Arkiv-Lajme
Nazarko: Zogu, në pushtet me ndihmën serbe? Edhe Enverin e instaluan serbët... Berisha e Nano u mbështetën nga grekët
Mentor Nazarko ka shkruar sot një artikull të gjatë në të përditshmen “Panorama” ku vendos pikëpyetje në ato që ai i quan tetë mite mbi Ahmet Zogun. “Keqkuptimet mbi Zogun”- e titullon analizën e tij të gjatë Nazarko dhe shkruan se “derisa të shkojmë te një gjykim i ekuilibruar (për Zogun) mbase duhet të kalojë edhe më shumë kohë”. Nazarko e ka ndërtuar artikullin të ndarë në 8 pjesë, dhe në atë që ai e quan “miti i tretë” (që Zogu erdhi me ndihmën e serbëve në pushtet dhe ishte njeriu i tyre), shkruan:
Autorja e “Monologjeve të Vaginës” do tentojë të mbledhë...1 miliard gra!
Eve Ensler, autorja e famshme e “Monologjeve të vaginës” shpjegon në një artikull të The Guardian gjithë motivimin e saj për të luftuar për të drejtat e grave por edhe për vështirësitë e këtij aktivizmi. Ajo lançon me këtë rast datën e një proteste botërore që do të mbahet në 14 shkurt (V-DAY).
Albin Kurti maturantëve: “I mbushët 18 vjeç? Ok, tani jeni të papunë”, kjo është ajo që ju thotë sistemi
Vetvendosja ka organizuar një takim të Albin Kurtit me disa maturantë të Prishtinës. Dhe i pari i Vetvendosjes është përpjekur t’i shohë si agjentë të ndryshimit, e jo si votues të nesërm.
Shqipëria firmos të premten për TAP; shpallen në mbledhjen e qeverisë afatet dhe... mandatet
Marrëveshja mes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP), do të nënshkruhet ne Nju Jork diten e premte nga perfaqesues te tre vendeve. Lajmin e ka dhene nje burim ministror italian, që citohet ne anonimat nga agjensia e lajmeve Reuters. Nga një njoftim i Ministrisë së Jashtme, mësohet po sot se “të premten më 28 shtator në Nju Jork, ministri ynë i jashtëm Panariti, me homologun grek Avramopulos dhe atë italian Terzi, firmosin marrëveshjen për gazsjellësin TAP”
Ose shi nga qielli, ose para nga buxheti i shtetit -- përndryshe, mbetemi pa drita…
Gazeta Shqip raporton se thatësira e tejzgjatur, si dhe shfrytëzimi maksimal i hidrocentraleve të Drinit, ka shkaktuar zbrazjen e liqenit të Fierzës, niveli i të cilit ka arritur në kuotën e 267 metrave mbi nivelin e detit, ose vetëm 10 metra larg pikës kritike të pezullimit të punës. Drejtues të KESH-it, korporata që menaxhon hidrocentralet shtetërore, kanë informuar “Shqip”-in se niveli i ujit bie çdo ditë me të paktën gjysmë metri në liqenin e Fierzës. Pra, pas rreth 20 ditësh, në qoftë se nuk bien shira të shumtë e të vazhdueshëm, hidrocentralet e Drinit do të pushojnë së punuari.
18 emrat: një prej tyre do firmosë rezultatin e zgjedhjeve të 2013-s
Kuvendi ka publikuar në faqen e tij online listën e kandidatëve që konkurojnë për postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në listën e kandidaturave janë 18 propozime, prej të cilave pritet të dale edhe fituesi, që do të kryesojë KQZ- në këtë mandat të ri. Emrat janë përgjithësisht të palakuar në media, me përjashtim të numrit 16, e cila në disa artikuj të shtypit të ditës është lajmëruar si "këshilltarja e Topallit" dhe si "kandidatja kryesore për t’u zgjedhur në krye të KQZ-së".
Gregor Rama shkruan për veten, për të tjerët dhe për "tendencën për të kap noi lek"
Gregor Rama ka shkruar një editorial në TemA-n e Mero Bazes (mund ta lexoni të plotë edhe në kolonën djathtas këtu në ResPublica në rubrikën Op-Ed). E para gjë që bie në sy është që Gregu (kështu e ka firmosur editorialin, me emrin e shkurtuar) i ngjan të atit jo vetëm në pamje, por edhe në të shkruar.
Një titull i “Panoramës”, një fjali e Ruçit (sipas vetë “Panoramës”) dhe çfarë po ndodh në Qarkun e Fierit
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Integrimit në Kuvend ka patur replika nervoze mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së, - sipas të përditshmes “Panorama”, e cila në titullin e madh të numrit të sotëm shkruan: “Gramoz Ruçi: Nuk ka integrim, po nuk u zgjidh Qarku i Fierit”.
Nikoliç nuk takohet me Jahjagën, ndërsa “Thaçit nuk ka arsye t’ia japë dorën as sot, as nesër”
Një numër kryetarësh shtetesh e qeverish janë në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Dhe siç ndodh gjithmonë në një rrethanë të tillë, organizohen takime, bëhen biseda, shtrëngohen duart, shkëmbehen buzëqeshje, bëhen foto. Por kjo nuk ka ndodhur mes Presidentes së Kosovës, Jahjaga e Presidentit serb, Nikoliç, të cilët kanë qenë mbrëmë në darkën e organizuar ngaBarack Obama, ku kanë pasur mundësi të shkëmbejnë shikime. Asgjë tjetër përveç shikimeve.
Shqiptarja.com aludon bëmën e parë të kreut të ri të SHISH; shkruan se është zhdukur dosja e Remzi Hoxhës
E përditshmja “Shqiptarja.com” flet sot mbi një shkresë që kreu i ri i SHISH-it i ka dërguar Gjykatës lidhur me procesin gjyqësor mbi zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Shkresa thotë që në SHISH nuk ka dokumentacion mbi rrëmbimin e Hoxhës. Për gazetën kjo dëshmon që dosja e Remzi Hoxhës në SHISH është zhdukur. (SHISH zhduk dosjen e vrasjes së Remzi Hoxhës në 1995” – është titulli).