Ismail Qemali te vila e Mehmet Shehut, Hasan Prishtina te Kafe Flora, Zogu... përballë Skënderbeut! Xhufi: Vesi përballë Virtytit

Postuar në 29 Shtator, 2012 09:48

 

Shqiptarja.com e sotme shfaq planifikimin e vendosjes së monumenteve të etërve të pavarësisë në Tiranë. Në këtë intervistë, të marrë nga Dhurata Hamzai me drejtorin e Galerisë së Arteve Rubens Shima, merret vesh se busti i Ismail Qemalit i punuar nga Odhise Paskali do të vendoset tek lulishtja përballë Rognerit. Bëhet fjalë për një cep lulishteje bri ish-vilës së Mehmet Shehut.

Monumenti i Hasan Prishtinës, që po punohet nga Artan Peqini, pritet të vendoset te trotuari i Kafe Florës, ndërsa ai i Zogut në fund të Blv Zogu i Parë, me fytyrë nga Skënderbeu.

Por historiani Xhufi e konsideron si vënie përballë të vesit me virtytin, të satrapit përballë heroit. “Po rrëzojnë monumentet e heronjve të historisë dhe po ngrenë ato të tradhtarëve, të Esad Pashë Toptanit, dhe vetë Ahmet Zogut. Pra, për 100 vjetorin e shtetit Shqiptar për fat të keq po promovohet filozofia e denigrimit të Ismail Qemalit e Skënderbeut. Zoti Berisha po na kthen në 100 vjetorin e Zogut!” e mbyll Pëllumb Xhufi prononcimin për shqiptarja.com.

k.c.

 

Comments

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

<p>kur s&#39;i bejne te tre bashke?Me e bukuar eshte se u nisdemokracia me premisen e standarteve me te mira te jeteses,e meqe kjo eshte pune qe te lodh shume,atehere me kollaj eshte te rrumpallizosh historine e te gdhendesh buste.</p>

Submitted by mergim tari (not verified) on

<p>Clidhje ka monumenti i Zogut ne 100 vjetorin e Pavaresise. Kur te mbushe 100 vjet Zogu le ti vene ndonje bust ne Burgajet, Mat a ne te semes. Ndoshta do te vije perseri nje dite qe pergjigja do te jete me dinamit. Pse duhet te mbushen bulevardet me plehra. Mos valle e bejne qe ngaqe nuk bejne dot nje WC publike dhe keshtu mundesojne njerezit te shkojne pas bustit te Zogut per te shurruar????</p>

Submitted by Harilla (not verified) on

<p>Kur ta jep pesëmbëdhjetë ditëshin greku? Njoh një pjatalarës tjetër Greqie që ka mendje të keqe fare.&nbsp;Bëhuni bashkë edhe kryheni këtë punë.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.