Rokada finalizohet, Lesi kalon majtas, aty ku sivëllami politik Ndoka para pak ditësh nuk gjeti “hapësira” dhe nga ku e ka larguar Nano

Postuar në 29 Shtator, 2012 04:00

Në një intervistë për “Java”-n, të titulluar “pse vazhdoj të qendroj në gojën e ujkut”, Nikollë Lesi bën një deklaratë të fortë: “kam vendosur të kthehem në origjinë: i majtë, me të majtët”. Demokristiani Ndoka pak ditë më parë kaloi djathtas, duke marrë një post zëvendësministri. Këtë vetë Lesi e konsideron si mundësi “të një loje politike për të dobësuar pozitat e mia demokristiane, msq kam qenë disi problematik në qeverisje, se kam kritikuar disa herë pushtetin dhe kam kërkuar shkarkime ministrash”.

“Atëherë, më lejohet të bëj dhe unë lëvizjet e mia politike”, thotë Lesi: “Në të vërtetë unë personalisht jam i majtë dhe kam mijëra vota majtas, porse ishte vetë PS e Fatos Nanos që më detyroi të shkoj në oborrin e Doktorit. Përderisa z. Nano ka vite që ka kaluar djathtas, nën shërbim të PD, më duket se ka ardhur koha që unë të kthehem në origjinë”.

Duket se tëra nis me revoltimin e tij nga vendimi i gjykatës për të mbyllur dosjen e djegies së gazetës “Koha Jonë” më 1997, për të cilën Nikloll Lesi thotë se e di mirë kush janë autorët e masakrës. “Në dosjen e prokurorisë ka fakte të tmerrshme që të çojnë tek një zyrtar i lartë”. Pas një kalvari gjyqësor 15 vjeçar ku çështja e djegies së gazetës më të madhe opozitare asokohe në vend, “Koha Jonë”, u rihap e u rimbyll disa herë, gjykata ka vendosur kundër. Sipas Lesit “edhe eksperti i vendosur nga vetë gjykata, përcaktoi një shumë edhe më të madhe sesa avokati im kishte kërkuar si palë paditëse. 3 ditë para dhënies së vendimit më vijnë në rrugë të ndryshme informacione dhe sms se vendimi do jetë kundër jush, pasi ka presione nga lart e kanë frikë për vendin e punës si gjyqtar.”

k.c.

Comments

Submitted by Anomi (not verified) on

<p>Je shume i peshtire, nuk po them per fizikisht, po po them per principe, per burreri, per qytetari jo vetem qe nuk flitet, se kullon zgjyre pabesie. A nuk ishe ti qe na propozove vajzen e berishes si trashgimtare politike. Nuk po e zgjas po po e mbyll je shume i peshtir.</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ndoka e Lesi jane prototipet e politikaneve pa ideale e pa nder, thjesht bejne levizje nga nje krah ne nje tjeter sipas interesit te momentit.</p>

Submitted by aba alba (not verified) on

<p>Neser, Nikoll Leshi do te thote se do te kthehem tek Berisha dhe del prape ne origjine, ne ate qe i mungon. Leshi mund te jete edhe djalli vete, por jo nje kristiandemokrat.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.