Arkiv-Lajme
Avokatëve u ecin punët fjollë në Shqipëri... Atyre që janë marrë me zgjedhjet, ndoshta më fjollë nga të gjithë?
Të përditshmet e Tiranës kanë dhënë në numrat e sotëm detaje rreth një grabitje në kasafortën e avokates Erinda Ballanca, brenda në banesën e saj në zonën e Bllokut, ngjarje për të cilën mes të akuzuarve është edhe një familjar i saj.
Ministri (pa koment): Po pse për kë i duam, për të vrarë Edi Ramën dhe Erjon Braçen…
A janë sekrete?
Ato janë dokumente të një veprimtarie të konsideruar konfidenciale. Edhe sikur të mos jenë, nxjerrja e dokumenteve është bërë në rrugë joligjore. Nuk ka të drejtën një punonjës që pasi të dalë nga puna ta nxjerrë në publik. Këtu kemi nxitje për shthurrje të ligjit dhe unë do t'i shkoj deri në fund..
Na bëri përshtypje që kryeministri nuk ju mori në mbrojtje…
Ministri në bazë të Kushtetutës është përgjegjës për vendimet që merr.
Olldashi shkëlqen sërish në gjuhësi: Pas “pallës në zgjedhje” i vjen radha “imbeçilëve vagabondë”. E ka me padinë e Shalsit
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka reaguar për kallëzimin në prokurori ndaj ministrit Olldashi dhe drejtorit Toma duke e cilësuar këtë si “veprimin e duhur pasi për ditë me radhë është rrekur në mënyrë qesharake të bëjë edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatësin, pa bërë dot në fakt asnjërin”. Në një reagim të MPPT-së thuhet se, “nuk bëhet fjalë për reklamë, por për njoftime shpronësimi” sa i takon fondeve për të cilat PS akuzon se është abuzuar.
I paemancipuar... I paemancipueshëm
Bamir Topi ka dhënë sot paradite një intervistë në emisionin “Mëngjes me Endrin”, në televizionin AS. I pyetur për 2013-n, Topi foli për një rimodelim të skenës politike, madje e quajti atë “shumë interesant”
Tha Topi ndër të tjera: “Ju siguroj që brenda meje, duke marrë në konsideratë eksperiencën që kam si politikan, duke njohur shumë mirë politikën, konjukturat e politikës .. them që rimodelimi do të jetë shumë interesant në 2013-ën.”
Dy analistë të shkëlqyer më rekomanduan të vetëvritesha (?) – citohet Pango në një intervistë mbi përgjimin pas të cilit u shkarkua
Ylli Pango, deputeti i PD në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku bën një përsiatje për jetën e tij duke rrëfyer arritjet dhe peripecitë gjatë karrierës. (aktualisht Pango është drejtues i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit). Ndër të tjera, në intervistë foli për përgjimin - pas transmetimit të të cilit u shkarkua - ku ai shfaqet duke bërë avanca seksuale me një gazetare të Fiks-it të maskuar si aplikante për punë.
PS padit ministrin dhe drejtorin e MPPT: Financimi për RD është financim për PD, neni 21 i ligjit 'Për Partitë Politike'
Partia Socialiste ka paditur sot Ministrin e Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi dhe Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Andi Toma për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve bashkëpunim, të parashikuara respektivisht nga nenet 248, 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Miliarderi gjeorgjian mund Sakashvilin. Deri tani partia e tij ka qeverisur pa opozitë.
Opozita gjeorgjiane ndodhet në krye të rezultateve të para në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e hënë (01.10) Pas numërimit të votave në një të dhjetën e zonave elektorale koalicioni "Endrra e Gjeorgjisë" e miliarderit Bidsina Ivanishvili ka arritur të fitojë 57 përqind të votave, bën të ditur komisioni zgjedhor në Tbilis. "Lëvizja Kombëtare e Bashkuar" e presidentit Michail Saakashvili ka fituar vetëm 38 për qind.
Thrilleri erotik i Podgorijes ndjell gazetat e Tiranës: Fshati i del krah “burrit të shnderuar”, s'e do të vrarën në varrezat e veta
E di çfarë ka ndodhur?
Unë s’e kam idenë.
Me ty rrinte gruaja?
Po, me mua.
Vinte në shtëpi?
Pse o ça ishte ajo, lopë ishte ajo, të kulloste e të vinte në shpi në darkë…!
Punonte?
Nuk e di.
Pse nuk e varrosët ju?
Unë ta marr? Atë s’e marrin prindërit e saj, pse ta marr unë..? Ça të varros unë… Ajo të varrosë veten e saj, siç e varrosi.
Isuf Kalo shkruan për Agron Çobanin dhe ngre një pyetje për miqësinë: Ka një enigmë që na shkakton kimizmin shpirtëror?
Isuf Kalo në një artikull në numrin e sotëm të së përditshmes “Panorama” flet për ndarjen nga jeta, disa ditë më parë, të gazetarit Agron Çobani. Duket që Kalo e ka patur mik Çobanin dhe në artikullin me titull “Gazetari dhe Mjeku” ngre fillimisht pyetjen: Çfarë mund t’i bëjë të miqësohen një mjek me një gazetar? Vetë Kalo jep një përgjigje që të bën të reflektosh edhe pak më gjerë se kaq: çfarë na miqëson përgjithësisht me njëri-tjetrin.
SHBA, një shqiptar sfidon qeverinë: Të drejtën për cigare ma jep Zoti
Qyteza e San Rafael në SHBA ka vendosur të ashpërsojë ligjet mbi pirjen e duhanit. Sipas rregullave të reja që pritet të miratohen, duhanpirësit nuk do kenë mundësi të pinë cigare në qendër të qytetit, në rrugë në këmbë, në parqe, dhe sigurisht jo në banesa.