Arkiv-Lajme

Vrasja brutale e kolonel Gheddafi-t është kryer nga një 007 francez?

Postuar në 29 Shtator, 2012 13:06

Pamjet që shokuan mbarë botën, ku mbeti i vdekur Gheddafi i përkasin 20 tetorit të vitit të shkuar, por prej atëherë versioni zyrtar i vdekjes së Kolonelit është vënë disa herë në dyshim. Tani është vetë Mahmud Xhibril, ish-kryeministër i Qeverisë së tranzicionit, i cili hedh një tjetër pistë: "Ishte një agjent i huaj, në mes të Brigadës Revolucionare, ai që vrau Gheddafi-n", u shpreh Xhibril, gjatë një interviste për një televizion egjiptian në Kajro, ku ndodhet për të marrë pjesë në një debat mbi Pranverën Arabe.

Kush është Nakoula Basseley, regjisori i filmit famëkeq që trazoi botën myslimane, tashmë në burg në ShBA.

Postuar në 29 Shtator, 2012 12:14

Nakoula Basseley Nakoula, regjisori egjiptian kopt e që dyshohet si përgjegjës për prodhimin e filmit "Pafajësia e Muslimanëve", që ngjalli një valë protestash të dhunshme në të gjithë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, është futur në burg pa të enjten. Ai do të mbetet atje deri në një seancë të re ku do të vendoset nëse ai ka shkelur apo jo kushtet e lirimit me kusht të tij.

Braçe: Tregëti armësh me serbo-malazezët për 200 milionë Euro! Ministria Mbrojtjes: Pastrim i ushtrisë nga plehrat e komunizmit.

Postuar në 29 Shtator, 2012 11:12

Mediat kanë përcjellë prononcimin e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, që ka vijuar akuzat publike për atë që e ka quajtur super-skandali i abuzimeve të Ministrisë së Mbrojtjes. Në një dalje publike nga selia rozë, deputetit Braçe ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe disa drejtues të lartë për abuzime me tregtinë e armëve.

Ismail Qemali te vila e Mehmet Shehut, Hasan Prishtina te Kafe Flora, Zogu... përballë Skënderbeut! Xhufi: Vesi përballë Virtytit

Postuar në 29 Shtator, 2012 09:48

 

Shqiptarja.com e sotme shfaq planifikimin e vendosjes së monumenteve të etërve të pavarësisë në Tiranë. Në këtë intervistë, të marrë nga Dhurata Hamzai me drejtorin e Galerisë së Arteve Rubens Shima, merret vesh se busti i Ismail Qemalit i punuar nga Odhise Paskali do të vendoset tek lulishtja përballë Rognerit. Bëhet fjalë për një cep lulishteje bri ish-vilës së Mehmet Shehut.

Monumenti i Hasan Prishtinës, që po punohet nga Artan Peqini, pritet të vendoset te trotuari i Kafe Florës, ndërsa ai i Zogut në fund të Blv Zogu i Parë, me fytyrë nga Skënderbeu.

Pa koment: Nga fjala e kryeministrit të Shqipërisë përpara fëmijëve dje në Baldushk

Postuar në 29 Shtator, 2012 08:28

“Të dashur fëmijë, kur shihni Parlamentin e komisionet parlamentare, do të konstatoni se në mes të mbledhjes, një grup deputetësh ngrihen dhe ia mbathin, dhe ai mbathin pikërisht atëherë kur duhet të votohen 2-3 ligje që kërkohen me doemos nga Komisioni Europian, për të votuar statusin e vendit kandidat. Në shkëmbim kërkojnë që të shkelmojmë vendimin e gjykatave… Ju jeni fëmijë, por prindërit e mësuesit tuaj duhet t’ju shpjegojnë juve se vendimet e gjykatave, sido që të duken, të drejta apo të padrejta, kanë vetëm një rrugë: t’i apelosh në gjykata dhe t’i zbatosh.

Edi Rama zgjidhet anëtar i Presidencës së PSE-së

Postuar në 29 Shtator, 2012 07:03

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është zgjedhur anëtar i Presidencës së PSE-së, njofton Balkanweb. Ndërkohë, që Presidenti i ri i Partisë së Socialistëve Europianë është zgjedhur Sergei Stanishev, të cilin Rama shkruan në Twitter që pati një “fjalim inspirues” në prag të votimit. Në lidhje me zgjedhjen e tij, Rama brenda 160 karaktereve e përshkroi si: “Krenari e përgjegjësi zgjedhja ime si kryetar i PS të Shqipërisë në Presidencën e Partisë Socialiste Europiane! Fuqizim i zërit tonë në PSE”.

"Është pra Imami një muxhahedin, një kamikaz që që vret dhe konspiron në favor të Kryeministrit?”, pyet Zheji.

Postuar në 29 Shtator, 2012 06:19

Në Editorialin e sotëm të gazetës MAPO, Artur Zheji del në mbrojtje të ministrit Arben Imami, i sulmuar sipas tij në mënyrë të pakuptueshme “me një pasion të veçantë nga Partia Socialiste apo dhe Kreshnik Spahiu rast pas rasti, kanë përveshur llërët për të demonizuar Imamin, si të ishte ai koka më e rrezikshme e oktapodit, apo vetë oktapodi i veprimeve okulte të qeverisë Berisha”.

Shënim: Arturi, i biri i Petro Zhejit, në mbrojtje të Imamit

Postuar në 29 Shtator, 2012 06:02

Në editorialin e gazetës që drejton (Mapo), Artur Zheji ka bërë sot një mbrojtje personale të Arben Imamit, që ndoshta nuk do ta pëlqente i ati i tij, Petro Zheji, intelektuali antikonformist par excellence.

Gara presidenciale amerikane: Dokumentari i rremë u shpërndahet miliona votuesve, nëna e Obamës ka pozuar për foto porno!

Postuar në 29 Shtator, 2012 05:01

 

Vetëm 38 ditë para zgjedhjeve loja fillon të bëhet gjithnjë e më "e ulët" në garën presidenciale të SHBA.

Rokada finalizohet, Lesi kalon majtas, aty ku sivëllami politik Ndoka para pak ditësh nuk gjeti “hapësira” dhe nga ku e ka larguar Nano

Postuar në 29 Shtator, 2012 04:00

Në një intervistë për “Java”-n, të titulluar “pse vazhdoj të qendroj në gojën e ujkut”, Nikollë Lesi bën një deklaratë të fortë: “kam vendosur të kthehem në origjinë: i majtë, me të majtët”. Demokristiani Ndoka pak ditë më parë kaloi djathtas, duke marrë një post zëvendësministri. Këtë vetë Lesi e konsideron si mundësi “të një loje politike për të dobësuar pozitat e mia demokristiane, msq kam qenë disi problematik në qeverisje, se kam kritikuar disa herë pushtetin dhe kam kërkuar shkarkime ministrash”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme