt tipikë të kësaj shtrese të shoqërisë, i pastrehë, pa pension, me kancer në laring dhe me 26 vite burg mbi shpinë, shprehu vendosmërinë e grevistëve jo vetëm për t’i shkuar në fund plotësimit të kërkesave të tyre, por paralajmëroi se janë të vendosur të vetëflijohen edhe duke u djegur me benzinë.
“Nëse nuk plotësohen kërkesat tona do të lyhemi me benzinë dhe do t’i vëmë flakën njëri-tjetrit. Kjo varet nga ligjet e shtetit shqiptar, nga ndërgjegja e atyre njerëzve, nëse ata do arrijnë deri në ktë pikë që ne të flijohemi. I kërkojmë gjithë popullit të mos lejojnë të flijohemi këtu! Jemi të gjithë familjarë!”, deklaroi zoti Karamuça duke shprehur bindjen se shoqëria shqiptare do të mbështesë protestën. Gjendja shendetesore e atyre qe ndodhen nen tenden e greves se urisë po përkeqësohet së tepermi.
Fatura e dëmshpërblimit të ish të përndjekureve politike asnjehere nuk eshte bere publike. Ata që janë në grevë urie nuk kanë përfituar as këstin e parë. Në nisjen e këtij procesi Qeveria filloi një fushatë propaganduese duke e konsideruar si një vendosje të drejtësisë në vend, ndërkohë që sipas vetë ish të burgosurve gjërat kanë qenë ndryshe. Zyrat shteterore kanë kthyer përgjigjen e mungesës së fondeve. TCH
Comments
Lyhuni me cfare te doni dhe
<p>Lyhuni me cfare te doni dhe vdisni 100 here, nuk do te fitoni asgje. Pse? Sepse eshte regjini i tille. Edhe ne diktature nuk fituat asgje. Pse? Sepse ishte regjimi i tille. A ka nje zgjidhje? Per mua, po. Cila eshte ajo? Beni nje marreveshje me shkrim, konkrete dhe publike me te majten. Ku e majta te mare persiper pastrimin perfundimtar te ceshtjes suaj materialisht, dhe nga ana ideologjike dhe organizative. Komunistet e dorezuan pushtetin dhe nuk u merakosen shume per parimet.Kurse juve qani zelarte mbi parimet. Ndonese me shume vonese keni shanse ende qe te fitoni edhe me shume dite-jete normale.Pragmatizmi eshte nje rrugezgjidhje e pranuar teorikisht dhe e provuar me sukses ne praktike.<br />Mos hezitoni se humbjen ne xhep e keni – gjithesesi.</p>
Add new comment