Olldashi shkëlqen sërish në gjuhësi: Pas “pallës në zgjedhje” i vjen radha “imbeçilëve vagabondë”. E ka me padinë e Shalsit

Postuar në 02 Tetor, 2012 11:26

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka reaguar për kallëzimin në prokurori ndaj ministrit Olldashi dhe drejtorit Toma duke e cilësuar këtë si “veprimin e duhur pasi për ditë me radhë është rrekur në mënyrë qesharake të bëjë edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatësin, pa bërë dot në fakt asnjërin”. Në një reagim të MPPT-së thuhet se, “nuk bëhet fjalë për reklamë, por për njoftime shpronësimi” sa i takon fondeve për të cilat PS akuzon se është abuzuar. Reagimi mbyllet me fjalët se: “Vetëm një hetim i plotë dhe i shpejtë i çështjes së depozituar në prokurori do t’i hapë më tej rrugë vënies përpara drejtësisë për shpifje të imbecilëve politikë që përfaqësojnë vagabondazhin verbal në mjedisin publik”. Ministri i Transporteve spikat në këtë fushën e “gjetjeve gjuhësore” kur përballet me akuza ndaj punës së tij. Javë më parë ministri anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike gjatë një debati për rrugët në Parlament shkëlqeu sërish: “Me të gjitha energjitë njerëzore, me përkushtim, me vullnet, me duar, me këmbë dhe me pallë po deshët, ne ia kemi dalë t’ju mundim edhe në zgjedhjet e fundit. Do t’ia dalim prapë t’ju mundim sërish me të gjitha mjetet, nëse është e nevojshme edhe me pallë, në çdo kuptim të fjalës që e merrni ju, t’ju mundim prapë. Prapë do t’ju mundim vitin tjetër..” etj – A.N. Më shumë rreth padisë: http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/02/ps-padit-ministr... Më shumë rreth përgjigjes për padinë: http://shekulli.com.al/web/p.php?id=5151&kat=87 Ministri për pallën: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/07/13/olldashi-do-te-fito...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.