Arkiv-Lajme

Mos çoni mesazhe private në FB! Të paktën për momentin! Mund t'i lexojnë të gjithë!

Postuar në 25 Shtator, 2012 06:56

Mesazhet private në Facebook nuk janë më të sigurta! Kjo është akuza por që vetë drejtuesit e Facebook-ut e mohojnë. Bëhet fjalë për një bug nqë publikon mesazhet private të përdoruesve. Pavarësisht se kompania e mohon duke thënë se mesazhet ishin postuar fillimisht nga përdoruesit vullnetarisht, kjo akuzë ka bërë që çmimi i aksioneve të FB të bjerë më shumë se 9% pas thashethemeve pas mbylljes së bursës.

Albana Shtylla dhe Denar Biba, dy emrat e PS për në KQZ

Postuar në 25 Shtator, 2012 06:50

Partia Socialiste ka propozuar ditën e sotme 2 emra për në anëtarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Selia rozë bëri të ditur se 2 emrat janë Denar Biba dhe Albana Shtylla (në foto), të dy juristë të rinj, i pari me eksperiencë administrative në Gjykatën Kushtetuese, i dukshëm edhe publikisht me artikuj të herëpashershëm, botuar kryesisht tek "Panorama", - kurse e dyta me eksperiencë në drejtime kabinetesh në ministri dhe institucione kushtetuese, së fundmi drejtore kabineti e Avokatit të Popullit.

Mediat janë bërë të gjalla për grevën e urisë së të burgosurve politikë. Ambasadorët jo…

Postuar në 25 Shtator, 2012 06:44

Televizioni A1-Report dhe gazeta shqiptarja.com ishin të parat që informuan publikun për fillimin e grevës së urisë të një grupi të burgosurish politikë të shtunën në mbrëma. Pas tyre, edhe media të tjera që nuk shquhen për mardhënie të afërta me qeverinë e kanë pasqyruar gjerësisht këtë grevë urie.

Harasani dorëzon mandatin e deputetit

Postuar në 25 Shtator, 2012 06:36

Deputeti socialist Andis Harasani nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e bëri të ditur këtë vendim në mbledhjen e grupit duke theksuar se largimi i Harasanit është tërësisht personal.

KQZ nuk do të jetë më nën kontrollin e PD ?

Postuar në 25 Shtator, 2012 04:10

Anëtari i gjashtë i KQZ-së (i shtati është kryetari) i takon partisë së dytë më të madhe në opozitë, që në rastin konkret janë PBDNJ-ja dhe FRD-ja, të cilat kanë nga një deputet (PBDNJ-ja ka Vangjel Dulen dhe FRD-ja ka Gazmend Oketën). Si do zgjidhet kjo situatë? Cila parti do ta marrë?

Meta: Berisha është politikani, me të cilin kam pasur bashkëpunimin më të mirë deri më sot

Postuar në 25 Shtator, 2012 03:45

Do të hidheni në kampin e majtë, apo të mbeteni në të djathtin, në zgjedhjet e vitit 2013? – kjo është pyetja, që Meta e fut gjithmonë në llogari sa herë që pranon të shkojë për një intervistë në një studio televizive. Edhe në programin ‘Fakt’ iu bë më shumë se njëherë e njëjta pyetje. Përgjigja e Metës është e ditur qysh më parë. Është e llojit: “Në fund të katërviteve do të bëjmë bilancin e kësaj maxhorance, dhe në atë moment do të vendosim”.

Rastësi që lajmet e para mbi mundësinë (mundësitë) e statusit kandidat i dha një lider i së majtës europiane?

Postuar në 25 Shtator, 2012 01:50

Lajmet e para mbi mundësinë reale të marrjes së statusit të vendit kandidat  në BE për Shqipërinë i dha lideri i së majtës në Parlamentin e Europian Hanes Svoboda.  Z.Svoboda shpjegoi jo vetëm hezitimin e vendeve anëtare por edhe formulën "ekskluzive" për Shqipërinë: një status të kushtëzuar nga ajo që do ndodhë në zgjedhjet e 2013-s.

Një kandidat tjetër presidencial i djathtë në SHBA, i cili mund të varrosë shpresat e Romney-t

Postuar në 24 Shtator, 2012 18:49

Virgil Goode ka qënë kongresmen republikan në një distrikt të Virxhinas për 6 mandate. Aktualisht ai përfaqëson Partinë e Kushtetutës në garën për President të SHBA-së. Emri i tij gjëndet në fletët e votimit të 12 shteteve, por është Virxhinia shteti ku qënia e emrit të tij në fletën e votimit mund të varrosë shpresat e Romney-t për vajtjen në Shtëpinë e Bardhë.

Shqipëri pse shkrin/ Shqipëri pse s’mban, - reciton Gjokutaj Kadarenë dhe i quan “tradicionalistët” tradhtarë

Postuar në 24 Shtator, 2012 16:09

Çapajev Gjokutaj në një opinion në të përditshmen MAPO, merr në analizë sjelljen e medias dhe një pjese të publikut shqiptar ndaj rastit të 5 shqiptaro-zviceranëve që luajnë për kombëtaren e futbollit të Zvicrës. Gjokutaj e fut më pas këndvështrimin e tij në përplasjen mes tradicionales dhe modernes dhe quan tradhtarë pikërisht tradicionalistët.

‘Më vrit, por shpirti im do të vizitojë çdo natë’- i thotë murgesha e gjakmarrjes një kërcënuesi. Dhe ja ç’ndodh

Postuar në 24 Shtator, 2012 14:39

Kristina Färber është një murgeshë gjermane që jeton prej 13 vitesh në Shkodër. Ajo shoqëroi në verë një grup të rinjsh në gjak në një udhëtim nëpër Gjermani, i cili përfundoi në një audiencë të Papës në Romë. (shih edhe http://respublica.al/artikuj/2012/08/02/po-pse-kjo-gjakmarrj...).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme